Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Zona e Rehatisë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?Groposeni mendësinë e parehatisë dhe përqafojeni rrjedhën tuaj.
Mund të shpalosni çfarëdo libri të vetë-zhvillimit, dhe keni gjasa të kaloni tek ndonjë version i këtij mesazhi kyç: se duhet ta shtyeni veten përtej zonës së rehatisë për të arritur diçka që ja vlen. Autori i kishte dëgjuar këto mesazhe herët në fëmijëri, dhe e pranoi idenë se përderisa nuk e shtyente veten, nuk jetonte në skajin e rritjes, dhe mbështetej në parehatinë e saj, ajo asnjëherë nuk do ti arrinte qëllimet e saj.
Dhe për një kohë, kjo funksionoi. Ajo punoi shumë, u bë e varur me qëlllimet e saja dhe kaloi çdo moment sa ishte zgjuar duke e shtyer veten ti arrinte ato. Ajo e mbylli orarin e saj të kolegjit deri në skaj, u lidh vazhdimisht në rrjet, pavarësisht se ishte një introverte, dhe i largoi të gjitha ato ndjenja të pakëndshme, duke i thënë vetes se shqetësimi ishte në të vërtetë i mirë. Ishte një shenjë e rritjes.
Kjo është saktësisht mënyra se si ajo u dogj, poashtu. Përkundër gjithë lavdërimit ndaj saj për shumë arritje, ajo ndihej e zbrazët dhe apatike. Për më keq, ajo e kishte mësuar veten të mos e dëgjonte intuitën esaj, të mos i merrte nevojat e saj seriozisht dhe të mos i nderonte ato. Kështu ajo i humbi të gjitha shenjat paralajmëruese të një thyerje të afërt. Në fillim të njëzetave, e prishur me ankth dhe depresion, obezitet dhe shëndet të lig, ajo pati një kolaps të plotë mendor dhe fizik. Duke u ndjerë si dështake, ajo e dinte se diçka duhej të ndryshonte.Por do ti duheshin disa thyerje para se ajo të ndryshonte vërtetë.
Më në fund, ajo filloi ta nderojë zërin e saj të qetë të intuitës që i thoshte asaj se ishte në rregull që ajo të ishte vetja. Jo mbretëresha e ngutjes me kulturën e grirë, shko-merr, vetëvlerësimi i së cilës u ngrit dhe ra me arritjet e saj të fundit, por vetëm vetja e saj autentike, pozitive dhe e lumtur. Ajo që i pëlqente të kishte kohë për të reflektuar, për t’u lidhur thellë me të tjerët dhe me veten. Kur ajo i bëri këto gjëra prioritet, gjërat u bënë edhe më të lehta, dhe ajo filloi të lulëzojë.
Pra, ky Blink do të rrëzojë disa mite të kahershme rreth asaj që duhet për të pasur sukses, duke filluar me idenë se nuk mund të rriteni ose të keni sukses pa vuajtur për të. Do t’ju duhet një vështrim i sinqertë në kostot e të jetuarit jashtë zonës suaj të rehatisë për një kohë të gjatë dhe se si mund ta shmangni atë duke ushqyer intuitën tuaj dhe duke e bërë rehatinë një përparësi. Më pas ofron disa këshilla praktike për t’ju ndihmuar të hartoni një rrugë të re drejt jetës që ëndërroni – pa lënë kurrë zonën tuaj të rehatisë.
Ideja kyçe 1
Pa dhimbje nuk ka fitim? Mendoni edhe njëherë.
Pushoni një moment dhe imagjinoni një kohë në fëmijërinë tuaj kur kishit telashe me diçka sikur detyrat e matematikës apo të mësonit ta ngisnit biçikletën. Çfarë lloj gjërash thonin njerëzit rreth jush për këtë gjë?
Për shumë njerëz, përgjigja do të mund të kishte qenë diçka sikur ‘Ju thjeshtë nuk po mundoheni mjaftueshëm, apo nëse dëshironi të bëheni të mirë në diçka, duhet të punoni shumë. Apo ndoshta ishte fjalia më inkurajuese ‘Asgjë nuk vjen lehtë’.
Mesazhi real në këto komente është i thjeshtë: gjithqka e vlefshme në jetë vie me një çmim të lartë, kohë apo parehati. Qoftë në shkollë, në punë, në sporte, apo madje edhe në tavolinën e bukës, besimi se puna e rëndë është mënyra e vetme për ti arritur qëllimet tuaja është një paradigmë e pranuar.
