Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Ikja e Milionerit
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër? Këshilla për ta ndryshuar jetën tuaj krejtësisht.
Vince Stanzion di vetëm dy tre gjëra për shkollën e goditjeve të mëdha. Djali i një imigranti Italian që arriti në MB pa asnjë cent në emër të tij, e dinte që nga fillimi që suksesi ishte diçka për të cilën duhej të përpiqej. Ndërmarrës deri në asht, ai priste flokë dhe mbikëqyrte listën e pagave të sallonit deri në moshën 12 vjeqare.
Shumë shpejtë, në mes të viteve të 80ta, dhe Stazione po bënte tregti masive aksionesh në kulm të revolucionit financiar që po kaplonte Londrën e Thatcherit. Pastaj erdhi rënia e 1987-ës, e cila e fshiu atë nga sipërfaqja. Të tjerët mund të ishin dorëzuar, por Stazione e fshiu nga vetja pluhurin dhe u kthye prapë në biznes. Brenda një dekade, ai i bëri vetes një pasuri të tërë, dhe pastaj edhe më shumë.
Për Stazionen ka qenë vozitje në roaller coaster. Përgjatë rrugëtimit, ai sidoqoftë mori disa mësime jetësore të çmuara. Së pari, qëndrueshmëria e nxjerr veten. E dyta, dështimi është pjesë e rrugëtimit tuaj. Këto mesazhe bazë rezonojnë përgjatë këtyre pulsimeve vazhdimisht. Nëse një njeri gati i falimentuar, një joakademik dhe me raste- një i pastrehë jokonformist si Stanzione ja doli, atëherë mundeni edhe ju.
Çelësi është ta kuptoni se e ardhmja është në duart tuaja-nëse dëshironi sukses, atëherë do të ishte më mirë të bëheni gati, të dilni jashtë dhe të luftoni për të. Por nuk është e thënë ta kërkoni atë vetëm: filloni ta aplikoni këshillën praktike që gjendet në këtë manual të vetë-zhvillimit, dhe do të jeni tashmë në rrugën tuaj drejt një jetë me përmbushëse dhe më të suksesshme.
A jeni gati të kuptoni:
- Si të merrni vendime më të mira;
- Pse puna e postierit mund të jetë modeli i biznesit më të mirë në botë; dhe
- Si ti shtoni paratë tuaja.
Ideja kyçe 1
Filloni ta ndryshoni jetën tuaj rrënjësisht duke dalur nga zona juaj e rehatisë.
A e doni jetën tuaj në mënyrën se si duket tani? A fitoni më shumë sesa që keni nevojë dhe a ndiheni të përmbushur nga puna juaj? Nëse përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve janë ‘’po’’, atëherë urime-mund të ndaloni së lexuari në këtë moment! Por çfarë nëse ju ndonjëherë zgjoheni duke e përbuzur punën tuaj apo hiqni deri në pagesën e qekut tuaj për ti mbuluar të gjitha dëshirat dhe nevojat tuaja? Epo, mirësevini në klub. Sikur miliona njerëz të tjerë, as ju nuk po e jetoni jetën tuaj më të mirë. Por kjo është diçka që mund të ndryshojë.
Le ta kemi një gjë të qartë që nga fillimi: ndryshimi rrënjësor i jetës tuaj nuk do të jetë i lehtë. Ndryshimi është i gjatë, dhe me raste, një udhëtim i këndshëm- por kjo nuk mund të vijë aq shumë si një befasi. Qoftë mbiushqyerja, pirja e shumtë, dështimi për të kursyer apo heqja dorë nga mësimi, shumica prej nesh kalojnë nja 20 apo 30 vite të mira duke i katranosur jetët tona. Prandaj për ta pastruar këtë lëmsh duhet kohë dhe mund. Por ja ku është fija e argjendtë: kjo mund të bëhet.
Pra prej nga ia filloni? Epo, siq thotë një proverb e vjetër Kineze, një udhëtim i miliona miljash fillon me një hap të vetëm.Gjëja e parë në itinerarin e udhëtimit tuaj është dalja nga zona juaj e rehatisë. Ky është vendi më i njohur në botë dhe përfshin gjithçka që është bërë aq shprehi për ju, saqë e bëni në autopilot: udhëtimi për në punë, kalimi edhe i një dite tjetër në zyrë, shikimi i TV-së në krevat mbrëmjeve dhe gjumi për një kohe aq të gjatë saqë e rifilloni atë përsëri të nesërmen.
