-3.2 C
Pristina
spot_img

Si ta ndryshoni mendjen (How to change Your Mind)-Michael Pollan

Share:

Si ta ndryshoni mendjen

Përmbledhje Libri

Hyrje

Çfarë ka për mua? Shkoni në një udhëtim që zgjeron mendjen nëpër botën e drogave psikodelike.

Duke u rritur, ndoshta keni dëgjuar mesazhe tepër të thjeshtuara kundër drogës si “Vetëm thuaj jo”, “Përdoruesit janë humbës” ose “Bëhu i zgjuar, mos fillo”. Në të gjitha këto mesazhe, çdo drogë ilegale trajtohej në të njëjtën mënyrë, si e rrezikshme, toksike dhe e sigurt që do t’ju çonte në një rrugë të tmerrshme në jetë.

Përfundimisht, shkenctarët dhe ligjvënësit kanë filluar ta kuptojnë atë që disa njerëz e kanë ditur gjithë kohën, se jo të gjitha drogat janë njësoj. Në rastin e drogave psikodelike, sikurse LSD-ja, ‘’kërpudhat magjike’’ dhe ayahuasca, birra e Amerikës së Jugut, mund madje të kenë efekte të vërteta pozitive në ndihmën ndaj luftimit të depresionit dhe thyerjes së shprehive të këqija.

Me këto ndryshime të mëdha duke ndodhur në qëndrimet tona drejt disa drogave të caktuara, autori Michael Pollan vendosi të gjejë për veten se për çfarë ishte gjithë ajo bujë. Siq do ta shihni në këto pulsime të mëposhtme, Pollani kishte disa përvoja zbuluese me drogat psikodelike, dhe ai është gati të ju tregojë gjithçka rreth tyre.

Në këto pulsime do të kuptoni:

  • cili “shërues” në Meksikë i prezantoi për herë të parë perëndimorët me psikodelikët;
  • çfarë ndodh në tru gjatë një udhëtimi me kërpudha; dhe
  • pse marrja e psikodelikëve është si të shkosh në hënë.

Ideja kyçe 1

Përceptimi ynë ndaj drogave psikodelike ka ndryshuar me të kuptuarit e njerëzve se jo të gjitha drogat janë të rrezikshme.

Në vitin 2006, Gjykata e Lartë e SHBA mori një vendim të rëndësishëm kur vendosi në favor të një sekti të vogël fetar të njohur si UDV, shkurtim i União do Vegetal. Vendimi i lejoi grupit të importonte ayahuasca, një pije speciale si çaji që vjen nga Amerika e Jugut dhe përmban veti të forta halucinogjene. Ndërsa disa nga substancat individuale në ayahuasca janë të ndaluara në mënyrë federale, sektit iu dha e drejta ligjore për të importuar dhe përdorur pijen si pjesë e ritualeve të tij të shenjta dhe tradicionale.

Ne mund ta shohim tani këtë vendim si pjesë e një ndërrimi më të madh kulturor në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara drejt drogave.

Përceptimi shekncor i drogave psikodelike ka ndryshuar dukshëm, pjesërisht falë neuroshkenctarit Roland Griffiths, i cili ka dalur nga shkolla e Mjekësisë së Universitetit John Hopkins.

Në verë të vitit 2006, Griffiths publikoi një artikull alarmues që thoshte se drogat psikodelike do të mund të ofronin përvoja kuptimplote, mistike që kontribuojnë edhe në zhvillimin shpirtëror edhe në atë personal.

Studimi i Griffithit ishte eksperimenti i parë shkencor, rigoroz dhe placebo i kontrolluar për tu bërë në fushë që nga viti 1960. Griffiths u fokusua fillimisht në psilocybin, substancë e gjetur në kërpudhat hallucinogjene, dhe efektet e tij të dobishme në psikikën njerëzore.

Çuditërisht, studimi u prit ngrohtë nga shtypi dhe madje u miratua nga studiues si Herbert D. Kleber, i cili kishte ndihmuar në formimin e politikave kundër drogës të administratës së parë të Bushit. Kleber e vlerësoi studimin si premtues dhe admiroi se sa i plotë kishte qenë.