Dhe besimet kanë më shumë rëndësi sesa mendoni. Truri i njeriut beson gjëra, sikurse mesazhet që i dëgjon nga prindërit, mësuesit, liderët fetarë, media, apo bashkëmoshatarët, dhe pastaj në mënyrë aktive kërkon dëshmi për ti mbështetur këto besime. Ideja se përvoja i përcakton besimet tuaja është realisht e pavërtetë. E quajtur paragjykim konfirmimi nga psikologu anglez Peter Wason, është një tendencë tepër njerëzore për të injoruar provat që bien ndesh me besimet e dikujt dhe në vend të tyre kërkon konfirmimin e tyre në mënyrë të pandërgjegjshme.
Pra, nëse besoni se mund ta ndërtoni jetën që e doni duke punuar jashtëzakonisht shumë gjithë kohën, atëherë do të kërkoni dëshmi se kjo është e vërtetë.Dhe do ta injoroni plotësisht faktin se ky besim është aktualisht duke ju lidhur me parehati, ankth dhe stres. Për më keq, ky besim bazohet në idenë se ka një mungesë fundamentale që duhet ta plotësoni para se ta shtyeni veten të rriteni në mënyra të parehatshme-që mund të arrini gjëra të vlefshme vetëm duke punuar kundër natyrës tuaj dhe duke mos qenë vetja juaj autentike.
Ja pse hapi i parë në gjetjen e zonës suaj të rehatisë është të kërkoni besime si këto dhe të filloni ti sfidoni mesazhet e tyre të nënkuptuara. Nëse e keni përbrendësuar idenë që vlera juaj varet nga arritjet tuaja, atëherë mund të ndiheni sikur mundimi i vetes shumë është mënyrë jetese. Kjo është recetë për djegje dhe rraskapitje, dhe për mohimin e dashurisë dhe dhembshurisë ndaj vetes të cilën aq shumë e meritoni vetëm duke qenë ju.
Pra herën tjetër që ndiheni të joshur për ti thënë ‘’po’’ një qëllimi apo marrjes së një sfide, pamarrëparasysh se sa në ankth apo në frikë ju bën të ndiheni, pushoni për një moment dhe pyeteni veten se pse ndiheni ashtu.Mund ta kuptoni se këto besime po ju mbajnë lidhur jashtë zonës tuaj të rehatisë, duke ju mbajtur në vende që janë shumë më pak të favorshme për ta jetuar jetën që dëshironi.
Ideja kyçe 2
Zonat e të jetuarit
Nëse nuk jeni në zonën tuaj të rehatisë tani, duke u ndjerë autentikë dhe i përmbushur me jetën, ka mundësi që jeni duke përjetuar një tjetër zonë të të jetuarit që është shumë më pak e kënaqshme. Pra le t’ua hedhim një shikim të tri zonave të të jetuarit, për ta kuptuar pse zgjedhja e një zone të rehatshme ka kuptim.
Kur nuk jeni në një vend në të cilin ndiheni të përmbushur, autentikë, dhe i lidhur me gjërat që vërtetë kanë rendësi për ju, atëherë jeni duke jetuar në zonën e mbijetesës apo të vetëkënaqësisë.
Menjëherë pas zonës tuaj të rehatisë e keni zonën e mbijetesës. Ky është vendi ku jeni duke e shtyer veten për të dhënë mund jashtë mase, dhe duke marrë vendime bazuar në stres, frikë dhe pasiguri.Në zonën e mbijetesës, është e lehtë të merrni vendime afat-shkurtëra që e rrezikojnë shëndetin dhe mirëqenien afatgjate, sepse jeta e përditshme është kaotike, e stimuluar nga situatat që duket se janë jashtë kontrollit tuaj.
Shumë workaholicë mbesin në zonën e mbijetesës, dhe ata madje mund të admirohen për etikën e tyre të punës. Por gjithë këtë mund e nxit një shtresë frikë se qëllimet janë larg arritjes, që të qenit vetja nuk mjafton, se arritjet e tyre nuk barazohen me ato të të tjerëve.
Ata që janë në zonën e rehatisë ndihen të rraskapitur nga ky mundim, dhe e kuptojnë se është i paqëndrueshëm. Fatkeqësisht, në vend se të kërkojnë prapë rehati, ata mund ta shtyejnë veten edhe më tej-në zonën e vetëkënaqësisë.
Në zonën e vetëkënaqësisë, çdo gjë bie dhe përpjekja ndalon. Ky është pozicioni ku çdo gjë duket shumë e vështirë-ku rraskapitja nuk është vetëm një fenomen trupor, por duket të ketë marrë dhenë edhe në nivel mendor dhe shpirtëror, poashtu.Ky është pozicioni ku e gjithë frika dhe të folurit negativ ndaj vetes ju bën të paaftë për t’iu bërë përshtypje diçka. Mund të duket sikur lehtësim për një kohë të shkurtër, sepse mpirja ndonjëherë duket sikur përmirësim në ciklin e pafundëm të stresit.
