Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Logjika e Zbulimit Shkencor
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Zhytuni në klasikun e filozofisë shkencore të shekullit të njëzetë.
Imagjinojeni këtë. Është mëngjes i bukur në qytetin tuaj të vogël, dhe keni vendosur të shkoni për një shëtitje përgjatë lumit. Derisa ecni përgjatë tij, duke thithur ajrin e ngrohtë të diellit, një mjellmë e bardhë vie duke notuar rreth kthesës më të afërt.
Dhe, oh, shiko! Prapa tij është edhe një tjetër mjellmë e bardhë!
Dhe pastaj një tjetër!
Ju, duke qenë mendimtar, dhe si shkenctar, e vëreni një temë të përbashkët. Të gjithë këto mjellma janë të bardha. Dhe meqenëse këta janë mjellmat e para që keni parë ndonjëherë, është e lehtë ta formuloni një teori të vogël: të gjitha mjellmat duhet të jenë të bardha.
Pastaj, pothuajse në radhë të tyre, një mjellmë del në pah. Dhe është poashtu e bardhë. Epo kjo vetëm sa e dëshmon atë! Kjo teori shumë shpejt po kthehet në fakt.
Por prisni. Si e dini që një mjellmë e pestë nuk do të dalë e zezë? Apo pink? Është e mundur ta keni përpara atë mundësi-sado e pamundshme që mund të jetë.
Dhe ju sapo ishit duke menduar se po ecni nëpër një dritë dielli të qetë të pandërlikuar. Kur padashur, tani i rrethuar nga ky numër shqetësues i mjellmave të mëdha, ju keni hasur në një nga pyetjet më intriguese të filozofisë së shekullit të njëzetë.
Si mund ta dëshmojmë vërtetë se një teori është e saktë?
Fatmirësisht, ky pulsim i klasikut të Karl Pooperit ‘’Logjika e Zbulimit Shkencor’’, synon ta zgjedhë po këtë pyetje.
Qofshin ato mjellma të bardha apo hipoteza të tjera që keni parë rrugës, ju do ta kuptoni se pse teoritë tuaja mund të mos jenë aq të qëndrueshme sa keni menduar.
Ideja kyçe 1
Shkenctarët duhet ta përdorin zbritjen jo mbledhjen, dhe të synojnë të klasifikojnë-e jo ti dëshmojnë-teoritë e tyre.
Mirë, sa për fillim, le të kthehemi tek ato mjellma.
Në rrugën tuaj për tek ecja përgjatë lumit, ju bini në mendime. Si do ti sqaroni botës gjetjet tuaja të reja se të gjitha mjellmat janë të bardha?
Nuk duhet të jetë shumë e vështirë. Dëshmitë janë në anën tuaj. Ju morët një numër të kufizuar dhe specifik të dhënash-katër mjellma, në fakt, praktikisht një tufë-dhe nxorrët një teori prej saj. Çdo mjellmë që keni parë ka qenë e bardhë. Kështuqë, është e natyrshme të teorizoni se të gjitha mjellmat janë të bardha.
Është e qëndrueshme, sigurisht edhe Popper do të ishte në anën tuaj.
Ky është një shembull i arsyetimit induktiv, apo thjesht induktimi, siq e kundërshton Popperi fuqishëm. Problemi është se në përdorim thënie të vetme sikur ‘’Kjo mjellmë është e bardhë,’’ për ti dëshmuar thëniet si ‘’Të gjitha mjellmat janë të bardha.’’. Thënë logjikisht, Popper thotë se kjo qasje thjeshtë nuk është legjitime. Është gjithnjë e mundur që një mjellmë e zezë-apo një e pembe, apo një e verdhë-mund të vijë duke notuar në kthesë. Kjo vlen nëse i shihni katër mjellma, apo 40, apo të gjitha mjellmat që mund ti imagjinoni. Një mjellmë e zezë mund të shfaqet kurdoherë.
Sidoqoftë, ja një pyetje: Çfarë do të ndodhte sikur të shfaqej një mjellmë e zezë?
Epo ajo do ta demantonte teorinë se të gjitha mjellmat janë të bardha. Pra ka një asimetri logjike këtu: thëniet specifike nuk mund ti dëshmojnë ato univerzale, por ato mund ti demantojnë ato.
