Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Gjeometria e Pasurisë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Si ta formoni një jetë me para dhe me kuptim!
Çfarë ka në këtë libër për mua? Një udhërrëfyes për menagjimin e parave.
Gjërat kanë qenë shumë më të thjeshta. Sapo gjenit një punë të mirë, mbeteshit me të deri në pension. Në atë pikë, punëdhënesi juaj kujdesej për gjërat, duke paguar një shumë fikse të pensionit tuaj rregullisht lidhur me pagën tuaj të vjetër. Pensionistët mundin lirisht ti vënin këmbët mbi këmbë dhe të relaksoheshin.
Por e gjithë kjo ka ndryshuar përgjatë tri apo katër dekadave të fundit. Planet e kaluara bujare të pensionit kanë ikur kaherë, dhe punëtorët e sotëm duhet të kujdesen vetë për foletë të tyre. Kjo nënkupton të luani një rol aktiv në mënyrën se si menagjohet tengjerja e pensionit tuaj, dhe të investoni në kursime.
Kjo mund të jetë lodhëse-në fund të fundit-një lëvizje e gabuar në tregjet turbulente financiare mund ti fshijë të gjitha kursimet tuaja. Pra, si ti menagjoni financat?
Kjo është ajo që do të eksplorojmë në këto pulsime teksa hedhim një shikim në investitorin sezonal Brian Portnoi dhe udhërrëfyesit të tij holistik për menagjimin e parave.
Përgjatë rrugës do të mësoni:
- Çfarë mund të ju mësojë për investimet një filozof i shekullit të shtatëmbëdhjetë;
- Pse modestia dhe mirënjohja janë të mira për psikikën dhe kuletën tuaj; dhe
- Si ti shumëfishoni investimet e portfolios tuaj dhe ti shmangni humbjet.
Ideja kyçe 1
Pasiguria financiare është normalja e re, dhe instiktet tona na ndalojnë nga investimi i parave tona në mënyrë të mençur.
Thënë historikisht, planet e pensionit janë shpikje mjaft e fundit. Në fakt, ato janë bërë realisht të shpeshta në shekullin e nëntëmbëdhjetë derisa shoqëri të caktuara janë bërë financiarisht më të sigurta.
Sidoqoftë, sot ajo epokë duket të ketë marrë fund. Me pasigurinë financiare të shpërndarë më shumë se kurdoherë, planet e pensionit janë edhe njëherë një gjë e rrallë.
Kjo sepse ka një mundësi të madhe në mënyrën si se financohen planet e pensionit. Përpara viteve 1980, punëdhënësit zakonisht grumbullonin një pjesë të madhe të parave për të paguar pensionet e punonjësve të tyre. Tani, megjithatë, punëtorët pritet ta paguajnë vetë këtë. Në Shtetet e Bashkuara, dalja në pension tani më shpesh vetëfinancohet përmes planeve të investimeve 401(k).
Statistikat e reflektojnë këtë ndryshim të madh në financim të pensionimit. Në mes viteve 1980 dhe tani, numri i punëtorëve i caktuar me pension të plotë në kompani zbriti nga 62 në vetëm 17%. Numri i punëtorëve që vetë-financohen për pensionimin e tyre përmes planeve 401 (k), në anën tjetër, u rrit nga 12 ne 71%.
Çuditërisht, kjo ka krijuar një masë të madhe të pasigurisë. Merreni një pyetësor të bërë nga Instituti për Hulumtimte të Dobisë së Punëtorit. Ai ka gjetur se më pak se një qerek-vetëm 18%- e të gjithë Amerikanëve presin një pensionim të rehatshëm.
Por ja ku është ndërhyrësi real: Përpjekjet tona për vetë-financim të pensionimit po nënvlerësohen nga instiktet tona, gjë që shpie në marrje të vendimeve të ulëta investuese.
