-0.4 C
Pristina
spot_img

MINT/KIESA mbështesin “Javët e Biznesit Kosovar 2023”, bëhet thirrje për blerje të prodhimeve vendore.

Date:

Share:

Përmes ngjarjes së sotme të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), mbështetur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht nga Agjencia KIESA, në frymë festive, në prag të festës së flamurit kombëtar shqiptar 28 nëntori, u shënua hapja e ’’Javët e Biznesit Kosovar 2023″, me moton e veçantë BLEJ PRODUKTE VENDORE.
Kjo ngjarje, ka për qëllim kryesor të vlerësoj dhe përforcoj krijimtarinë vendore me produkte me vlerë përmes mbështetjes me politika dhe instrumente të ndryshme qeveritare, krijimit të lidhjeve në mes bizneseve me diskutime në vijim në mes përfaqësuesve qeveritar dhe komunitetit të biznesit, për instrumentet dhe skemat mbështetëse për prodhuesit vendor, për të shpalosur potencialin e tyre në industrinë prodhuese, me rol kryesor për zhvillim ekonomik, social e mjedisor në vendin tonë.
Në kuadër të këtij aktiviteti, u ekspozuan produktet e mbi 50 bizneseve prodhuese të industrisë vendore dhe të afër 40 grave ndërmarrëse si anëtare të shoqatave artizanale dhe bujqësore.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, tha se Kosova ka një pasuri të pashtershme të resurseve natyrore e njerëzore, të cilat përmes zbatimit të Politikës Industriale 2030, me shfrytëzim efektiv të potencialit të industrisë prodhuese, do të sjellin produkte me vlerë të lartë të shtuar në tregun vendor e ndërkombëtar dhe zhvillim e transformim më të shpejtë ekonomik në vendin tonë.
Duke e theksuar moton e ngjarjes BLEJ PRODUKTE VENDORE me ftesë që tryezat tona familjare, në çdo ditë të vitit të jenë me produkte vendore cilësore dhe të sigurta, ajo tha se kështu e forcojmë ekonominë dhe shtetin tonë.
Ajo shtoi se një ngjarje e tillë, shërben si mundësi për të përkrahur e festuar talentin e pasionin e ndërmarrësve tanë, të cilët në vazhdimësi po sjellin në pah inovacionin dhe cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, për tregun vendor dhe ndërkombëtarë.
Konferenca e sotme, u përmbyll me një panel diskutimi me temë: “Zhvillimi dhe Promovimi i prodhimeve vendore”, ku u prezantuan instrumentet dhe skemat mbështetëse për ndërmarrësit vendor, për avancim të teknologjisë, standardizim e certifikim, dixhitalizim dhe trajnim për menaxhim të biznesit, me qëllim rritjen e prodhimit vendor industrial dhe rritjen e eksporteve për përmirësim të bilancit tregtar, me ç’rast të pranishmit patën mundësi të parashtrojnë pyetje të shumta për panelistët.
Aktivitetet në kuadër të Javëve të Biznesit, do të vazhdojnë me konferenca, promovime, tryeza dhe forume me tema të ndryshme për zhvillim dhe promovim të mëtejmë të prodhimit vendor industrial dhe rritje te eksportit.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img