Në vend se të filloni me specifikat, deduksioni (thjeshtimi) fillon me univerzalet dhe e studjon raportin në mes tyre për të parë se çfarë përfundimesh logjike mund të nxirren. Mund të thoni, për shembull, se të gjithë zogjtë mund të fluturojnë, dhe se mjellmat janë zogj-por kësisoi, mund të vini në përfundim se mjellmat poashtu mund të fluturojnë.
Kjo është logjikisht legjitime, thotë Popperi, pork jo nuk domethënë se është domosdoshmërisht e vërtetë. Në vend të kësaj, një shkenctar i mirë do të ishte vazhdimisht në kërkim të çdo gjëje që del kundër hipotezës së tij.
Ata do të ishin në kërkim të falsifikimit të teorive të veta. Për shembull, nëse ata e kuptojnë për zogun që nuk fluturon sikurse është pinguini. Ai rast specifik e falsifikon thënien e përgjithshme se të gjithë zogjtë mund të fluturojnë.
Kjo nuk duhet të jetë rezultat zhgënjyes për një shkenctar: në fakt, duhet të jetë emocionuese. Është një pjesë informacioni intriguese që do të bëjë që ata të formulojnë teori më të plota dhe më të sakta. Në vend se ‘’Të gjithë zogjtë mund të fluturojnë,’’ ndoshta është ‘’Të gjithë zogjtë kanë krahë’’. Dhe pastaj, ata do të kërkonin çdokund për një zog pa krah duke u munduar që pastaj ta përgënjeshtrojnë atë thënie.
Në këtë mënyrë, falsifikimi është një gjë e madhe për Popperin.Është madje ajo që ai e quan kriteri i demarkimit: fakti i thjeshtë që e dallon shkencën prej jo-shkencës. Një thënie është shkencërisht legjitime, thotë ai, nëse mundet potencialisht të falsifikohet. Përndryshe, nuk keni fare të bëni me shkencën, por në fakt me diçka shumë më të paqartë: me metafizikën.
Ideja kyçe 2
Të vendosni cilat teori ti pranoni nuk është krejtësisht logjike.
Së pari, nuk ka asgjë të keqe të thoni ‘’Të gjitha mjellmat janë të bardha’’. Gabimi është të mendoni se kjo është e vërtetë thjeshtë sepse keni parë disa mjellma të bardha në lumin tuaj vendor. Në vend të kësaj, ju duhet ta pranoni se thënia juaj që ‘’Të gjitha mjellmat janë të bardha’’ është vetëm një hamendësim.
Por edhe ashtu, ende nuk kemi dalë nga pylli. Kjo prapë mund të ndahet në dysh nga Popperi. Për shkak se në mënyrë që prapë ta keni atë teori, qëllojeni apo jo, ju duhet të mendoni se si ju shkoi ajo në mendje në radhë të parë. Si ju erdhi në mendje të sygjeroni se të gjitha mjellmat janë të bardha?
Kjo mund të tingëllojë si pyetje tretësore, por nuk është e tillë. Mbanë në mend se Popperi e refuzon induksionin prerazi: egzistenca e disa mjellmave të bardha nuk mjafton për ta arsyetuar thënien gjenerale. Kështuqë nuk egziston ndonjë bazë logjike që të vini me një teori sikurse ajo e teorisë së mjellmës-apo, për atë qështje-me teori edhe me legjitime sikurse teoria e gravitetit, apo e relativitetit! Në esencë është qështje hamendësimi.
Për Poperin të zbuloni një teori mbështetet në një hap jetik të besimit, në një veprim të imagjinatës. Ai e quan atë psikologjizëm-dhe është diçka logjike në të cilën nuk mund të llogaritet. Dhe si e tillë, është esencialisht jashtë fushëveprimit të asaj që ai e diskuton në vepren e tij: brenga e Popperit është me proceset logjike të cilave ua nënshtron teorinë tuaj-me fjalë të tjera, gjithçka që ndodh pasi ta keni zbuluar teorinë. Por ai me kënaqësi e pranon këtë moment të imagjinatës si një hap të parë kyq. Ne thjesht duhet ta kujtojmë se kjo është e tëra.
Një tjetër hap i besimit hyn në lojë poashtu kur është në pyetje të vendoset se cilat teori ti pranojmë si t ë vërteta. Nuk mund ti përdorim vetëm përvojat tona për të vendosur se çfarë të pranojmë, sepse ajo do të ishte induktivizëm-në vend të kësaj, ne thjesht duhet ta marrim një vendim.