Le ta sqarojmë këtë. Kur ka kthesë ekonomike, ne ndihemi më pak të sigurtë. Si rrjedhojë, fillojmë të mbledhin para. Dhe si e bëni atë kur tezgat ekonomike dhe çmimet e produkteve bien? Si?- ju i shitni produktet që i keni tanimë dhe filloni të bleni produkte të reja.
Por kjo nuk ka ndonjë kuptim. Mendoni për këtë në këtë mënyrë. Ju nuk vraponi për tek supermarketi juaj kur ngriten çmimet e tij; ju i prisni zbritjet. Kjo është saktësisht logjika që duhet ta aplikojmë në treg financiar. Koha më e mirë për të blerë produkte është kur çmimet janë të ulëta-për shkak të, për shembull, rënies ekonomike. Thënë ndryshe, sikur të mos bleni produkte me çmime të ulëta gjatë krizës financiare të vitit 2008, ju keni humbur! Ky është një gabim që duhet shmangur në të ardhmen.
Investimet nuk janë rruga e vetme për tek siguria financiare edhe ashtu. Në pulsimet e mëposhtme do të eksplorojmë disa nga mjetet që mund ti përdorni për ti vënë financat tuaja në rregull.
Ideja kyçe 2
Ne nuk mund ta kontrollojmë çdo aspekt të jetës tonë, por në vërtetë kemi një sasi të madhe të veprimit.
Pasiguria mund të jetë në rritje, por ajo nuk nënkupton se jemi të mallkuar në mjerim monetar. Fatmirësisht, të gjithë kemi mjete të fuqishme për zgjidhjen e problemeve financiare-trurin njerëzor. Tani, truri nuk është i jgithëfuqishëm, dhe nuk mund ta zgjidhë çdo enigmë apo të na bëjë të gjithë neve financierë të sukseshëm. Por duhet të na jep pak mënyrë si ti shfrytëzojmë gjërat.
Le të fillojmë duke shikuar mbi kufizimet e trurit tonë. Në librin e tij ‘’Të menduarit, Shpejtë dhe ngadalë’’, psikologu dhe ekonomisti Daniel Kahnemann thotë se cilësimi ynë i caktuar njohës është ‘’të menduarit e shpejtë.’’ Ky është një refleks automatik i nxitur nga ngjarjet në botën që na rrethon.Kur ngisni një veturë dhe e shihni dikë duke gjuajtur me shigjetë në rrugë, për shembull, është të menduarit e shpejtë që ju bën insitktivisht ti goditni frenat.
Kjo për shkak se truri ynë është vazhdimisht duke kontrolluar ambientin tonë për rreziqe. Kur hasim në rrezik, reagimet tona janë të shpejta dhe shumë të pavetëdijshme. Kjo nënkupton se nuk mund ta kontrollojmë trurin tonë ‘’të shpejtë’’-ai thjeshtë merr vendime për ne. Ndonjëherë ato janë vendime financiare. Nëse ndonjëherë keni hargjuar një sasi të madhe të parave që nuk i keni, mundësitë janë se truri juaj i shpejtë ka qenë në ulësen e shoferit.
Por të menduarit e shpejtë nuk është hapësira e vetme në të cilën funksionon truri ynë. Sipas Kahnemanit, ne poashtu e kemi ‘’trurin e ngadalshëm.’’ Ky është përgjegjës për mendimin racional dhe analizimin e të dhënave komplekse. Është kjo hapësirë që na mundëson, thuaj, të llogarisim hyrjet në llogaritë e larta të kursimeve tona.
Pra çfarë mund të kontrollojnë trurët tonë të ngadalshëm? Për t’iu përgjigjur kësaj, duhet të shikojme në një studim që shkenctarët socialë Edward Deci dhe Richard Ryan publikuan në Enciklopedinë e Shkencave Behaviorale në vitin 2015. Ai studim sygjeron se rreth 60% të aftësisë tonë për të marrë vendime të shëndosha dhe për të qenë të lumtur përcaktohet nga gjenet dhe situatat.