E vërteta është se shumica e njerëzve jetojnë në zonat e tyre të rehatisë. Ata e konsiderojnë atë edhe si të pranueshme edhe normale sepse ata kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre. Ata e kanë humbur shpresën se do të bëjnë ndonjë gjë mahnitëse dhe se do të arrijmë fame apo pasuri-me fjalë të tjera ata kanë rënë në ujdi me faktin se prioriteti i tyre më i lartë është thjeshtë ta shtyejnë edhe një ditë. Ishte kjo gjë që e lëvizi Benjamin Franklinin për të shënuar se ‘’shumica e njerëzve vdesin në moshën 25 vjeqare, por ne nuk i varrosim ata derisa ti bëjnë 70.’’
Mendoni rreth kësaj si për një thirrje zgjimi. Koha juaj në tokë është shumë e vlefshme për ta kaluar atë thjesht në egzistim. Në pulsimet e mëposhtë, do ta shikojmë për së afërmi se si mund të dilni nga zona juaj a rehatisë, dhe të filloni të lulëzoni. Së pari, le të kthehemi tek bazat dhe ta bëjmë pyetjen më të rëndësishme nga të gjitha: Cfarë doni ju aktualisht?
Ideja kyçe 1
Nëse nuk e dini se çfarë dëshironi në jetë, ka shumë pak gjasa që ndonjëherë ta merrni atë.
E keni dëgjuar ndonjëherë frazën ‘’rrota kërcitese e merr yndyrën’’? Ajo realisht nënkupton se problemet më të mëdha e marrin vëmendjen më të madhe.
Njerëzit e fajësojne palumturinë e tyre në të gjitha llojet e qështjeve, por fajtori kryesor është zakonisht shumë më pak i dukshëm: ata asnjëherë nuk janë ulur për ta përcaktuar se çfarë vërtetë dëshirojnë në jetë. Është sikur të shkoni në një agjensi udhëtimi dhe të thoni se dëshironi të ju dërgojnë diku në një vend të mirë, ku do ta gjeni një punë të mrekullueshme, një partner perfekt, dhe ku do të jeni të lumtur-një dëshirë e paqartë që është shumë e pamundur të përmbushet.
Ju duhet ta përcaktoni vendmbërritjen tuaj para se të niseni në ekspeditën tuaj personale, dhe ja prej nga duhet t’ia filloni. Imagjinoni sikur autori vetë të trokiste në derën tuaj dhe të ofronte të kujdesej për gjithçka që keni kërkuar. Çfarë do të vendosnit në maje të listën tuaj?
Mirë, le ta kuptojmë këtë. Merrni një laps dhe shkruani këta tituj: nevojat financiare sikur faturat që duhet ti paguaj, dëshirat financiare sikur ajo ora e Rolex-it që gjithnjë keni ëndërruar ta keni dhe aspiratat jomonetare si psh, të bëheni folës publik. Tani vendosni përgjigjet në fjali si këto :’’Qëllimi im personal është…’’..’’Do të kem dobi nga kjo sepse…’’ dhe ‘’Qëllimi im i projektuar do arrihet duke…’’
Kjo funksionon nëse caqet tuaja janë pozitive, prandaj ‘’Dëshiroj një shtëpi në fshat 750.000$ në vend të ‘’Duhet të dal nga ky apartament i tmerrshëm’’ për shembull.Ju duhet poashtu të gaboni në kohën kur po bëheni ambiciozë. Nëse tani po fitoni 40.000$, synoni që të arrini në 100.000 në vend se në 50.000$. Por mos harroni ti mbani gjërat realiste. Nëse dëshironi të lini atë shëtitje të vjetër dhe të zhvendoseni në një shtëpi të bukur katërkatëshe me pamje, do t’ju duhen gjithashtu para të mjaftueshme për ta mbuluar atë!