Është pak a shumë sikur mënyra se si punojnë juria në gjyq. Jurisë i kërkohet të përcaktojë se çfarë ka ndodhur në një rast të caktuar. Gjithë çfarë i duhet të merret me të janë dëshmitë e qasshme rreth rastit, dhe një set rregullash paraegzistuese-ligji. Vendimi i jurisë pranohet si fakt-por sigurisht, nëse duhen të dalin me pak më shumë dëshmi, ata mund të kenë arritur një vendim ndryshe. Por a është vendimi i jurisë e vërteta aktuale? Ndoshta është më e saktë ta përshkruajmë atë sa më afër që mund t’i arrijmë.
Pra, edhe pse shkenca synon objektivitetin, në thelb është si verdikti i një jurie. Nuk merret me të vërtetë në absolutisht – ai thjesht bën supozimet më të mira që mundet, bazuar në provat e disponueshme.
Ideja kyçe 3
Thëniet e mundshme përdoren në mënyrë të kufizuar në shkencë.
Për këtë sektor, do të mirremi me probabilitet. Sepse kur adresohet ideja e thënieve qoftë e vërtetë apo e rreme, është kyqe të faktorizohet roli i probabilitetit që mund të luaje në arsyeshmërinë tonë.
Merreni, për shembull, një zar me gjashtë anë. Thuaj se dëshiron të rrotullosh një gjashtë. Probabiliteti juaj për të hedhur një gjashtë është një në gjashtë. Pra, le të pretendojmë se e rrokullisim një 600 herë? Ju ka të ngjarë të përfundoni me afërsisht 100 gjashtëshe – por a do të ishte pikërisht kjo? Me gjasë jo. Ju mund të keni, le të themi, 103 gjashtëshe të rrotulluara në vend të tyre.
Pra, a duhet ta rishikoni teorinë tuaj fillestare dhe të thoni se probabiliteti për të rrotulluar një gjashtë është në të vërtetë 103 nga 600? Jo, sepse pohimi ynë i parë ishte një deklaratë numerike probabiliteti, e llogaritur matematikisht, dhe jo përmes eksperimentit. Duke supozuar se zari është i drejtë, probabiliteti për të hedhur një gjashtë mbetet një në gjashtë. 600 gjuajtjet e mëparshme nuk ndikojnë aspak në këtë probabilitet.
Dhe domethënia e kësaj është kyqe për Popperin: thëniet e probabilitetit nuk janë të falsifikueshme. Ndoshta nëse do të mund ta rrotullonim një zar pafundësisht herë, gjërat do të ishin ndryshe-por nuk mundemi. Ne thjesht nuk mund ti testojmë thëniet e probabilitetit në test.
Çfarë roli kanë probabilitetet në shkencë pra? Popero si lozonjar falsifikimi që është, nuk thotë shumë. Shumicën e kohës, meqenëse ato nuk janë të falsifikueshme, ato thjeshtë nuk kanë asnjë rol.
Ka disa raste ku mundësitë kanë një rol në teori-Lëvizja Browniane është një shembull, e cila ka të bëjë me atë se si lëvizin grimcat në lëng. Lëvizja e lëngut është disi e zakonshme, kështuqë disa devijime nga rezultatet mesatare janë shumë të mirëpritura. Por në një rast të tillë, ndryshorja bëhet pjesë e vetë teorisë-është e ngatërruar në teori. Pra në përgjithësi, një teori si ajo mundet, dhe në fakt, falsifikohet:do të dëshmohej gabim nëse rezultatet do binin jashtë dritares së rezultateve të pranueshme. Kështu, për shkak se është e falsifikueshme, ajo pra përket në shkencë.
Poperi poashtu bën një tjetër pikë rreth probabilitetit që e hedh një perspektivë fascinante në pikëpamjet e tij në përgjithësi. Cili është dallimi pyet ai, në mes të parashikimit të orbitave dhe planeteve dhe parashikimit të hedhjes së një zari?
Me siguri do të përgjigjeshit që hedhja e një zari është mundësi e pastër, ndërsa planetet lëvizin në një vijë të rregullt. Por Poperi thotë se aktualisht, të dy skenarët janë shumë më të ngjashëm sesa mund ta mendoni.