Por kjo është zona e djegjes. Është pozicioni ku vetë jeta është bërë detyrë, dhe madje edhe dalja nga shtrati nënkupton shumë. Ky është pozicioni ku trupi dhe mendja tërhiqen kur mënyra e jetës mbijetesë bëhet e padurueshme. Por ajo poashtu, është e paqëndruesheme, sepse jeta në këtë zonë nuk ka kënaqësi, nuk ka paqe, nuk ka rritje. Nuk është as jetë, as mbijetesë, thjeshtë…egzistencë.
Nëse e gjeni veten në zonat e mbijetesës apo të vetëkënaqësisë, përgjigja është të mos mundoheni shumë të dilni jashtë tyre. Në fakt, është e kundërta. Ka të bëjë me vendosjen e vetes tuaj në prioritet të listës, dhe të gjeni kohë për të pushuar, për të reflektuar, dhe për ta rikthyer veten. Ndonëse kjo mund të tingëllojë kundërintuitive, në zonat e mbijetesës dhe vetëkënaqësisë, qëndron zgjidhja e mençur-siq do ta shohim më tej.
Ideja kyqe 3
Krijoni me rehati në zonën e rrjedhës
Nëse zonat e mbijetesës dhe vetëkënaqësisë kanë të bëjnë përfundimisht me të vepruarit nga ndjenja e frikës, ankthit, vetëgjykimit, dhe mungeses së vetëvlerësimit, atëherë le ta shikojmë më për së afërmi se si duket të jetosh në zonën e rehatisë.
Mundohuni ta kujtoni një kohë në fillim të jetës tuaj kur keni zbuluar diçka që ju ka bërë të ndiheni mrekullueshëm. Ndoshta ka qenë kur keni mësuar ta ngisnit biçikletën, apo hera e parë që e keni vendosur gishtin tuaj në dërrasë pikturimi. Ndoshta ka qenë hera e parë kur keni kënduar një këngë të plotë vetëm, apo keni lexuar një libër me zë.
A mund ta kujtoni sa të frymëzuar jeni ndjerë? Ngazëllimi i zbulimit, apo i lumturisë që ka rrjedhur në sistemin tuaj? Do të mund të kishte qenë e natyrshme në atë moment ta imagjinoni veten si një artist të madh, një atlet i klasit botëror, një romansier i madh, apo një muzikant i famshëm. Këto ndjenja të vetëbesimit dhe pasionit kanë qenë forca shtytëse në atë moment, dhe ju vetëm keni rrjedhur bashkë me to.
Kështu duket jeta në zonën e rehatisë. Mendoni rreth saj sikur për një hapësirë mendore kur ndiheni në shtëpi-vendi i sigurtë prej nga mund ta hasni botën, dhe që ju lejon të ndërveproni si vetja juaj autentike me vetëdije të plotë se ajo mjafton.Ky është vendi ku ndiheni me vetëbesim t’i ndiqni gjërat që ju përmbushin, edhe nëse ato kanë apo nuk kanë rëndësi për dikë tjetër.
Dhe për shkak se të gjitha ato hormone stresi që po i nxitnin zgjedhjet tuaja jashtë kësaj zone të rehatisë kanë një shancë të pushojnë këtu, zona e rehatisë atëherë, është aktualisht vendi ku mund të ndodhë rritja reale.Shoqërimi i rritjes me stresin në fakt shkon kundër mundësive të trurit. Njerëzit marrin vendime më të mira kur janë në qetësi-kur sistemet e tyre nervore nuk janë në alarm të madh dhe trupat e tyre ngecin në modin lufto-ose fluturo.
Sa më shumë që qëndroni në një zonë ku mirëqenia, shëndeti dhe vitaliteti juaj kanë rëndësi, aq më shumë kohë do të kenë trupi dhe truri juaj të pushojnë dhe të riparohen. Kjo si rrjedhojë ju bën shumë më të mirë në bërjen e zgjedhjeve të mira rreth mënyrës se si e kaloni kohën dhe përpjekjet tuaja, dhe kështu sjellni rezultate më të mira. Për shkak se jeni duke lëvizur me qëllim dhe pasion, madje edhe vështirësitë që lindin kanë më pak ndikim. Ato tingëllojnë më pak personale, dhe si rrjedhojë, nuk lindin aq shumë përgjigje anksioze apo stresuese.
Ky është poashtu vendi i sigurtë mendor prej nga mund të mësoni gjëra të reja dhe të përjetoni rritje të qëndrueshme. Në fakt, nuk keni nevojë ta lini zonën tuaj të rehatisë për të arritur gjëra të mëdha; ju thjesht duhet ta rrisni zonën tuaj të rehatisë mjaft sa për ti përfshirë ato.