Kjo shënoi një ndryshim mjaft dramatik në opinionin popullor. Në fund të fundit, drogat psikodelike ishin konsideruar të rrezikshme dhe të paligjshme që nga fundi i viteve 1960 – edhe pse ky qëndrim ishte kryesisht për shkak të një sasie relativisht të vogël të përvojave të këqija që njerëzit kishin pas marrjes së drogës në mjedise të pakontrolluara.

Por pjesërisht falë studimit të publikuar nga Griffiths, publiku kishte filluar të kuptonte se mund të kishte disa ilaçe që nuk janë domosdoshmërisht të rrezikshme ose toksike.

Griffiths ndihmoi në dallimin midis dy llojeve të drogave: drogave më të përhapura, të forta, si kokaina dhe heroina, të cilat janë shumë toksike dhe të varura; dhe medikamentet tradicionale psikodelike, si psilocybin, LSD dhe meskaline. Nëse merren si duhet, këto barna jo vetëm që janë të sigurta, por ato mund të jenë edhe psikologjikisht dhe shpirtërisht të dobishme.

Në hapat përpara, ne do t’i hedhim një vështrim më të afërt këtyre psikodelikëve dhe mënyrën se si autori sugjeron që ato duhet të trajtohen.

Ideja kyçe 2

Substancat psikodelike mund të gjenden në mënyrë organike në natyrë, por duhet një specialist që ti identifikojë ato.

Me gjithë vëmendjen që ju është dhënë aspekteve negative të drogave psikodelike, sikur që është kriminaliteti dhe tregtarët e dyshimtë të tyre, është lehtë ta harrojmë origjinën e psikodelikëve.

Përderisa kultura të caktuara kanë ditur për to për një kohë mjaft të gjatë, deri në vitet 1950 që Perëndimorët nuk e zbuluan se substancat psikodelike janë pjesë natyrale e disa kërpudhave.

Zbulimi i parë ishte bërë në Meksikën jugore kur udhëtarëve Perëndimorë ju prezantuan kërpudhat që përmbanin psilocybinë. Natyrisht, regjioni Mazatek i fiseve Indiane e kishte përdorur këtë psilocybinë me shkekuj, edhe si agjent shërues edhe në ritualet e tyre shpirtërore.

Menjëherë pas kësaj, në fund të viteve 1950, kimisti zviceran Albert Hofmann ishte i pari që sintetizoi artificialisht LSD në laboratorin e tij.

Nga fundi i viteve 1960, lufta kundër drogës po merrte vrull dhe të gjitha këto substanca u bënë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. U ndërtuan grupe pune policie për të zbatuar ligjet dhe njerëzve iu dha një imazh në të cilin të gjitha drogat ishin të rrezikshme dhe toksike. Të gjithë u inkurajuan të harronin se psikedelikët gjenden organikisht në natyrë dhe u kanë dhënë qenieve njerëzore – dhe me sa duket kafshëve – përvoja mistike për shekuj.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që dikush duhet të kërkojë ushqime për psikedelikët. Duhet një specialist për të bërë dallimin midis një kërpudheje “të mirë” dhe asaj vdekjeprurëse.

Një nga autoritetet kryesore në identifikimin e kërpudhave psikedelike është mykologu Paul Stamets, i cili thekson se një kërpudhë e identifikuar gabimisht mund të jetë një gabim vdekjeprurës. Në fakt, kërpudhat psilocybin shpesh rriten pranë kërpudhave Galerina autumnalis, të cilat duken praktikisht identike, por janë jashtëzakonisht vdekjeprurëse.

Stamet ka publikuar një udhëzues në terren për të ndihmuar foragjerët aventureskë të identifikojnë kërpudhat psilocybin në natyrë. Si fillim, kërpudha duhet të ketë gushë nën kokë, dhe këto gushë duhet të përmbajnë spore vjollcë-të zeza ose kafe. Më e rëndësishmja, kur mavijoset, mishi i kërpudhave do të ketë një nuancë kaltërosh.

Megjithatë, edhe me këtë njohuri, lexuesit janë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve për t’i identifikuar vetë këto kërpudha. Rreziku për të bërë një gabim fatal është i lartë.

Ideja kyqe 3

Marrja e LSD-së bëhet më së miri me një udhëzues dhe përvoja nuk është domosdoshmërisht ajo që pritet.