Pse? Sepse gjithçka ka të bëjë me kushtet fillestare. E dimë se kushtet fillestare në të cilat lëvizin planetet, lëvizin saktësisht përmes vëzhgimeve me shekuj të tërë. Por saktësisht çfarë lëvizjesh hyjnë brenda në grusht sapo të prekin një zar? Cilat janë veqoritë e sakta të sipërfaqes në të cilin ata po gjuajnë? Hedhja e një zari duket e rëndomtë, por vetëm sepse kemi njohuri aq të dobët të kushteve. Sikur ta dinim gjithë atë në detaje, do të ishim në gjendje ta parashikojmë rezultatin me aq saktësi se ku do të jetë Marsi të premten tjetër. Dhe kjo përfundimisht do të ndihmonë në një kazino.
Ideja kyçe 4
Popperi nuk u pajtua me parimin e pasigurisë të Heisenbergut.
Egzistojnë disa gjëra, për të cilat nuk kemi asnjë zgjidhje pos të jemi të pasigurtë rreth tyre. Së paku, sipas fizikantit Werner Heisenberg.
Në fizikën kuantike, Parimi i famshëm i pasigurisë i Heisenbergut ka të bëjë me kufinjtë e asaj që mund ti dimë. Në nivel nënatomik, sa më saktë që e dimë se ku është një grimcë, aq më pasaktësisht e dimë momentumin e saj. Shembulli më i njohur i kësaj është nëse thjeshtë e vëzhgojmë grimcën në nivel nënatomik: kjo shkakton shkëmbim të vogël të energjisë me grimcën, gjë që ndikon në mënyrën se si ajo sillet.
Me fjalë të tjera, egzistojnë kufinjë të mëdhenjë të asaj që mund ta dimë me saktësi. Nuk është e mundur që me kalimin e kohës, të vazhdoni të bëni matje gjithnjë e më të sakta. Kjo gjë është gjithnjë qështje e përafërsisë.
Duke e marrë parasysh atë që tashmë keni dëgjuar për pikëpamjet e Poperit në probabilitet, është e lehtë ta shikoni pse ai nuk ishte dakord me përfundimet e Heisenbergut. Poper besonte se shkenctarët duhet ti modifikojnë vazhdimisht teoritë e tyre për ti bërë ato gjithnjë e më të sakta me grumbullimin e më shumë informatave dhe njohurive-por Heisenbergu thotë jo, në një pikë të caktuar ajo thjesht nuk është e mundur.
Për të shkurtuar një histori të gjatë dhe të ndërlikuar, Popper nuk u pajtua aq fort me argumentet e Heisenbergut, sa në ‘’Logjiken e Zbulimit Shkencor’’, ai propozoi në fakt një eksperiment të krijuar për të falsifikuar parimin e pasigurisë së Heisenbergut. Por përpjekjet e Popperit erdhën gjithashtu për kritika, duke përfshirë edhe nga Albert Einstein. Dhe, në botimet e mëvonshme të librit të tij, ai ndryshoi qëndrimin e tij për këtë.
Kur mendoni për këtë gjë, është qesharake-nga një perspektivë, Poperi dhe Heisenbergu nuk janë aq larg. Ajo që kanë të përbashkët është një pranim që është qenësisht i pamundur të dihet ndonjë gjë me 100% siguri. Thjeshtë keëhtu është, përderisa për Heisenbergun që vendos një kufi në atë që shkenctarët mund të shpresojnë të arrijnë, Popper thotë se shkenctarët nuk duhet asnjëherë të ndalojnë nga kërkimi i përhershëm për saktësi.
Ideja kyçe 5
Shkenca nuk ka të bëjë me kërkimin e të vërtetës-ajo ka të bëjë me kërkimin e një saktësie më të madhe.
Për këtë seksion të fundit, le ti shohim gjërat nga afër dhe të mendojmë për atë se çfarë domethënie kanë idetë e Poperit. Dhe këtë herë le ti harrojmë mjellmat-mendoj se ju e keni fotografinë mbushur me to. Pra ja ku e kemi një tjetër skenar për ju.
Le të themi se nesër në mëngjes nuk lind dielli. Qëndron errët gjithë ditën. Po supozojmë për këtë qëllim, që nuk jetoni në rrethin e Arktikut kur kjo është aktualisht e mirëpritur -thjesht imagjinoni se po ndodh diçka që është krejtësisht jashtë vijës së asaj që do të prisnit në një botë të natyrshme.
Duke supozuar se të gjithë shkenctarët do ta gjenin rrugën e tyre për tek laboratori, çfarë mendoni se do të duhej të bënin ata?
