-2.1 C
Pristina
spot_img

AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve me grafika të integruara të fuqishme Ryzen 8000G

Date:

Share:

Në krye të linjës do të jetë Ryzen 7 8700G që do të kombinojë tetë bërthama Zen4 me grafikat Radeon 780M me 12 njësi përpunimi RDNA 3.

Procesorët desktopë Ryzen 7000 ishin modelet e para të AMD që përmbanin grafika të integruar duke i bërë çipet akoma më joshës për desktopët buxhetorë apo për bizneset ku një kartë grafike e dedikuar nuk është e nevojshme.

Këto janë grafika sa për të nxjerrë pamje në ekran dhe nuk luajnë asnjë lojë apo nuk përballojnë programe profesionale video editimi.

Asokohe AMD tha se kishte planifikuar të vijonte me prodhimin e APU-ve, procesorë me grafika të integruara, një terminologji e përdorur për procesorët Ryzen të cilët në të vërtetë kishin grafika të integruara të fuqishme të afta të luajnë lojëra si Ryzen 5 5600G dhe Ryzen 7 5700G të gjeneratës së kaluar.

Por që pas këtij lajmi nuk kemi dëgjuar asgjë nga AMD, të paktën deri ditën e sotme kur Gigabyte lançoi një përditësim për pllakat e saj amë AM5(Ryzen 7000-).

Sipas Gigabyte ky përditësim sjell mbështetjen për një seri APU-sh të cilët do të debutojnë që prej Janarit 2024 dhe do të jenë të përshtatshëm me folenë e procesorëve AM5.

Tom’s Hardware ka arritur të marrë disa informacione rreth serive 8000G të procesorëve të klasifikuar si APU dhe do të përdorin të njëjtin silikon “Phoenix” që AMD ka aplikuar me procesorët Ryzen 7040U për laptopët dhe çipin Ryzen Z1 për konsolat e dorës.

Në krye të linjës do të jetë Ryzen 7 8700G që do të kombinojë tetë bërthama Zen4 me grafikat Radeon 780M me 12 njësi përpunimi RDNA 3.

Ryzen 5 8500G dhe Ryzen 3 8300G do të jenë një nivel më poshtë me një përzierja bërthamash Zen 4 dhe Zen 4C(një version i tkurrur i Zen 4). Konkretisht 8500G do të ketë dy bërthama P (Zen 4) dhe katër bërthama E (Zen 4C). Ndërsa 8300G do të ketë një bërthamë P (Zen 4) dhe tre bërthama E (Zen 4C).

Ndryshe nga arkitektura që Intel ka aplikuar me bërthamat P dhe E ku vetëm ato të performancës kanë hyperthreading, tek AMD edhe bërthama E (Zen 4C) kanë hyperthreading.

Dy procesorët e fundit do të kenë bërthamat grafike Radeon 740M. Ajo çfarë ky përditësim BIOS që Gigabyte ka dërguar nuk na tregon është mënyra sesi këto çipe do të debutojnë. Kujtojmë se Ryzen 4000G dhe Ryzen 3 5300G ishin vetëm për kompanitë e prodhimit të kompjuterëve dhe nuk shiteshin drejtpërdrejtë tek entuziastët.

Edhe pse kanë brendin Ryzen 8000, procesorët e rinj me grafika të integruara kanë të njëjtën mikroarkitekturë si Ryzen 7000.

Kujtojmë se APU-të e fundit të AMD ishin Ryzen 5000G lançuar për publikun në mesin e 2021. Këto procesorë përdornin bërthamat e vjetra grafike Vega dhe ishin ndërtuar për pllakat amë AM4 me RAM DDR4. Kur të debutojnë presim të çipe si Ryzen 7 8700G të tejkalojnë ndjeshëm në performancë jo vetëm 5700G por edhe versionin laptop Ryzen 7040 për shkak të TDP-së më të lartë.

Duke përdorur silikonin më të fundit, këto çipe mund të integrojnë edhe njësinë neurale të përpunimit Ryzen AI që kemi parë tek laptopët dhe përshpejtojnë proceset e inteligjencës artificiale. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img