7.7 C
Pristina
spot_img

Ministrja Rizvanolli diskuton me përfaqësuesit e odave ekonomike: Së shpejti hapet thirrja për subvencionim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme

Date:

Share:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për masat e reja te subvencionimit të pajisjeve të efiçiente të energjisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Ministrja Rizvanolli dhe përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve gjatë takimit kanë diskutuar për nevojat që kanë bizneset për përkrahje në efiçencën e energjisë, për sistemet e ngrohjes, shpenzimet e energjisë dhe për në mënyrat se si të arrihet rritja e efiçiencës, e ulja e konsumit të energjisë elektrike.  

Masat të cilat janë duke u dizajnuar në kuadër të pakos mbështetëse të Bashkimit Evropian për përballje me krizën energjetike evropiane në vlerë prej 75 milionë euro, janë masat e para të tilla për subvencionim të blerjes së pajisjeve efiçiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Ministria e Ekonomisë si hap të parë në përkrahjen e bizneseve do të fillojë me subvencionimin e pajisjeve efiçiente së energjisë për ngrohje tek bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të energjisë elektrike, sidomos në stinën e dimrit, kur rritet kërkesa për ngrohje.

Përfaqësuesit e bizneseve falënderuan Ministren Rizvanolli për ftesën që ua ka bërë të bashkëbisedojë me ta dhe shpalosën sugjerimet e tyre mbi masat të cilat i konsiderojnë të nevojshme për rritje të efiçiencës tek bizneset.

Ata e vlerësuan të qëlluar masën për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, pasi theksuan se rreth 40% e energjisë nga bizneset e targetuara shpenzohet për ngrohje dhe se përdorimi i pajisjeve jo efiçiente ua rrit faturën e pagesës së energjisë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img