Nuk do të mjaftonte thjeshtë të sqaronin se pse, në këtë moment, dielli nuk kishte lindur. Shkenctarëve do të ju duhej të ktheheshin pas në dërrasën e tabelës dhe ti përshtatin të gjithë teoritë e tyre egzistuese për mënyrën se si funksionon bota në mënyrë që të llogarisin për ngjarjet e kësaj dite të veqantë.
Atyre do të ju duhet të gjenin ligje të reja shkencore që do të sqaronin jo vetëm të tashmen, por edhe të kaluarën poashtu-ligje të reja që do të përshtateshin me të gjitha dëshmitë që ata do ti kishin të qasshme.
Ate ditë kur dielli nuk do të lindte do të ishte mjaftueshëm mundësi për ti falsifikuar teoritë tona aktuale shkencore. Por mbajeni në mend, edhe kur shkenctarët ti kishin bërë përshtatjet e nevojshme dhe të vinin me teori edhe më të sakta, çdo ditë që dielli të lindtte apo të mos lindtte në përputhje me ato teori, nuk do ti dëshmonte ato teori si të vërteta-sepse ajo do të ishte arsyeshmëri induktive.
Ajo çfarë ato ditë do të bënin do të ishte vërtetimi i teorive-por kjo është gjë e dobët. Është sikur të thoni në mënyrë efektive se nuk ka ndonjë arsye për shkenctarët që të brengosen.
Mesazhi i tregimit është se shkenca është gjithnje e pasigurtë dhe provuese. Shkenca nuk është njohuri. Nuk është e vërtetë. Është më së afërti që mund ti shkojmë asaj. Dhe kur gjejmë një rezultat që e përgënjeshtron atë që mendojmë se tashmë e dimë, kjo është diçka për të cilën mund të emocionohemi-sepse domethënë se mund të sjellim teori të reja që janë dukshëm edhe më të mira.
Pra cili është qëllimi i shkencës? Qëllimi i shkencës nuk është zbulimi i të vërtetës absolute-sepse kjo është e pamundur. Dhe në fund të fundit, është gjithnjë e mundshme që një mjellmë e zezë do të vijë duke notuar poshtë atij lumi, apo se dielli nuk do të lind nesër, dhe në këtë rast, do të duhemi të kthehemi në fillim dhe ti rishikojmë teoritë nga fillimi.
Qëllimi i shkencës është thjeshtë të bëhet çdoherë e më e saktë: dhe më e mirë, secilën herë.
Përmbledhje Finale
Sapo i keni dëgjuar pulsimet e ‘’Logjika e Zbulimit Shkencor’’ nga Karl Popper.
Mesazhi kyç në këto pulsime është se:
Shkenctarët duhet të mundohen ti përgënjështrojnë teoritë e tyre në vend se ti verifikojnë ato.Duke bërë kështu, ata mund ti rishikojnë teoritë e tyre dhe ti bëjnë ato edhe më të sakta. Është gabim të mendoni që shkenca ndonjëherë do ta zbulojë të vërtetën për mënyrën se si funksionon bota. Qëllimi duhet të jetë thjeshtë të bëjmë pak nga pak secilën herë kur mësojmë diçka të re.
Për ta zbatuar këtë gjë në jetën tuaj të përditshme, ja ku e keni një copë këshillë vepruese për ta marrë me vete:
Falsifikoni mendimet tuaja.
Fokusi i Peperit është i dendur dhe temat shkencore komplekse si mekanika kuantike-por vërtetë ajo çfarë ai po flet është një qëndrim që mund të aplikohet në shumë pak situata akademike poashtu.
Pra herën tjetër kur të formoni një mendim mbi diçka-qoftë kur jeni duke klikuar në Twitter apo duke dëgjuar një Podkast-mos kërkoni dëshmi që e verifikon pikëpamjen tuaj, kërkoni të dhënat që e përgënjeshtrojnë atë. Në këtë mënyrë, në vend se të emocionoheni kur të shihni një tjetër Tweet që e konfirmon atë që tashmë e mendoni, do të keni një interes në diçka që i sfidon pikëpamjet tuaja, dhe duke bërë kështu, ju shtyen të gjeni pikëpamje më të mira dhe më gjithëpërfshirëse.
Faleminderit shumë për dëgjimin. Dhe nëse mundeni, ju lutem leni një vlerësim. Mund ta gjeni butonin “Vlerësojeni” në ekranin tuaj tani – ne vlerësojmë gjithmonë komentet tuaja. Shihemi në Pulsimin tjetër.