Pra, si ju ndihmojnë këto këshilla? Mendoni përsëri në fillim të këtij ushtrimi. Me shumë gjasa, ideja juaj për atë që donit ishte mjaft e paqartë. Deri tani, ju duhet të keni një grup shumë më të qartë qëllimesh. Ky është një nga hapat më të rëndësishëm që do të ndërmerrni në udhëtimin tuaj prej miliona miljesh. Në pulsimin tjetër, do të mësoni se si të filloni ta transformoni atë listë dëshirash në realitet.
Ideja kyçe 3
Mendimi pozitiv dhe vizualizimi mund të ju ndihmojë ta rregulloni qarkun negativ të mendjes tuaj.
Mendja njerëzore është pak a shumë si një shkop kujtese. Kur lindim, ai është i bardhë, por duke u rritur, ne gradualisht e mbushim atë me aftësi dhe ide. Disa nga dokumentet që i shtojmë sidoqoftë, përmbajnë komente lënduese dhe negative, nga të rriturit që na kanë thënë se jemi shumë të ngathtë për të luajtur futboll, apo jo mjaftueshëm të mençur për të qenë të mirë në matematikë.
Këto komente shpesh përfundojnë duke krijuar unaza reagimesh negative që na pengojnë më vonë në jetë. Por ndërsa truri i njeriut nuk ka një buton fshirjeje, ai mund të rilidhet. Le të shohim se si mund të regjistroni sugjerime të reja pozitive mbi ato kujtime të këqija.
Për këtë ushtrim do të ju duhet ajo listë e qëllimeve personale. Gjëja e parë që do të ju duhet ta rishkruani janë qëllimet në kohën e tashme të thjeshtë, thuase i keni arritur ato. Pra, thuani se qëllimi juaj ishte të humbni 10kg dhe ta bleni veturën e ëndrrave tuaja në pesë vitet e ardhshme. Shkruajeni: ‘’Është viti 2024. Jam në peshën time ideale, dhe kam një Maserati të parkuar në hapësirën time.’’
Kjo është mantra e juaj e re personale. Përsëritjani veten tuaj çdo mëngjes dhe mbrëmje para gjumit me bindje dhe entuziazëm derisa e vizualizoni jetën tuaj të re. Nuk ka rëndësi nëse jetoni në një apartament të vogël me një dhomë gjumi, ndërsa deklaroni me besim se keni një rezidencë – ideja është të përgatiteni për të ardhmen. Siç tha dikur Cary Grant kur një gazetar pyeti se si do të bëhej një yll i Hollivudit, “Fillova të sillesha si personi që doja të isha dhe më në fund u bëra ai person.”
Por mos i merrni vetëm fjalët e autorit-apo të Grantit-rreth kësaj qështjeje. Pyeteni çfarëdo atleti se si përgaditen për ngjarje të medha, dhe do të ju tregojnë se ata nuk i trajnojnë vetëm trupat e tyre-ata poashtu e vizualizojnë suksesin. Konsiderojeni Roget Bannister, njeriun e parë që vrapoi ndonjëherë katër milja në orë, një sfidë që shumë mendojnë se ishte e pamundur.Çelësi për fitoren e tij ishte përgaditja mendore: deri në kohën kur ai e bëri ate vrapim historik, ai tashmë e kishte kryer atë qindra herë në syrin e mendjes së tij.
Kjo mund të tingëllojë si e pakëndshme, por ka një shpjegim mjaft të drejtpërdrejtë për mënyrën se si funksionon: vizualizimi i suksesit tuaj përforcon një ndjenjë se gjërat që më parë mendonit të paarritshme janë në të vërtetë brenda mundësive tuaja. Garat imagjinare të Bannister-it, për shembull, i dhanë atij një avantazh mendor – ai ishte mjaft i sigurt në vetvete sa t’i injoronte kundërshtarët dhe thjesht t’i jepte një hap!
Ideja kyçe 4
Të merrni vendime të drejta dhe ta merrni dështimin si përfitim, do të ju shpie në sukses.
E tërë jeta ka të bëjë me thirrjet. Shumë prej gjërave që ju ndodhin-të mira dhe të këqija-mund të i atribohen vendimeve të së kaluarës. Gjasat janë, që disa zgjedhje të mira ende do të ju ndjekin. Por nuk është vetëm njëzet e njëzet e fundit – në fakt, vendimmarrja mund të jetë po aq efektive, për sa kohë që aplikoni teknikat e duhura.