Kjo vë shumë vendime jashtë kontrollit tonë, por poashtu nënkupton se një 40% i plotë i vendimeve që bëjmë në jetën tonë janë zgjedhje të vetëdijshme.Nëse e përdorni trurin tuaj të ngadalshëm për ti bërë ato thirrje, do të jeni në rrugë të mirë të lumturisë financiare!
Si e bëjmë këtë, mund të pyesni? Le ta kuptojmë në pulsimin tjetër.
Ideja kyçe 3
Qasja më e mirë në menagjimin e rrezikut është ta zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj humbjeve.
Filozofi i shekullit të shtatëmbëdhjetë Blaise Pascal pati një hyrje interesante në dy nga pyetjet më të mëdha të ditëve të tij-Zoti dhe besimi. Sipas Paskalit, vendimi për të besuar apo për të mos besuar në Zot është bast, dhe kjo sqaron pse është më mirë të kesh besim. Nëse Zoti egziston, ju merrni shpërblime të mëdha. Nëse besoni, por del se ai nuk egziston, ju nuk humbisni asgjë. Besimi, me fjalë të tjera, është thjesht shumë më pak i rrezikshëm.
Por çfarë ka të bëjë kjo me paratë? Ka të bëjë shumë madje. Minimizimi i rrezikut nuk është thjshtë një strategji e shëndoshë kur është në pyetje besimi-ajo është poashtu një mënyrë e mrekullueshme e qasjes ndaj vendimeve financiare.
Menagjimi i mirë i parave ka të bëjë me balansin e duhur në mes të rrezikut dhe shpërblimit. Sa më shumë që rrezikoni, aq më shumë keni çfarë të fitoni. Por të rrezikoni gjithçka poashtu nënkupton se mund të humbisni gjithçka. Këtë mund ta shihni si funksionon duke shikuar start-upet. Kur fitoni në një industri, ju fitoni shumë-vetëm mendoni për Google apo Facebook. Por si CEO-ja i Trepoint, Bill Carmody theksoi në një artikull në vitin 2015 se 96% e start-upeve u lansuan në SHB gjatë dekadës së kaluar ishin zhdukur.
Të vëni bast gjithçka në të kuqen qartë nuk është opsion i qëndrueshëm, por poashtu nuk mund të rriteni financiarisht pa marrë disa rreziqe. Pra si duhet ti qaseni marrjes së rrezikut? Thjeshtë: minimizoni ekspozimin ndaj humbjeve.
Merreni për shembull industrinë e sigurimeve. Kur bleni një shtëpi, ju po merrni një rrezik financiar. Shtëpitë janë të shtrenjta dhe në fund të fundit, ato munden-dhe ndonjëherë edhe digjen. Për të shmangur humbjen e çdo gjëje, ju e siguroni shtëpinë tuaj, duke zgovëluar kështu rrezikun e rrënimit financiar në rast se ndodh më e keqja.
I njëjti parim mund të aplikohet në investime. Shikoni investitorët më të suksesshëm të botës, sikurse Warren Buffet dhe Charlie Munger, dhe do ta kuptoni se të gjithë ata kanë një gjë të përbashkët-ata janë të obsesionuar me shmangjen e dëmit dhe kufizimit të rreziqeve. Forca e tyre e madhe është se ata presin derisa kushtet të jenë në favor të tyre para se të godasin. Duke u fokusuar në parandalim të rrezikut, ata vëjnë baste që thjesht nuk mund ti humbin.
Ideja kyqe 4
Filloni të planifikoni financat tuaja duke përcaktuar vlerën e rrjetit tuaj dhe duke vendosur qëllime financiare.
Tani që i kemi eksploruar qasjet e përgjithshme në menagjimin e fianncave, është koha të shikojme tek specifikat. Le të fillojmë me diçka që shumë pak prej nesh ndonjëherë ja dalin ta bëjnë-të punojmë në vlerën e vetë rrjetit tonë.
