4.7 C
Pristina
spot_img

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për komunikimin celular u rrit me 4.2% vitin e kaluar

Date:

Share:

Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht rreth 6800 lekë për shërbime të komunikimeve celulare.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 4.2% krahasuar me një vit më parë.

Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë.

AKEP vlerëson se, duke marrë në konsideratë se gjithnjë e më shumë ofrimi i shërbimeve mobile po ofrohet në paketa me përmbajte të kombinuar (minuta, sms dhe internet), ARPU është tregues më domethënës në vlerësimin e të ardhurave nga përdoruesit.

Sipas shifrave krahasuese të AKEP, ARPU në vitin 2022 në Shqipëri ishte rreth 57.18 euro/vit, ndërsa ARPU mesatare vjetore e Bashkimit Europian rreth 173 euro/vit, ose, rreth tre herë më e lartë në Shqipëri.

Megjithatë, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 3.75 lekë për minutë, në rritje me 23% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.

Nga raportimet e kryera gjatë vitit 2022, ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike mobile raportuan rritje të të ardhurave me rreth 4% krahasuar me vitin 2021. Në rritjen e të ardhurave totale të tregut peshën kryesore e ka pasur rritja e të ardhurave të gjeneruara nga ofrimi i shërbimeve me pakicë të cilët u rritën me rreth 10% krahasuar me periudhën pararendëse, ndërsa të ardhurat me shumicë kanë pësuar rënie me rreth 11% krahasuar me vitin 2021. AKEP vlerëson se vitin e kaluar, tregu i shërbimeve celulare vitin e kaluar kishte një volum total prej 25.4 miliardë lekësh ose rreth 223 milionë eurosh.

Për sa i përket treguesve të rezultatit financiar neto vjetor, për vitin 2022 të tre sipërmarrësit kanë raportuar rezultat financiar negativ, respektivisht Vodafone Albania me rreth 258 milionë lekë humbje, One Telecommunications ka raportuar humbje në vlerën 559 milionë lekëve ndërsa Albtelecom për vitin 2022 ka raportuar rezultat financiar negativ me rreth 12 miliardë lekë.

Sipas AKEP, rezultatet negative ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme mundësinë e operatorëve për të rritur investimet dhe për të përmirësuar teknologjitë në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për konsumatorët fundorë.

Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazike të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por ndërkohë kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë. /Monitor

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img