Merreni për shembull metodën e ashtuquajtur ‘’Ben Franklin Method’’. Të themi se ju kanë ofruar një punë në Gjermani, por nuk jeni i sigurtë nëse duhet ta merrni. Shkruani të gjitha përparësitë në një kolonë, dhe të gjitha jopërparësitë në një tjetër. Jepini secilit faktor ‘’pagesën më të mirë’’ kundrejt ‘’humbjes së kontaktit me miqtë e vjetër’’. Për shembull-një vlerë prej një deri në 10 të rëndësisë. Gjithë çfarë duhet të bëni atëherë është ti numëroni numrat dhe të shihni se cila anë ka pikë më të larta.
Pastaj është edhe ‘’Metoda e Monedhës’’. A keni qenë ndonjëherë në dilemë dhe më vonë e keni kuptuar se e keni ditur se cili ishte vendimi i duhur që nga fillimi? Epo, ja një rrugë e shkurtër. Merreni një monedhë dhe bëjeni koka ‘’po’’ dhe ‘’bishti’’jo. Tani hidheni atë dhe shihni si ndiheni rreth rezultatit. Autori e përdor këtë për të bërë thirrje intriguese investimesh: nëse monedha thotë ‘’po’’, por ai akoma nuk është bindur, ai do ti besojë intuitës së tij dhe do të thotë ‘’jo’’.
Mos harroni, dështimi ka të bëjë me perspektivën. Merrni atë nga Thomas Edison, shpikësi i llambës. Kur e pyetën se si ndihej të kishte dështuar 10,000 herë, ai u përgjigj se nuk kishte dështuar 10,000 herë – ai kishte gjetur me sukses 10,000 mënyra që nuk funksiononin dhe ishte 10,000 herë më afër gjetjes së një formule që do të funksiononte!
Pasi të mësoni të përvetësoni mënyrën stoike të të menduarit të Edisonit, do të kuptoni se pengesat janë pjesë e përfundimit të arritjes së qëllimeve tuaja. Kjo është diçka për të cilën guru i biznesit të bërë nga vetë Dan Pena di gjithçka. Mbi 200 banka refuzuan kërkesat e tij për kredi për biznes. Shumë njerëz do ta kishin lënë pas dy ose tre përpjekje, por ai vazhdoi. Sot, ai vlen 250 milionë dollarë.
Ideja kyçe 5
Bota e punës po ndryshon, dhe vetëpunësimi është një opsion jashtëzakonisht tërheqës.
Miliarderi amerikan John Paul Getty ishte i zgjuar për të fituar para. Pikepamja e tij? Askush nuk u pasurua duke punuar për dikë tjetër. Megjithatë, në një farë mënyre, ju jeni tashmë i vetëpunësuar – kompania për të cilën punoni është një mjet për të arritur një qëllim dhe nëse nuk paguheshit, do të ndalonit së shfaquri në punë. Kjo do të thotë që ju jeni duke punuar për veten tuaj, por duke i dhënë dikujt tjetër pjesën më të madhe të fitimeve!
Kjo është një arsye e shkëlqyeshme për të marrë në konsideratë heqjen dorë nga slog-i nëntë-në-pesë dhe të dilni vetë, por nuk është e vetmja. Bota e punës ka ndryshuar në mënyrë dramatike në dekadat e fundit dhe rregullat e vjetra nuk vlejnë më. Edhe sikur të donit, koncertet e qëndrueshme gjatë gjithë jetës që përfundojnë me një përkëdhelje pas shpine dhe një orë ari kur të tërhiqesh mezi ekzistojnë më.
Fjalët e reja të korporatës janë “ristrukturim” dhe “zvogëlim” – në anglisht të thjeshtë, pushime nga puna. Ata që nuk humbasin punën e tyre nuk po jetojnë saktësisht nga yndyra e tokës. Rritjet e pagave janë të rralla në kohët më të mira, dhe rëniet ekonomike çojnë në mënyrë të pashmangshme në uljen e përfitimeve dhe në përgjegjësi të reja. Ndërkohë, lista e kualifikimeve që pritet të sillni me vete në punë të mbirregulluara dhe të paguara keq vazhdon të rritet.