Nëse keni marrë drogë psikodelike por nuk e keni shijuar atë, ka shumë mundësi që përvoja juaj e pakënaqshme ka ndodhur për shkak të mjedisit. Gjërat si muzika me zë të lartë,alkooli, dhe të huajt e padisiplinuar mund ta bëjnë përvojën të frikshme dhe madje edhe traumatike.

Por egzistojnë disa paramasa të thjeshta që mund ti merrni për tu siguruar që drogat kanë efekt terapeutik dhe jo shqetësues.

Nëse jeni duke marrë LSD, kjo merret më së miri në një ambient të kontrolluar dhe të qetë, me një udhëzues me përvojë.

Kur autori, Michael Pollan, pati përvojën e tij të parë me LSD, udhëzuesi i tij ishte Fritz, një gjerman i cili ishte pjesë e një pushimi tre-ditor që ishte krijuar për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme. Ditën e parë, Fritz e udhëzoi Pollanin përmes një seance ushtrimesh të frymëmarrjes; në ditën e dytë, u zhvillua udhëtimi aktual me LSD; dhe në ditën e tretë, ata folën për përvojën.

Një udhëzues do të ofrojë ambient të qetë dhe të relaksueshëm, si dhe prani lehtësuese në rast se ndonjë gjë shkon keq. Poashtu rekomandohet që të mos e merrni udhëtimin e parë me LSD me një shok të ngushtë apo me një partner, ngase mund të filloni shumë lehtë të brengoseni se çfarë po përjeton personi tjetër, në vend se ti lini brengat tuaja tutje dhe ti përjetoni dobitë terapeutike të saj.

Ajo që Pollan zbuloi gjithashtu është se një përvojë me LSD nuk është domosdoshmërisht ajo që prisni.

Përvoja mistike e Pollanit filloi me punën e frymëmarrjes të ditës së parë. Fritz e inkurajoi autorin të merrte frymë thellë dhe shpejt duke i dhënë një përpjekje të veçantë nxjerrjes. Pasi e bëri këtë për ca kohë, Pollan zbuloi se trupi i tij filloi të vazhdojë të marrë frymë në atë mënyrë automatikisht. Çuditërisht, autori më pas kishte një vizion të tij duke hipur në kalë dhe, për herë të parë në jetën e tij, ai u ndje i lidhur me të vërtetë dhe plotësisht me trupin e tij. Kur seanca mbaroi, ai kishte marrë frymë intensivisht për më shumë se një orë dhe ndihej absolutisht rrezatues.

Sa i përket përvojës së LSD-së, nuk ishte ndonjë udhëtim i çmendur. Në vend të kësaj, Pollan ndjeu sikur po udhëhiqej përmes një eksplorimi psikologjik të familjes së tij. Gjatë udhëtimit të tij, ai dëshmoi imazhe nga jeta e djalit të tij dhe më pas nga jeta e babait të tij. Në kohën kur mbaroi, ai kishte zhvilluar një ndjenjë të re dhembshurie dhe dashurie për të dy.

Ideja kyçe 4

Misticizmi rreth psikodelikëve duket hokej së pari, por përvoja mund të jetë vërtetë e fuqishme për disa.

Besoni ose jo, Pollan u ndje disi i nënshtruar pas përvojës së tij të parë me LSD. Derisa udhëtimi e kishte inkurajuar atë të ishte emocionalisht i hapur me të tjerët, ai nuk ishte aq transformues sa kishte shpresuar.

Kështu që tani ai e gjeti veten gati për të kaluar në një substancë tjetër dhe për të provuar një udhëzues më mistik. Këtë herë ishin kërpudhat psilocybin dhe udhërrëfyesi ishte një grua me emrin Mary, e cila jetonte në Bregun Lindor.

Fillimisht, Pollan i gjeti të gjitha zbukurimet mistike që lidhen me psikodelikët paksa të çuditshëm.

Brenda shtëpisë se Marit kishte shumë bimë dhe simbolizëm femëror. Dhe në dhomën ku ndodhi ngjarja, kishte një altar të mbuluar me material ngjyrë violete, që tregonte një ametist me formë zemre, një mbajtës qiriu prej kristali ngjyrë vjollce, një grumbull lule sage, një kërpudhë të madhe dhe një krah sorre. Ajo menjëherë ja kujtoi Pollanit çdo gjë që kishte dyshuar për misticizmin.

