0.4 C
Pristina
spot_img

Way of the Wolf (Mënyra e ujkut) – Jordan Belfort

Share:

Mësoni idetë kryesore nga libri i Jordan Belfort.

Way of the Wolf
Straight Line Selling: Master the Art of Persuasion, Influence and Success (Shitja në linjë të drejtë: Zotëro artin e bindjes, ndikimit dhe suksesit)
.

Jordan Belfort,’’Wolf of Wall Street’’, është padyshim një nga ndërmjetësit më të mëdhenj në histori. Teknika e tij e shitjes “Straight Line” është një nga më të efektshmet.

Pasi u dënua për mashtrim dhe pasi kishte kaluar 22 muaj në burg, Belfort ka rishkruar plotësisht rregullat e teknikës së tij të shitjes, duke eleminuar gjithçka që ishte etikisht e pasaktë dhe duke e bazuar çdo hap në ndershmërinë dhe interesin e klientit.

Tek “Way of the Wolf”, ai e shpjegon këtë teknikë, e cila premton ta kthejë këdo në një shitës të aftë.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Atë që dëshiron të dijë sekretet e shitjeve të një prej ndërmjetësve më të aftë në histori.
  • Të mësuar hapat që duhet të ndiqni për të përfunduar çdo shitje.
  • Të mësuar sekretet e komunikimit që ju lejojnë të keni gjithmonë kontroll mbi negociatat.

Autori i librit:

Jordan Belfort punoi në Wall Street për vite me radhë. Teknika e tij e shitjes “Straight Line” e ka bërë atë një nga ndërmjetësit më të pasur dhe më të famshëm në histori.

Aq lart arriti fama e tij, saqë iu dha nofka ‘’Wolf – Ujku’’. Autobiografia e tij “The Wolf of Wall Street”, u përshtat për ekranin e madh nga Martin Scorsese, me protagonist Leonardo Di Caprio. Megjithatë, fama dhe tejkalimet, patën një çmim të lartë për Belfort, i cili u dënua për mashtrim.

Pasi kaloi 22 muaj në burg, ai punoi me veten dhe u rikthye si një folës motivues, duke udhëtuar nëpër botë për të përhapur metodën e tij.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...