Pastaj janë promovimet. Çfarëdo që ata pretendojnë, shumica e punëdhënësve janë ende mjaft të modës së vjetër se kë do të ndihmojnë për të ngritur një këmbë në shkallët e karrierës. Nëse jeni grua, me aftësi të kufizuara ose thjesht ke një emër të huaj si autori anglo-italian Stanzione, ka të ngjarë të gjesh veten të humbur në një moment ose në një tjetër.
Tingëllon goxha e zymtë, apo jo? Epo, këtu është e kundërta: ne po jetojmë në një epokë të re të artë për sipërmarrjen. Në një farë mënyre, është një rikthim në normën historike. Disa qindra vjet më parë, pothuajse të gjithë ishin të vetëpunësuar.
Pavarësisht nëse punonin në një tregti të caktuar ose prodhonin mallra në shtëpi në të ashtuquajturat industri të shtëpive, shumica e njerëzve mbështeteshin në mendjemprehtësinë e tyre të biznesit. Vetëm kur u shfaqën fabrikat, njerëzit filluan të mbështeteshin te kompanitë për t’u kujdesur për to.
Ekziston një arsye e thjeshtë që fluturimi i vetëm është bërë sërish një opsion kaq i zbatueshëm: globalizimi. Me internetin në majë të gishtave kudo që të jeni në botë, një lingua franca ndërkombëtare – gjuha në të cilën po i lexoni këto pulsime – dhe aftësinë për të transferuar mallra dhe para përtej kufijve, ju mund të punoni kudo dhe kurdo që dëshironi. Po si ndodhin të gjitha këto? Lexoni për të zbuluar!
Ideja kyçe 6
Porosia me postë mund të jetë modeli më i mirë i biznesit në botë.
Së pari gjërat më të rëndësishme: dorëheqja nga puna juaj për t’ia filluar një jetë të re vetëm është thirrje e madhe, dhe vetëm ju mund të vendosni nëse është e duhura. Para se të zhyteni, përgjigjuni këtyre pyetjeve:A është puna juaj përmbushëse? A është paga e mirë? A do të vazhdonit ta bënit edhe nëse nuk do të ju duheshin paratë? Nëse ndonjëra prej përgjigjeve është ‘’jo’’, atëherë është koha të largoheni nga ajo për të mirën tuaj. Në fund të fundit, njerëzit e palumtur tejushqehen, pijnë, tymosin duhan dhe-eventualisht-digjen.
Pra, ku të filloni nëse keni vendosur që jeni gati? Epo, është koha për të mësuar rreth tregtisë së porosive me postë. Autori ka arsye të forta për ta quajtur atë modeli më i madh i biznesit në botë – kështu ai i bëri milionat e tij. Ja si funksionon.
Porosi me postë nënkuptojnë shitjen e mallrave ose shërbimeve për klientët që nuk e kanë parë kurrë produktin tuaj dhe janë tërhequr nga reklamat, artikujt, postimet në blog ose kërkimet në internet. Nëse ata duan të blejnë produktin tuaj, ata e porosisin atë përmes telefonit ose online. Ajo që shisni varet nga ju – mund të jetë çdo gjë nga enë gatimi me porosi deri tek manualet e golfit.
Gjëja e rregullt është kjo: të filloni është e thjeshtë, e shpejtë, dhe mbi të gjitha, lirë. Shumica e bizneseve dështojnë sepse janë të zhytura në borgje para se të fillojnë të funksionojnë. Atyre ju duhet të paguajnë për stafin, premisat, licensat dhe lejet. Bizneset me porosi poste nuk e kërkojnë këtë.Do te bëni gjithçka derisa të jeni gati të zgjeroheni. Po zyra juaj? Websajti. Keni nevojë për linjë telefonike? Punësoni një shërbim përgjigjesh. Shpenzime? Minimumi, vetëm diku sa për ta ruajtur produktin tuaj. Nëse produkti juaj është informacion-diçka që mund ta shihni më vonë- atëherë do të ju nevojitet më shumë se një dollap.