Në ndërkohë, Mari po thoshte lutjet që thirrnin shpirtërat e kafshëve dhe qenieve të tjera nga dimensioni natyror. Por ndërkohë që e gjithë kjo dukej e çuditshme në fillim, ajo ndryshoi pothuajse menjëherë pasi psilocybin filloi të hynte në fuqi. Tani, ritualet e Marisë i dukeshin krejtësisht të natyrshme, pasi ajo e trajtoi rolin e saj si udhërrëfyese me qetësi dhe siguri.

Përfundimisht, kjo përvojë psikodelike ishte jashtëzakonisht e fuqishme.

Pasi hëngri të gjithë kërpudhat, Pollan kishte marrë ekuivalentin me dy gram psilocybin. Kjo ishte një dozë mesatare, por ishte më shumë sesa kishte marrë në udhëtimin e tij me LSD me Fritz.

Jo shumë kohë pasi droga e kishte bërë efektin e saj, autori deshi të urinonte dhe e gjeti banjon të mbushur me drita vezulluese. Dhe pas urinimit, rrjedha dukej të ishte nga diamantët.

Pastaj, kur u kthye në dhomën me altar, fytyra e Marisë ishte shndërruar në atë të një gruaje të moshuar meksikane. Por jo çdo grua – ai e njohu atë si fytyrën e Maria Sabina, shërueses indiane Mazatec, e cila shumë besojnë se është e para që u ka dhënë kërpudha psilocybin udhëtarëve perëndimorë.

Ndërsa udhëtimi vazhdoi, egoja e Pollanit u shpërbë. Ndërsa ai ende mund të perceptonte botën përreth tij, nuk ishte më nga perspektiva e zakonshme e mendjes dhe egos së tij. Në vend të kësaj, kishte vetëm një vetëdije të paanshme, të pa ngarkuar. Ishte padyshim një përvojë shumë transformuese për autorin, për të thënë të paktën.

Ideja kyçe 5

Psikoldelikët e bëjnë trurin më të ndërlidhur, gjë që kontribuon në përvojën halucinatore.

Ta dëgjoni dikë si përshkruan drita të pazakonta dhe fytyra të ndryshueshme është një gjë, por mund ta pyesni veten: Çfarë ndodh vërtetë në tru gjatë një gjendje psikodelike halucinatore? A po i shohim gjërat që normalisht nuk mund ti shohim, apo thjesht janë gjëra të thjeshta.

Neuroshkenctarët së fundmi kanë shikuar në efektet e psikodelikëve dhe kanë gjetur se ata vërtetë bëjnë që truri të jetë më i ndërlidhur.

Në një studim të vitit 2014 në Kolegjin Imperial në Londër, neuroshkencëtari Robin Carhart-Harris dhe kolegët e tij përdorën magnetoencefalografinë për të parë më të detajuar efektin që ka psilocibina në tru. Kjo teknikë u dha studiuesve një hartë të aktivitetit të trurit që tregonte sesi zona të ndryshme ndërveprojnë si normalisht ashtu edhe gjatë ndikimit të drogës.

Shumë fusha funksionojnë pak a shumë në mënyrë të pavarur, si psh fusha që menagjon njohjen pamore apo ajo që merret me kujtesën. Por nën ndikimin e psilocybinës, truri rilidhet në mënyrë dramatike, dhe këto fusha fillojnë të komunikojnë me njëra-tjetrën.

Me fjalë të tjera, çdo seksion i specializuar bëhet më pak i pavarur dhe truri fillon të funksionojë si një njësi më e integruar. Disa neuroshkencëtarë besojnë se kjo ndërlidhje është ajo që prodhon përvojat në dukje magjike që ndodhin gjatë një udhëtimi me drogë.

Pra kur këto fusha që i shërbejnë kujtesës, emocionit dhe informatës pamore të gjitha fillojnë të ndërveprojnë, personi mund të fillojë ti shohë gjërat ndryshe dhe të përjetojë emocione të forta që ngjyrosen nga kujtimet. Në rastin e autorit, kjo rezultoi në një halucinacion vizual të udhërrëfyesit të tij duke u kthyer në një indian Mazatec.
Një tjetër përvojë tipike e psilocybinës që mund të sqarohet nga ndërveprimi i pjesëve të trurit quhet sintezë. Kjo ndodh kur shqisat bashkohen, ashtuqë, për shembull, një tingull mund të përceptohet si ngjyrë apo si formë, dhe një shije mund të ndërlidhet me një ndjenjë fizike.

