16.9 C
Pristina
spot_img

MINT dhe Dogana e Kosovës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Date:

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Doganën e Kosovës, për sigurimin e të dhënave dhe qasjen online nga ana e Doganës në të dhënat e Shoqërive Tregtare nga regjistri zyrtar i bizneseve në ARBK.
Nënshkrimi i memorandumit u realizua në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga znj. Lebibe Haliti në cilësinë e zv. Drejtores së Përgjithshme të ARBK-së, dhe z. Agron Llugaliu, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.
Sigurimi i të dhënave nga ARBK, do të ndihmojë Doganën e Kosovës në veçanti gjatë procesit të hetimit dhe luftimit të aktiviteteve të paligjshme, si dhe do të ndikojë dukshëm në fuqizimin dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional. 🇽🇰🤝

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...
spot_img