Por më e mira e të gjithave, kushtet janë në favorin tuaj. Konsumatorët asnjëherë nuk janë ndjerë më rehat me porositë online apo ndarjen e detajeve të kartelave bankare me një palë të tretë.Duke trokitur së bashku me webfaqe profesionale është vetëm qështje orësh, madje edhe nëse jeni amater, me raste, nëse i përdorni shërbimet nga kompanitë si WordPress. Dhe falë shërbimeve të besueshme të korrierëve dhe shkarkimeve elektronike, edhe biznesi më i vogël ka shtrirje globale.
A funksionon? Pyetni Richard Branson, themeluesin e Virgin Group me shumë miliarda dollarë. Ai filloi në një apartament të vogël duke shitur regjistrime me postë, të cilat i reklamonte në revistat studentore. Anita Roddick, mendja pas zinxhirit shumëkombësh të kozmetikës Body Shop, fillimisht preu dhëmbët duke u shitur produkte bukurie klientëve që lexonin reklamat e saj në revistat që synonin adoleshentët.
Tani, çfarë duhet të shisni?
Ideja kyçe 7
Hulumtojeni tregun dhe përzgjedhni caqe të lehta që të siguroheni të zgjedhni produkte që shiten.
Eksperti i Marketingut Gary Hebert luan një lojë me audiencën e tij kur jep fjalime. Çfarë do të ishte përparësia e tyre nëse do të udhëheqnin një stendë hamburgerësh në garë me operimin e burgerit të tij. Përgjigjet e zakonshme? Stenda më e madhe, mishi më i mirë, apo lokacioni më i mirë. Hebert përfundon duke ju treguar atyre përparësitë që do ti zgjedhte: një turmë të uritur.
Mund të duket si një pikë e dukshme, por biliona dollarë shpërdorohen çdo vit nga bizneset që e kanë harruar mësimin e Hebertit-që ju mund të shisni diçka nëse ka apetit të konsiderueshëm për atë gjë. Pra ja ku e keni maksimën e parë nëse po e konsideroni lojën e punës me porosi: njiheni tregun tuaj dhe vendosni se çfarë do të shisni respektivisht.
Ti kuptoni dhe t’iu përgjigjeni ndryshimeve në atë çfare duan njerëzit është përbërës qendror në biznes. Kjo sepse dëshirat e njerëzve ndryshojnë tërë kohën. Por nëse mund ti lexoni këto dëshira si duhet, atëherë keni më shumë gjasa të përfitoni prej tyre. Për shembull, kur filmi “Jurassic Park” i Steven Spielberg u shfaq në kinema në vitin 1993, shitjet e kompleteve të dinosaurëve prej druri në dyqanin e Muzeut të Historisë Natyrore Britanike u trefishuan brenda natës!
Nuk keni nevoje ta rishpikni rrotën poashtu. Siq thotë autori, shpesh ju shërben më mirë të jeni personi i dytë ose i tretë që mendon për diçka, sesa i pari, pasi rreziqet dhe mundësitë do të jenë bërë të qarta për të dyja rastet. Mendoni si të lejoni dikë tjetër të zhysë gishtat e këmbëve në pishinë për të kontrolluar temperaturën përpara se të hidheni në veten tuaj. Ajo që me të vërtetë bën dallimin është identifikimi i objektivave të lehta: produkte me një rekord të dëshmuar interesi emocionues dhe kapja e duarve për kuletat.
Për fat të mirë, shumë mjete për të kryer hulumtime të plota të tregut janë tashmë në majë të gishtave. Edhe më mirë? Zakonisht janë falas! Këtu është një këshillë për të filluar. Së pari, konfiguroni një llogari Google Ads. Mos u shqetësoni për vendosjen e reklamave tuaja në këtë pikë – ajo që dëshironi është mjeti i fjalëve kyçe, i cili do t’ju tregojë se çfarë po kërkojnë njerëzit në Google.
Kur autori po shkruante këtë libër, për shembull, ai vuri re se “golf swing” gjeneroi 450,000 kërkime në një muaj. Ky është një treg i madh potencial për çdo gjë, nga kurset tek DVD-të e deri te gazetat për të përsosur lëvizjen tuaj të golfit!
Ideja kyçe 8
Informacioni është një produkt ideal postar: është i lehtë për prodhim dhe ka margjina të larta.