Kur ndjenja është pozitive, ky rilidhje mund të çojë në njohuri dhe ide të reja, disa prej të cilave mund të jenë transformuese. Për shembull, nëse dikush po përpiqet të heqë një zakon të keq, ose nëse një person i moshuar është i mbërthyer në një mënyrë të kufizuar të të menduarit, psikedelikët mund të jenë një mënyrë e dobishme për ta për të rizbuluar një qëndrim më fleksibël ndaj jetës.

Ideja kyçe 6

Psikodelikët po prezantohen tek spitalet si trajtim për pacientët e smëurë rëndë.

Jo të gjithë spitalet janë njësoj. Sigurisht, nuk janë të gjitha të pajisura me pajisje moderne, dhoma të bardha sterile dhe rreshta pacientësh që shërohen në shtretër. Në Spitalin e Qytetit të Nju Jorkut, do të gjeni një lloj dhome spitali shumë të ndryshme – një dhomë që është e mobiluar si një dhomë ndenjeje komode, e kompletuar me mbështetëse dhe divane.

Kjo është një dhomë speciale, e rezervuar për pacientët e sëmurë rëndë që kërkojnë të marrin trajtim për drogat psikodelike në rehati.

Studimet kanë treguar se psilocybina dhe drogat e tjera psikodelike mund ta zvogëlojnë aknthin dhe depresionin tek pacientët me sëmundje vdekjeprurëse, duke ju ndihmuar kështu, të vdesin një vdekje më natyrale.

Patrick Mettes është një pacient i tillë. Në Prill të vitit 2010, ai ishte 53 dhe sapo kishte përfunduar tri vite të kemoterapisë joefektive për një kancer që i kishte prekur kanalet e tij biliare dhe ishte shpërndarë pastaj në mushkëritë e tij.Duke hyrë në fazën përfundimtare të sëmundjes, ai vendosi të regjistrohej në një rast studimi të ofruar nga Spitali i New York City për ta testuar efektivitetin e psilocybinës në pacientët e vdekur. Këto lloje të studimeve janë ende shumë të rralla.Që nga viti 2016, kanë qenë vetëm dy në këtë qytet.

Pati dy seanca për studimin që Mettes iu bashkua, një me një placebo të niacinës dhe një me një dozë 25 mg psilocybin.

Ndërsa Mettes ishte në drogë, ai pati disa përvoja të jashtëzakonshme. Në një seancë, ai takoi gruan e vëllait të tij, Ruth, e cila kishte ndërruar jetë nga kanceri vite më parë. Ai pa edhe figura të tjera të forta femra, duke përfshirë Michelle Obama, dhe filloi të kuptonte më mirë se sa e fortë mund të jetë dashuria e një nëne për çdo fëmijë. Falë psilocibinës, Mettes u ndje sikur po lindte përsëri.

Edhe pse kjo ishte një përvojë paqësore për Mettes-in, ajo bëri që ai të qante dhe frymëmarrja e tij të mundohej nganjëherë. Si rezultat, udhëzuesit e tij në spital ishin të shqetësuar se mund të ishte shumë. Në një moment, tha Mettes, lindja dhe vdekja ishin të dyja punë e vështirë, dhe më pas ai ngriti këmbët dhe filloi të sillej sikur po lindte një fëmijë.

Është e qartë se ishte një përvojë intensive për Mettes, por ishte gjithashtu e dobishme pasi e lejoi atë të pajtonte ciklin e jetës dhe vdekjes. Në fund, rezultatet e provës dëshmuan se ishte një sukses, me një reduktim mbresëlënës prej 80 për qind të ankthit dhe depresionit të pjesëmarrësve.

Studime të mëtejshme provash janë nisur për të konfirmuar këto rezultate, kështu që do të duhet të presim dhe të shohim nëse trajtimi psikedelik bëhet një opsion i përhapur për pacientët terminalë.

Ideja kyçe 7

Provat tregojnë se marrja e psikodelikëve mund të ndryshojë këndvështrimin e njerëzve për jetën dhe të ndihmojë në kurimin e varësisë.

