-0.5 C
Pristina
spot_img

Shifra “të frikshme”, ja sa % të jetës e shpenzojmë në telefon

Date:

Share:

Me 4.8 miliardë përdorues çdo ditë, media sociale është një pjesë integrale e botës sonë dhe mënyra kryesore se si qëndrojmë të lidhur me njëri-tjetrin.

Çdo vit më 30 qershor festohet Dita e Mediave Sociale – ditë që “u krijua” në vitin 2010 për të njohur ndikimin e mediave sociale në komunikimin global.

Ndryshe, MySpace ishte platforma e parë sociale që arriti 1 milion përdorues aktivë mujorë në vitin 2004, duke hapur rrugën për mediat sociale siç e njohim ne.

Dhe në hapësirën e shkurtër prej dy dekadash, përdorimi i mediave sociale ka shpërthyer me rreth 60 për qind të popullsisë së botës që e përdorin atë sot.

Por cilat janë platformat sociale më të përdorura në botë?

Facebook ka “kurorën” si platforma më e përdorur e mediave sociale, me 2.96 miliardë përdorues aktivë mujorë, shkruajnë mediat e huaja.

I themeluar nga Mark Zuckerberg në vitin 2004, aplikacioni Facebook transformoi peizazhin e mediave sociale. Duke filluar si një rrjet ekskluziv për kolegjet, ai u zgjerua shpejt globalisht.

Meta (më parë Facebook Inc) zotëron katër nga platformat më të mëdha të mediave sociale në botë: Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger.

Secili nga tre të parët tërheq të paktën 2 miliardë përdorues aktivë çdo muaj.

Sa kohë mesatarisht shpenzon një person në rrjetet sociale?

Përdoruesi tipik shpenzon rreth 2.5 orë në ditë në mediat sociale, sipas DataReporta

 

Kjo është 864 orë në vit “lëvizje” nëpër aplikacione, ekuivalente me 36 ditë ose pak më shumë se një muaj.

Dhe kur e zgjasim këtë afat kohor me atë të “gjithë jetës”, shifrat bëhen edhe më tronditëse.

 

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img