Kjo është jashtëzakonisht efektive. Edhe më mirë, është e lehtë ta bëjmë.
Se pari, do të deshironit ta llogarisnit shumën e të gjitha aseteve tuaja-shtëpisë, veturës, fondit të kursimeve, kursimeve, vlerës së gjërave individuale në shtëpinë tuaj, e kështu me radhë. Vendoseni këtë në një kolonë. Pastaj, mblidhni borgjet tuaja në një kolonë të dytë. Kjo do të përmbajë gjithçka nga hipoteka juaj, tek kartelat e kreditit, huatë e kolegjit dhe huatë për veturë. Dallimi në mes të totalit të këtyre dy kolonave ështe vlera e rrjetit tuaj. Llogariteni këtë çdo vit për të pasur një ide se si po shkojnë gjërat me kalimin e kohës.
Pra pse është ky një ushtrim aq i rëndësishëm? Epo, sapo të keni fituar një pasqyrë të saktë të shëndetit tuaj momental financiar, mund të filloni të mendoni për qëllimet tuaja financiare.
Kur e dini se çfarë po synoni është alfa dhe omega e meangjimit të parasë tuaj.Dukshëm, ju nuk mund ti parashikoni gjithnjë çfarë nevojash do të keni në të ardhmen, por ju mund ti bëni disa vlerësime mjaft të sakta bazuar në dëshirat dhe nevojat tuaja të tanishme.
Thuaj se e dini tashmë se dëshironi të jeni në gjendje të vendosni një pagesë prej 50,000 dollarë në një shtëpi prej 250,000 dollarësh në rreth pesë vjet, ose keni llogaritur se sa të ardhura vjetore do t’ju nevojiten për të jetuar rehat kur të dilni në pension. Pasi të jeni të qartë për këto qëllime, mund të krijoni një plan financiar për t’i arritur ato. Kontrolloni këtë çdo vit dhe do të jeni në gjendje të vlerësoni nëse jeni në rrugën e duhur ose duhet të lini pak mënjanë çdo muaj.
Ideja kyçe 5
Mirënjohja është e mirë edhe për kuletën edhe për psikikën tuaj.
Shëndeti financiar nuk ka të bëjë vetëm me balansimin e bugjeteve dhe zgjedhjes së investimeve të duhura. Në fakt,është po aq e rëndësishme ti konsideroni gjërat më pak të prekshme-sikurse praktikimi i mirënjohjes për shembull.Tingëllon e quditshme? Aktualisht, ka shumë kuptim.
Njerëzit vërtetë të pasur kanë më shumë sesa gjërat materiale-ata janë poashtu të lumtur. Pse?Epo, sepse si psikolog dhe ekspert botëror i mirënjohjes Robert Emmons thekson, falenderimi është përbërësi kyç për lumturinë. Thënë thjesht, shprehja e falenderimit ju bën të ndiheni mirë.
Dhe kjo është diçka që ju mund ta mësoni.Emmonsi rekomandon dy teknika falenderimi motivuese.Së pari, llogarisni gjithçka që tashmë keni. Problemi këtu është se ne shpesh duam ta krahasojmë veten me të tjerët. Rezistoni tundimit dhe thjeshtë reflektoni në progresin tuaj, dhe do të ndiheni shumë më falenderues për fatin e jetës tuaj.
Së dyti, është jetike ta kuptoni se aty ku jeni sot nuk varet vetëm nga talenti dhe puna juaj-fati dhe ndihma e të tjerëve poashtu ka luajtur rolin e vetë. Sipas psikologës Kristin layous, përulësia është themeli i mirënjohjes. Kjo nënkupton të mësoni ti falenderoni të tjerët-qoftë me fjalë apo me mendime-është një shpejtues i rëndësishëm për lumturinë dhe kënaqësinë.