Ideja kyçe 4
Rritja në rehati: zgjerimi i zonës së rehatisë
E mbani mend atë fabulën e vjetër në mes të breshkës dhe lepurit? Të gjithë vënë bast se lepuri do të fitojë, duke e marrë parasysh natyrën e tij të shpejtë dhe energjike. Por në fakt, është breshka ajo që fiton, siqodoftë, sepse ajo mban një ritëm të qëndrueshëm deri tek vija e fundit, përderisa lepuri digjet. Kjo ide e lëvizjes sipas ritmit tuaj dhe fitimit të garës është e pamatshme, por tregimi ka edhe më shumë mësime për të përcjellur.
Mendoni për mbulojën e breshkës sikur është zona e saj e rehatisë. Ajo ka gjithçka që i nevojitet për tu ndjerë e sigurtë dhe në shtëpinë e saj. Nga ky vend i sigurtë, ajo e merr sfidën e garës, duke e ditur shumë mirë se nëse ndalet diku përgjatë rrugës, do të jetë në rregull. Ajo është e sigurtë në shtëpi tërë kohën.
Nga ky vend i sigurtë ajo fillon udhëtimin drejt të panjohurës, me vetëdije të plotë se askush rreth saj nuk mund ta imagjinojë se mund të arrijë sukses. Ngadalë, qëndrueshëm, dhe me mjaft kohë për tu kënaqur me përvojën, pse të mos kënaqet breshka me garën? Nuk ka të bëjë me arritjen tek vija e fundit, e di mirë breshka, por me atë që do të përjetojë përgjatë rrugës.
Ja çfarë nënkupton të jetoni në zonën e rehatisë. Do të thotë të lëvizni dhe të rriteni sipas ritmit tuaj, në drejtimin që dëshironi vërtetë të shkoni, dhe të mos e leni veten prapa teksa e bëni këtë gjë. Në fund të fundit, vështirë se breshka do të kënaqej gjatë udhëtimit të saj pa mbulojën e saj. As ju nuk mundeni të kënaqeni në udhëtimin tuaj jetësor jashtë zonës tuaj të rehatisë.
Në udhëtimin tuaj të rritjes duhet ta merrni gjithë kohën e duhur që ju nevojitet për ta përshtatur veten tuaj me ndryshimet që vijnë gjatë rrugës. Kuptojeni se rritja nuk do të thotë se duhet të ndodhë në shpërthime, dhe sfidat nuk është e thënë të jenë dërrmuese. Nëse nuk udhëhiqeni nga frika, mund të shkoni ngadalë, të brengosur për mbijetesën, apo të ngujuar në vetëkënaqësi. Dhe ngadalë e stabilë, përfundimisht fitoni.
Kur flasim për zonën e rehatisë, është me rëndësi të përballeni me ndjenjat që mundohen të ju shtyejnë jashtë saj për shumë kohë. Ai ballafaqim mund të duket i parehatshëm, me siguri. Por qëllimi është ta kuptoni se si vetëvlerësimi apo të folurit ndaj vetes në mënyrë negative ju mban larg nga shprehja e vetes tuaj autentike. Këto mund të jenë duke ju mbajtur të ngujuara në lidhje, punë, apo situata jetësore që nuk janë të mira, poashtu.
Ballafaqimi me këto ndjenja negative kërkon guxim. Por sikurse breshka, guximi është shumë më e lehtë kur ndiheni në shtëpi në çfarëdo situatash që mund të ndodheni. Të jetoni në siguri të zonës tuaj të rehatisë nënkupton ta pranoni plotësisht se gjithçka që jeni tani, tashmë mjafton. Poashtu, kjo nënkupton ti rezistoni tundimit për ta braktisur veten vetëm për ti kaluar disa vija fundore imagjinare pak më shpejtë.
Sepse përfundimisht, çdo vije e fundit është poashtu një pikë fillestare. Dhe kur jeni në zonën tuaj të rehatisë, mund ti takoni sfidat e reja me qëllim dhe pasion.
Përmbledhja përfundimtare
Megjithëse paradigma e pranuar gjerësisht është se rritja mund të arrihet vetëm nëse e shtyni veten përtej zonës suaj të rehatisë, ky lloj i të menduarit ka mbajtur shumë njerëz të mbërthyer në cikle të pafundme stresi, ankthi dhe vetëvlerësimi të ulët. Një mënyrë më e mirë për të menduar për rritjen është të imagjinoni rritjen nga një vend sigurie, lehtësie dhe rehatie. Kur e bëni këtë, truri dhe sistemi juaj nervor janë më në gjendje të bëjnë zgjedhje të mira dhe të mësojnë gjëra të reja. T’i jepni vetes kohë dhe t’i ndani sfidat e mëdha në hapa të vegjël e të menaxhueshëm nuk është gjithashtu një shenjë dobësie, por guximi, vetëpranimi dhe autenticiteti.