14.1 C
Pristina
spot_img

Bluesky arrin 2 milionë përdorues, lançon një ndërfaqe në ueb

Date:

Share:

Bluesky arriti 1 milionë përdorues vetëm pak muaj më parë, konkretisht në Shtator, që do të thotë se platforma ka vijuar me dërgimin e ftesave me intensitet më të lartë.

Bluesky kapërceu 2 milionë përdorues thuajse një vit që nga postimi i parë në platformën e cila synon të konkurrojë me ish-rrjetin social Twitter, X.

Edhe pse është shumë larg niveleve të arritura nga Threads, është një arritje e madhe për një rival të X që ka hapur aplikacionin për përdoruesit vetëm në Shkurt dhe duhet të keni një ftesë për tu regjistruar.

Bluesky arriti 1 milionë përdorues vetëm pak muaj më parë, konkretisht në Shtator, që do të thotë se platforma ka vijuar me dërgimin e ftesave me intensitet më të lartë.

Së bashku me objektivin e arritur, ekipi i Bluesky zbuloi linçimin e një ndërfaqe publike në ueb në fund të Shtatorit.

Ndërfaqja i jep kujtdo, edhe atyre që nuk kanë llogari, qasje në postimet e platformës. Lançimi i saj do të thotë ndërgjegjësim të përdoruesve potencialë për ekzistencën e shërbimit duke i bërë postimet më të aksessueshme për këdo.

Sa i takon atyre që kërkojnë që Bluesky të jetë një platformë më e hapur si Mastodon, ekipi thotë se kjo do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm nëse zhvillimi vijon brenda planeve. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img