Mirënjohja, sidoqoftë, bën më shumë sesa ndërrimin e qëndrimit tuaj-ajo poashtu i ndryshon shprehitë e shpenzimeve. Kur ju vazhdimisht shikoni në gardhin e fqiut tuaj dhe me xhelozi brengoseni për veturën e tij të re, ju keni gjasa të përfundoni në garë hargjimi dhe të mburreni me lukset e panevojshme tuaja. Kjo nuk është e shëndetshme në aspektin financiar-dhe nuk do të ju bëjë të lumtur poashtu.
Dhe këtu vjen mirënjohja. Nëse jeni mirënjohës për ushqimin në pjatën tuaj, nuk keni nevojë për një vakt gustator. Në mënyrë të ngjashme, nëse jeni mirënjohës për miqtë që keni tashmë, nuk keni nevojë t’u bëni përshtypje miqve të rinj duke blerë pajisjet më të fundit ose duke ndjekur tendencat e modës.
Është me të vërtetë kaq e thjeshtë: mirënjohja është e mirë për shpirtin dhe portofolin tuaj!
Ideja kyçe 6
Kur janë në pyetje vendimet financiare, e thjeshta gjithnjë e mund të komplikuarën.
Përpara se të flasim për para, le të marrim një moment për tu rikthyer prapë në vitet 1840. Pamja jonë është reparti i maternitetit në një spital të Vienës, në Austri, ku një mjek i quajtur Ignaz Semmelweis po pyet veten rreth një situate të quditshme. Shkalla e vdekjes tek gratë që lindin në repartin e tij është një në dhjetë. Shkalla e vdekjes mes grave të ashtuquajtura me ‘’lindje në rrugë’’, në anën tjetër, është vetëm një në 25. Çfarë po ndodhte kështu?
Semmelweis e mblodhi trurin e tij për të gjetur zgjidhje. Në fund, me ndihmën e pasqyrës së pasme, përgjigja u bë e dukshme-është më e sigurtë të lindësh jashtë spitali se të trajtoheni nga një mjek që nuk i ka pastruar duart e tij. Dhe mësimi është ky: përgjigjet e thjeshta janë zakonisht përgjigjet e sakta.
Truri njerëzor, sidoqoftë, e do kompleksitetin. Sa më shumë zgjidhje që të kemi, aq më të lumtur ndihemi.Nuk ka dyshim se zgjidhja është sinonim i bollëkut, që si rrjedhojë na jep një ndjenjë të sigurisë.Kjo, rastësisht na sqaron se pse mënyja e madhe e kafesë së Starbuksit, me tërë madhësinë dhe zgjedhjet në përbërës të saj, është aq e njohur.
Thjeshtësia nuk i nxit këto reagime. Është pragmatike dhe mërzitëse dhe i lë mendjet tona duke lënguar për më shumë stimulim. Kur na jepet një zgjidhje, ne më pare do të shikonim në një pikturë të bukur të varur në një kafe gumëzhitëse që shërben ushqim të mirë përderisa një bend bën muzikë, sesa që do ta shikonim një muze. Kompleksiteti i shet gjërat.
Por marrja e vendimeve bazuar në këtë është fianciarisht rrënuese. Ja pse ja vlen-literalisht- ti mbani gjërat thjeshtë. Për ta bërë këtë, gjithë çfarë ju duhet është ti mbani mend tri rregulla të drejtëpërdrejta.
Së pari, bleni kur çmimet janë të ulëta, dhe shitni kur çmimet janë të larta. Së dyti, shumëfishoni portofolin e aseteve tuaja, apo-në baza ditore-mos i vëni të gjitha vetë në një kovë.Së treti, mbani armët tuaja, dhe mos kaloni nga një mundësi investimi në tjetrën. Kjo rregull nuk është aq vetë-sqaruese sikurse dy të tjerat, prandaj le ta sqarojmë pakëz.