Këtu është një pyetje për ju: Çfarë kanë të përbashkët astronautët dhe dikush që merr një drogë psikodelike? Jo, nuk ka të bëjë fare me “lart”; ka të bëjë me marrjen e një perspektive të re për jetën.

Gjatë epokës së misioneve të famshme Apollo të NASA-s, mbi një duzinë astronautë udhëtuan në Hënë dhe shumë prej tyre kanë folur për përvojën rrënjësisht transformuese që ndodh kur jeni në gjendje të shihni tokën nga një këndvështrim i ri. Papritmas duket kaq e brishtë kur shihet si asgjë më shumë se një rruzull i vogël blu i rrethuar nga pafundësia e hapësirës.

Si pjesë e misionit Apollo 14, astronauti Edgar Mitchell foli për një moment thellësisht mistik kur soditi planetin e tij nga anija kozmike. Ai e quajti atë si një savikalpa samadhi, një term indian që i referohet momentit kur egoja juaj shpërbëhet plotësisht dhe shkrihet me universin e pafund.

Sigurisht, njerëzit që kanë marrë droga psikodelike shpesh përjetojnë një ndryshim të ngjashëm në perspektivë. Ata do të flasin për të kuptuar se gjithçka në planet është e lidhur, si një organizëm i vetëm i gjallë; ose që ne të gjithë përbëhemi nga të njëjtat elementë që janë në yje – gjë që tani e dimë se është e vërtetë shkencërisht.

Ne e dimë gjithashtu se përvojat psikodelike, që ndryshojnë këndvështrimin mund të jenë të dobishme në më shumë se një mënyrë. Ata gjithashtu mund t’i ndihmojnë njerëzit të heqin dorë nga varësia.

Në vitin 2009, psikologu Matthew Johnson nisi një studim në Universitetin John Hopkins për të përcaktuar nëse psikedelikët mund t’i ndihmojnë duhanpirësit afatgjatë për të lënë duhanin.

Pasi kaluan disa trajnime fillestare të sjelljes njohëse, pjesëmarrësit më pas u udhëzuan nëpër një seri seancash psilocybin gjatë një viti. Gjatë rrugës, ata iu nënshtruan testeve të rregullta të monoksidit të karbonit për të monitoruar abstenimin e tyre nga pirja e duhanit.

Përderisa studimi ishte i vogël, me vetëm 15 pjesëtarë, shkalla e suksesit ishte e madhe. Pas gjashtë muajsh, 80% kishin abstenuar, dhe vit pas viti, 67% ishin të suksesshëm. Ky rezultat ishte shumë më i mirë se çfarëdo tjetër trajtimi kundër duhanit që gjindet për momentin i qasshëm.

Ajo që është interesant është se pacientët që raportuan të kishin sesione më të shpeshta dhe transformuese kishin më shumë gjasa të mbesin abstenuese. E gjitha është shumë premtuese, por teste të mëtejshme janë kërkuar për ta përcaktuar saktësisht si kjo funksionon.

Ideja kyçe 8

Psikodelikët potencialisht mund të lehtësojnë depresionin duke krijuar një ndjenjë të re lidhjeje te pacientët depresivë.

Nëse keni nevojë për më shumë prova se si po bëhen psikedelikët kryesorë, merrni parasysh këtë: në vitin 2017, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kërkoi një studim për të parë se sa efektivë janë psikedelikët në shërimin e depresionit. Në fund të fundit, depresioni klinik mbetet një sëmundje e përhapur pavarësisht nga përpjekjet e barnave me recetë.

Deri më tani, studimet tregojnë se psikedelikët janë me të vërtetë efektivë në zbutjen e depresionit.

Disa nga shenjat e para pozitive erdhën nga një studim i vitit 2016 nga neuroshkencëtari Robin Carhart-Harris në Kolegjin Imperial të Londrës. Ai kishte testuar efektet e psilocybin në gjashtë gra dhe gjashtë burra, të cilët të gjithë vuanin nga depresioni kronik dhe kishin provuar kura të tjera pa sukses të paktën dy herë. Pas një jave trajtimesh, një 80 për qind e shquar raportuan një përmirësim në simptomat e tyre, ndërsa mbi 60 për qind thanë se depresioni i tyre ishte zhdukur plotësisht.

