Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 7 mijë të rinj janë përfitues të punësuar.
Gjithashtu, Murati thotë se janë mbi 5 mijë biznese që kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.
“Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7,786 të rinjë përfitues të punësuar. Prej tyre: 3,914 vajza dhe 3,872 djem. Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve”, thekson ministri.
Tutje, ai ka shtuar se Qeveria është për rininë dhe ekonominë.