Produktet më të mira të porositura me postë janë të vogla, të lehta dhe të forta mjaftueshëm për t’i mbijetuar transportimit dhe janë të vështira për tu gjetur në nivel lokal. Më rëndësishmja, ato kanë vlerë të lartë përceptuese, dhe kushtojnë pak për tu prodhuar. Në këtë pulsim, do ta hedhim një shikim të një lloj produkti që e plotëson faturën.
Mendoni përsëri për të gjithë ata njerëz që kërkojnë për “lopate golfi” në Google. Ajo që ata kërkonin ishte informacion. Është një nga produktet më të kërkuara atje dhe njerëzit paguajnë para të mira për të. Më e mira nga të gjitha, nxjerrja e tij në treg nuk kërkon shpenzime masive. Autori, për shembull, kujton se një herë kishte shitur një dokument me katër faqe për 65 dollarë. Kostot e prodhimit? 65 cent për letrën dhe bojën!
Pra si i shiti informacionet? Një mënyrë është për ta paketuar atë si manual udhëzues.
Hapi i parë është ti hyni Amazonës apo eBay dhe të shihni cilat tema po shkojnë mirë. Kategoritë e informacioneve më të shitura zakonisht përfshijnë këshillat mbi paratë, dietën, udhëtimin për punë, kozmetikën dhe tajkimet.
Sapo ta zgjedhni subjektin tuaj, atëherë i keni tri opsione: ose mund të hulumtoni dhe ta shkruani manualin vetë, të punësoni një freelancer për ta bërë atë për ju, apo ti bleni, riprintoni dhe ti rishitni të drejtat tek një publikim egzistues.
Më pas, do të dëshironi të përdorni Google Ads për të zbuluar se si njerëzit po kërkojnë lidhur me subjektin tuaj. Thuaj se po krijoni një manual mbi strategjitë efektive të lojërave të fatit: mund të zbuloni se njerëzit po kërkojnë “të fitojnë para nga garat me kuaj”. Kjo do t’ju tregojë se cilat fjalë kyçe të përdorni në reklamat tuaja, të cilat më pas mund t’i vendosni në internet dhe në revista të specializuara në zonën tuaj.
Përfundimisht, do të ju duhet ta mbani një listë njerëzish që kanë blerë produkte të ngjashme dhe ti kontaktoni ata direkt. Kjo është quditërisht e lehtë-të kërkoni në google ‘‘ndërmjetësit e listës së postës direkte” duhet t’ju ndihmojnë të gjeni shumë.
Sapo ta keni prodhuar manualin tuaj, mund ti përdorni informacionet për ta krijuar edhe një produkt tjetër: audion. Kjo është mënyrë e mrekullueshme për të arritur konsumatorët e sotëm të mbingarkuar.
Ideja kyçe 9
Të ruani para është njësoj e rëndësishme si të bëni para, dhe kjo është e lehtë për tu bërë kur dini ku të kërkoni.
Deri tani duhet ta keni një ide të mirë se si të filloni të gjeneroni një të ardhur të re. Por a e dini ku është poenta: të kërkoni atë që tashmë e keni është njësoj e rëndësishme sikur të bëni para. Shopingu, me fjalë të tjera, është një aftësi, dhe blerja e mençur është ajo që e bën gjithë dallimin. Është arsyeja pse disa njerëz ja dalin mjaft mirë me 50.000$ në vit, dhe të tjerët vuajnë me 250,000$.
Çelësi është të bëheni më të vëmendshëm me zgjedhjet tuaja konsumatore. Gjithçka ka të bëjë me marrjen e hapit të parë para se të spërkateni dhe t’ia bëni vetes një pyetje të thjeshtë: A ju duhet vërtetë kjo gjë, apo është thjesht një impuls i blerjes?
Nëse përgjigja akoma është ‘’po’’, vazhdoni edhe me disa pyetje të tjera. A do të mund ta merrnit atë gjë me qira, në vend se ta blinit, për shembull? Dhe nëse e bleni atë me një ide që ta rishitni atë më vonë, sa shpejtë do ti bie vlera asaj gjëje? Përgjigjuni me ndershmëri, dhe kështu keni më pak gjasa të pëfundoni të penduar për vendimet tuaja shpenzuese.