Me këto rezultate mbresëlënëse, studimi u zgjerua për ti përfshirë 20 njerëz që pranuan një javë trajtim, por këtë herë pacientët poashtu ishin kontrolluar gjashtë muaj pas trajtimeve të tyre. Pas kësaj periudhe të gjatë, rezultatet ishin më pak perfekte, me vetëm gjashtë pacienta duke raportuar që ata ishin ende plotësisht të lirë nga depresioni. Por ky rezultat mund thjeshtë të nënkuptojë se disa pacientë do të kenë nevojë ti përsëritin trajtimet e psilocybinës çdo disa muaj për ti mbajtur dobitë.

Cilido që të jetë rasti, këto teste të hershme sygjerojnë se psikodelikët mund të jenë të preferueshme ndaj farmaceutikëve që përdoren aktualisht, që në mënyrë të përgjithshme thërret për përdorim ditor dhe shpesh kanë efekte anësore dobësuese.

Përsëri, më shumë studime janë duke u zhvilluar për të parë nëse përfitimet mund të vërtetohen. Por ne tashmë e dimë se një nga mënyrat se si psikodelikët qetësojnë depresionin është duke i lejuar pacientët të gjejnë një ndjenjë të re lidhjeje në jetën e tyre.

Kur intervistoi pjesëmarrësit në studimin e Kolegjit Imperial, psikologia klinike Rosalind Watts u përpoq të zbulonte se çfarë kishte ndryshuar saktësisht për ata që kishin gjetur lehtësim.

Përgjigja dërrmuese ishte se ata kishin përjetuar depresionin si një gjendje shkëputjeje – nga njerëzit e tjerë, nga vetja e tyre më e re, nga besimet e tyre shpirtërore, madje edhe nga gjërat përreth tyre që ata shikonin dhe preknin.

Në mënyrë tipike, një person depresiv mund të shikojë një orkide, apo çfarëdo gjëje të bukur, dhe të mos mund ta ndjejë një lumturi apo ndonjë emocion pozitiv lidhur me natyrën apo bukurinë. Por sipas pacientëve, psilocybina duket ta ketë fuqinë për ti rilidhur ata me botën dhe me njerëzit në jetën e tyre, të paktën për një kohë.

Ndërkohë që presim të dalin më shumë të dhëna dhe rezultate testimi, duhet të pranojmë se ekziston një antidot i mundshëm për problemin shumë të tmerrshëm të depresionit dhe çrregullimeve të tjera psikologjike që prek një numër të madh njerëzish në mbarë botën. Ajo që dikur konsiderohej e rrezikshme mund të jetë, në fakt, një çelës për lumturinë e ardhshme për ata që vuajnë.

Përmbledhje Finale

Mesazhi kryesor në këto pulsime:

Psikodelikët janë cilësuar prej kohësh si substanca që çojnë në varësi dhe përkeqësim të shëndetit. Por studimet e reja mjekësore tani konfirmojnë atë që shëruesit e lashtë e kanë njohur prej kohësh. Psikodelikët, në fakt, mund të jenë ilaçe të fuqishme, transformuese që ndihmojnë në kurimin e një sërë sëmundjesh mendore nga varësia te depresioni, apo edhe për të ndihmuar njerëzit të vdesin më paqësisht.

Këshilla vepruese:

Merrni psikodelik me mbështetjen e një udhëzuesi.

Megjithëse është e mundur të kesh përvoja të bukura, transformuese kur merr drogë në një mjedis rekreativ, për shumicën e njerëzve, herët a vonë, kjo mund të çojë në një përvojë vërtet të keqe, ku efektet halucinogjene të drogës bëhen të tmerrshme. Prandaj rekomandohet shumë të provoni këto substanca në mjedise të kontrolluara me njerëz që kanë përvojë në trajtimin e efekteve të tyre.

Keni komente?

Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!

Sugjerohet lexim i mëtejshëm: Chasing the Scream nga Johann Hari

Chasing the Scream (2015) jep një rrëfim tërheqës të njëqind viteve të para të Luftës katastrofike joefektive kundër drogës. Duke ndërthurur anekdota magjepsëse, statistika befasuese dhe argumentim të pasionuar, Hari shqyrton historinë e Luftës kundër Drogës dhe shpjegon pse është koha për të rimenduar varësinë, rehabilitimin dhe zbatimin e drogës.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...