Në shumicën e rasteve, kur investoni, ose do t’i huazoni paratë tuaja një kompanie ose do të blini aksione në një kompani. Nëse jeni duke luajtur lojën e gjatë, basti juaj më e mirë është të investoni në aksione të cilat ofrojnë kthimin më të lartë të investimit që shtrihet gjatë disa dekadave. Nëse jeni duke bërë një investim afatshkurtër, nga ana tjetër, detyrimet janë një zgjedhje më e sigurt. Duke pasur parasysh këtë, gjithçka që duhet të bëni tani është të zgjidhni një kompani të cilës i besoni që ka një produkt të fortë!
Ideja kyçe 7
Investimet nuk janë shkencë e saktë, dhe investitorët e mirë e pranojnë se nuk i dinë të gjitha.
Financat shpesh asocohen me barazimet dhe algoritmet e sofistikuara që i bëjnë lëvizjet komplekse të tregut të njohura dhe të parashikueshme. Fatkeqësisht, kjo thjeshtë nuk është mënyra se si funksionojnë investimet.
Në realitet, investimi nuk është shkencë e saktë ashtu siq shpesh konsiderohet të jetë. Në mënyrë paradoksale, kjo është një gjë e mirë-në fund të fundit, nënkupton se nuk keni nevojë të jeni gjeni matematike me pesë Phd për të bërë para në tregje.
Merreni për shembull Charlie Munger, një nga investitorët më të suksesshëm të botës. Sipas Mungerit, investitorët nuk i dinë rezultatet e sakta të vendimeve investuese-më e mira që mund të bëjnë ata është të zgjedhin investime që kane gjasa të mëdha të funksionojnë.
Kjo mund të tingëllojë si modesti e rrejshme që vie nga një investitor që ka fituar biliona në tregun e aksioneve, por është një qasje e mirë. Nëse dëshironi të bëni zgjedhje investuese të shëndosha, duhet ta pranoni se po luani një ‘’lojë’’ që është skajshmërisht e udhëhequr nga mundësia. Të qëndroni modest dhe realist është basti juaj më i mirë nëse dëshironi ti shmangni humbjet dhe ti bëni thirrjet e drejta.
Praktikisht, kjo nënkupton se keni nevojë t’ia pranoni vetes se nuk i dini të gjitha.Ajo mund të jetë e vështirë, sidomos nëse keni një profil të lartë të investitorit me tona informacionesh në gishta. Por përkundër imazhit agresiv të Hollovudit, tregtarët arrogantë duke e nxjerrë atë jashtë Wall Street, investitorët më të mirë e kuptojnë se modestia i trumbeton vetëbesimit të tepruar.
Pse ndodh kështu? Epo, shikojeni atë në këtë mënyrë. Kur e kuptoni se nuk mund ta parashikoni çdo rezultat në tregjet financiare, keni më shumë gjasa të keni durim për ti ndjekur investimet tuaja dhe ti kushtoni vëmendje shumëllojshmërisë së portfolios dhe rrezikut të menagjimit. Kjo është një qasje më e mirë sesa thjesht të hidhesh në modelin më të fundit dhe të vendosësh të gjitha paratë e tua në opsionin më të reklamuar të investimit.
Ideja kyçe 8
Ekziston një kthim mesatar i parashikueshëm i investimeve në aksione, por diapazoni i rezultateve të mundshme është shumë më i gjerë.
Pyesni nënën tuaj ose fqinjin tuaj se çfarë lloj kthimi mund të prisni në aksionet tuaja dhe ata ka të ngjarë të përmendin një shifër si dhjetë përqind. Kjo pasqyron kuptimin e arsyeshëm se si funksionon investimi dhe nuk është një milion milje larg nga e vërteta: kthimi i shumicës së investimeve është mjaft i parashikueshëm.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Ned Davis Research Group, për shembull, kthimet vjetore mesatare në investimet e aksioneve është vërtetë 10%. Gjatë dy viteve të para të një investimi, kthimet mesatare aktualisht rriten dukshëm mbi numër për shkak të luhatjeve në performancë të kompanisë. Këto në mënyrë tipike kanë ndikim më të madh në periudhë afatshkurtër sesa që kanë në periudhë afatgjate.
