-1.4 C
Pristina
spot_img

Okta konfirmon sulmin e kibernetik që vodhi të dhënat e të gjithë konsumatorëve

Date:

Share:

Aksionet e Okta pësuan rënie në Tetor pasi kompania tha se thyerja e sigurisë lejoi disa hakerë të shohin të dhëna të ngarkuara nga disa klientë.Photo Source: Reuters

Okta tha ditën e Marte se hakerët kanë vjedhur informacione rreth të gjithë përdoruesve kur sistemin i saj i kujdesit të klientit u thye gjatë një sulm dy muaj më parë.

Kompania Amerikane me seli në San Francisco njoftoi konsumatorët se ka arritur në përfundimin që hakerët kanë shkarkuar një raport i cili përmban të dhëna si emra dhe adresa e-maili të të gjithë klientëve që kanë përdorur sistemin e kujdesit ndaj klientit.

Aksionet e Okta pësuan rënie në Tetor pasi kompania tha se thyerja e sigurisë lejoi disa hakerë të shohin të dhëna të ngarkuara nga disa klientë.

“Edhe pse nuk kemi njohuri direkt ose prova se ky informacion po shfrytëzohet në mënyrë aktive, kemi njoftuar të gjithë konsumatorët tanë se mund të ekspozohen përballë sulmeve phishing ose inxhinierisë sociale,” tha Okta.

Kompania në fjalë ofron shërbime identiteti siç janë identifikimet e njëhershme dhe verifikimi me shumë faktorë për të siguruar kredencialet e aplikacioneve dhe uebsajteve online të konsumatorëve, në mesin e të cilëve është edhe OpenAI. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img