-4.6 C
Pristina
spot_img

Qeveria kalon në mbledhje të mbyllur për rezervat shtetërore, Kurti akuzon qeveritë paraprake për “planifikim të varfër”

Date:

Share:

Qeveria e Kosovës ka kaluar në mbledhje të mbyllur për të diskutuar lidhur me programin vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave.

Para se të kalohet në mbledhje të mbyllur, kryeministri Albin Kurti kritikoi qeveritë paraparke, për të cilat tha se kanë bërë planifikim të varfër në këtë drejtim, raporton Express.

Kurti tha se janë ndërmarrë një sërë reformash në këtë fushë, për të siguruar mirëqenien e qytetarëve.

“Pika e pestë është shqyrtimi i propozimit-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave. Për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë, kemi ndërmarrë një sërë reformash. Politikat tona janë reflektuar përmes ndryshimit të ligjeve, duke siguruar kështu standard të caktuar minimal për avansimin e politikave. Ndër këto, kemi siguruar edhe buxhet shtesë dukshëm më të lartë në krahasim me planifikimin e varfër të qeverive paraprake për sigurimin e rezervës shtetërore, buxheti i këtillë ka reflektuar edhe me ndryshim të programit vjetor të rezervave shtetërore të mallrave. Në dritën e këshillave nga institucionet përgjegjëse të sigurisë, të dhënat e këtilla nuk do të bëhen publike, por sipas legjislacionit përkatës në fuqi, do të klasifikohen.

Para se t’ia kalojë fjalën Ministres Rozeta Hajdari e cila do ta bëjë shpalosjen e e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave, e lus administratën që nga tani e tutje mbledhje ta mbahet e mbyllur me praninë e kabintetit qeveritar me të drejtë vote”, tha Kurti./Express

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img