Kjo do të thotë që ne mund të bankojmë me një kthim dhjetë përqind të investimeve tona, apo jo? Jo mjaft. Kjo shifër lë diçka të rëndësishme jashtë pamjes – probabilitetet. Dhe kjo nga ana tjetër çon në pritshmëri të rreme. Le ta zbërthejmë atë.
Në realitet, shkalla e rezultateve të mundshme të investimit është e paparashikueshme. Në vend të një 10% kthimi të qëndrueshëm, ju keni më shumë gjasa të shihni një numër të ngrijteve dhe rënieve derisa normat bijnë lartë dhe poshtë. Kjo është diçka që norma mesatare e kthimit nuk e koncepton. Konsiderojeni tregun e aksioneve të Shteteve të Bashkuara. Disa vite, ajo rritet në një masë të mahnitshme-kohëve të fundit është rritur deri në 167%. Pastaj vijnë rëniet e egra. Në disa vite tregu i aksioneve është ngushtuar për 67%.
Vargu i rezultateve pozitive dhe negative, me fjalë të tjera, është i madh, sidomos në vitet e para pas një investimi. Por ja ku janë lajmet e mira: sa më shumë të kapeni pas investimit tuaj, aq më shumë ky varg zvogëlohet. Në periudhë afatgjatë ju po shikoni një gamë midis, të themi, zero dhe njëzet për qind, megjithëse humbjet e vogla nuk mund të përjashtohen gjithmonë.
Mësimi këtu është se është e rëndësishme të mos emocionoheni shumë nga luhatjet e hershme lart e poshtë në vlerën e aksioneve tuaja. Jepini disa dekada kohë, dhe ka një shans të madh që gjërat të rregullohen.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Kur janë në pyetje financat, është me rendësi ta mbani një nivel dhe ta kujtoni se fati luan rol në tregjet financiare. Njohja e kësaj dhe të qëndruarit modest është pjesë kyqe e të bërit investitor i suksesshëm, gjë që ka të bëjë plotësisht me kufizimin e rreziqeve dhe shmangjen e thirrjeve të këqija. Sapo ta keni bërë këtë, mund ti grumbulloni shansat në favorin tuaj dhe të investoni në skema të besueshme të thjeshta, dhe të kapeni pas investimeve tuaja në një periudhë afatgjate.
Këshilla vepruese:
Shumëfishojeni portfolion e investimit tuaj.
Siq kemi parë, fati luan një rol të madh në investimet financiare, meqenëse është e pamundur të jeni të sigurtë se cilat kompani do të rriten dhe cilat do të bien. Nëse pritni një 10% kthim mesatar të investimit tuaj, dhe investoni vetëm në një kompani, jeni i detyruar ta gjeni veten në rrezik nëse ajo firmë rrëzohet apo performon nën nivelin e duhur.Pra cila është qasja alternative? Nëse një grup stoqesh shkon keq, ju keni gjithmonë një tampon sigurie.
Keni komente?
Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më pas: ”Evolucioni i parave”, nga David Orrell dhe Roman Chlupatý
Tani që keni mësuar për anën praktike të menaxhimit të parave, thjesht mund të pyesni veten për teorinë që qëndron pas gjithë kësaj. Si funksionojnë në të vërtetë paratë dhe pse u vendosëm në këtë mënyrë të veçantë për të mbajtur gjurmët se sa vlejnë gjërat?
Për të arritur në fund të këtyre pyetjeve, duhet të kthehemi prapa dhe të gjurmojmë ndryshimin e natyrës dhe përdorimit të parave me kalimin e kohës. Pra, nëse dëshironi të dini se si Mesopotamianët e lashtë i mbanin mend borxhet, pse viktorianët e donin arin dhe se si kriptovalutat po i lëkundin gjërat sot, shikoni pikat tona te ”Evolucioni i Parasë”, nga David Orrell dhe Roman Chlupatý.