-3.4 C
Pristina
spot_img

Takohen naftëtarët – Rafuna u ofron mbështetje

Date:

Share:

Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur takimin e radhës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bejrani, tha se miratimi i Ligjit për naftën tregon për punë që ata kanë bërë. Madje falënderoi Qeverinë për mbështetjen.

“Ligji i naftës e ka treguar punën tonë se çka kemi bërë, dua ta falënderojë kryeministrin për punën që është duke e bërë, do të kërkojmë nga kjo Qeveri kyçje në rrugë e cila nuk është bërë ende”.

Përderisa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka lavdëruar punën e naftëtarëve, për çka edhe u garantoni mbështetje, raporton EO

“Si OEK jemi munduar gjithmonë më iu dal në krahë, kemi qenë pjesë e sfidave tuaja, kërkesa jonë gjithmonë ka qenë para se të merret një vendim të diskutojnë me shoqatën”.

“Biznesi është për t’i impelmentuar vendimet po jo pa shoqatën, unë iu urojë që edhe vitin e ardhshëm ta bëni punën që keni bërë, dhe OEK do të jetë gjithmonë përkrahës”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img