Prej kohësh është raportuar se Google paguan që motori i kërkimit të saj të jetë kryesori në shfletuesin Safari por edhe të tjerë si Firefox. Vetëm në 2021 ka paguar 26.3 miliardë dollarë për këtë privilegj.
Google i jep Apple 36 përqind të të ardhurave të gjeneruara nga reklamat në motorin e kërkimit përmes shfletuesit Safari sipas profesorit të Universitetit të Çikagos Kevin Murphy.
Gjiganti online është përpjekur që ta mbajë këtë shifër konfidenciale por Bloomberg raportoi se Murphy zbuloi shifrën ndërsa po dëshmonte në mbrojtje të Google në çështjen gjyqësore hapur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Prej kohësh është raportuar se Google paguan që motori i kërkimit të saj të jetë kryesori në shfletuesin Safari por edhe të tjerë si Firefox. Vetëm në 2021 ka paguar 26.3 miliardë dollarë për këtë privilegj.
Prej tyre 18 miliardë shkuan për Apple ndërsa këto informacione kanë qenë sekret deri më sot. Avokati i Google u trondit në momentin që Murphy zbuloi shifrën gjatë dëshmisë së tij përpara trupit gjykues.
Zëvendës Presidenti i Shërbimeve pranë Google mbrojti marrëveshjen me Apple në Shtator duke thënë se prodhuesi i iPhone në të vërtetë kishte kërkuar më shumë para nga trafiku që Google gjeneron përmes Safari.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë dërgoi një padi në gjykatë për monopol kundrejt Google pas një hetimi të bërë nga 50 prokurorë të shteteve Amerikane i cili filloi në 2019-ën.
Gjyqi mes Apple dhe Departamentit të Drejtësisë po zhvillohet prej datës 12 Shtator. /PCWorld Albanian