-0.4 C
Pristina
spot_img

Ministrja Rizvanolli u takua me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski

Date:

Share:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi u takuan me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski.

Duke i uruar mirëseardhjen në Kosovë Drejtorit Lorkowski dhe ekipit të tij gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sekretariatit ndaj vendit tonë, në çështjet e ndërlidhura me politikat e energjisë. Nga ligjet mbi burimet e ripërtëritshme e deri tek strategjia e energjisë, ai i falënderoi për kontributin e dhënë në këtë sferë.

Pasur parasysh krizat e njëpasnjëshme të energjisë shkaktuar nga situata gjeopolitike, gjatë bisedës me Lorkovskin u theksua se Kosova ka një rrugë të gjatë e plot sfida përpara, të cilat me përkrahjen edhe të Sekretariatit do t’i tejkalojmë bashkërisht.

Në takim u bisedua dhe mbi vazhdimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë e vijimin e marrëveshjes mes KOSTT dhe ENTSO-E. Gjithashtu u diskutua dhe në lidhje me Udhërrëfyesin mbi marrëveshjen e energjisë.

Në fund të takimit, Drejtori Lorkowski u falënderua për bisedën e frytshme e bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img