Duke e pasur këtë në konsideratë, nuk ka rrugë tjetër, pos që do të ju duhet ta merrni portofolin në dorë. Në këto raste, ja vlen t’ia hedhni një vështrim produkteve të përdorura.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë të shkoni në dyqanin e ushqimit. Mendoni për pajisjet elektronike të konsumit – shumë shitës të mëdhenj ofrojnë garanci për kthimin e parave. Kur klientët kthejnë mallrat e tyre, dyqani i shet këto produkte praktikisht të papërdorura me një zbritje prej rreth 25 përqind.
Platformat e tregtisë elektronike janë një tjetër bast i mirë, veçanërisht nëse vendosni që iPhone i vitit të kaluar do t’ju shërbejë po aq mirë sa modeli më i fundit. Por kini kujdes: nëse një marrëveshje tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, zakonisht është. Tregoni kujdes dhe kontrolloni gjithmonë vlerësimet e shitësve përpara se të shtypni butonin “blej”.
Poashtu, ju mund të kurseni një ton para kesh në blerje të mëdha sikurse veturat, nëse vetëm dini ku të kërkoni. Firmat më të mëdha qiradhënëse të veturave si Hertz shet modele të përdorura, të cilat janë përgjithësisht jo më të vjetra sesa gjashtë deri në tetë muaj, dhe ofrohen në zbritje deri në 30%.
Por ja ku është këshilla më e mirë e të gjithave: nëse jeni në treg për një veturë, synoni ta bleni atë afër Krishtlindjeve. Mendjet e njerëzve në atë kohë zakonisht jane të fokusuara në pushimet e ardhshme dhe marrëveshjet biznesore bien, që domethënë se keni më shumë gjasa të bini në ujdi.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyq në këto pulsime është:
Çdokush mund ta ndryshojë jetën e tij krejtësisht, të fitojë më shumë dhe të gjejë përmbushje më të madhe. Por puna është se-ky është një udhetim i gjatë. Duke e pasur parasysh këtë, detyrat më të mëdha mund të arrihen duke marrë hapa të vegjël. Siq thotë një thënie: mënyra më e mirë për ta ngrënë një elefant është duke e ngrënë pak nga pak. Dhe kjo është saktësisht se si do ta ndryshoni jetën tuaj rrënjësisht. Qoftë duke marrë vendime më të mira, qoftë duke nisur biznesin tuaj apo duke bërë më shumë para në dorë, këto pulsime janë një guidë hap pas hapëshe për tu bërë vetja juaj më e mirë.
Këshillë vepruese:
Buzëqeshni!
Me siguri ju ka rënë ta dëgjoni idenë se nëse nuk pyesni, nuk do të merrni. Kjo është shumë e vërtetë, por përjashton diçka shumë jetike: që keni më shumë gjasa ta merrni atë që doni nëse pyesni për të me një buzqëshje në fytyrë. Buzëqshja është gjuhë univerzale-mund ta dëgjoni atë edhe përtej telefonit. Tregtarët e telekomunikacionit shpesh vendosin pasqyra në tavolinat e tyre, pasi e dinë se nëse janë duke buzëqeshur ndërsa bëjnë fushatat e tyre, shifrat e tyre të shitjeve do të duken shumë më mirë në fund të muajit!
Keni komente?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më pas: Make Time, nga Jake Knapp dhe John Zeratsky
Deri tani duhet ta keni një ide të mirë se çfarë dëshironi të bëni me të ardhmen tuaj.Por ja ku është pyetja një-milion dollarëshe: Si do ta gjeni atë kohë për ti ndjekur qëllimet tuaja? Në fund të fundit, sapo ti keni përfunduar pagesat e faturave, përkujdesja për punët e përditshme të shtëpisë dhe ndihma e fëmijëve me detyrat e tyre, dita veqse ka marrë fund.
Epo, jo e tëra. Nuk mund ta ndryshoni faktin se një ditë ka vetëm 24 orë, por mund të filloni ta nxjerrni më të mirën prej tyre, dhe kjo është pikërisht ajo që Jake Knapp dhe John Zeratsky duan të ju ndihmojnë të arrini. Pra nëse e keni përfunduar me humbje të kohës përmes shpërqendrimeve dhe shtyerjes së gjërave, pse mos ti shikoni pulsimet tona në Gjej kohë?