Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Lideri i shkathët
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër?
Transformojeni organizatën tuaj, shpejtë.
Mençuria konvencionale na tregon se nuk duhet t’i shpejtojmë vendimet e rëndësishme. Na është thënë se është e arsyeshme të presim dhe të shohim. Ne fund të fundit, cilësia merr kohë, apo jo?
Por çfarë ndodh kur suksesi i biznesit tuaj varet në atë se sa shpejtë i merrni ato vendime shumë të rëndësishme?
Në botën e sotme digjitale, start-upet po i çrregullojnë industritë me shpejtësi drite. Kompanitë tradicionale kanë lënë gjurmët në fillimin e tyre. Për ta mbajtur këtë ritëm të ndryshimit, të gjithë liderët e bizneseve duhet t’i bëjnë bizneset e tyre më të shkathta.
Ja ku vijnë në shprehje këto pulsime. Ato janë të mbushura me këshilla praktike dhe kuptime fascinuese nga organizatat e mirënjohura, dhe ato do të jenë udhëzuesi juaj në transformimin e kompanisë tuaj, ekipit, dhe stilit tuaj të lidershipit.
Përmes tyre, do ta zbuloni se si biznesi juaj mund të bëhet i shkathët. Do ta kuptoni se si mund te arrijnë kompanitë tradicionale fokus ngjashëm me atë laserik; si mund të mësojnë të marrin rreziqe, të dështojnë shpejtë, dhe të mbesin të lidhura me konsumatorët e tyre.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse liderët eprorë duhet të marrin më pak vendime;
- Si mund të mendojnë kompanitë tradicionale sikur start-upet; dhe
- Çfarë munden t’iu mësojnë liderëve të biznesit për shkathtësinë lojëtarët e sportit.
Ideja kyçe 1
Liderët e shkathët duhet të nxisin një ndjenjë të çrregullimit dhe lidhjes.
Çfarë ju shkon në mendje kur mendoni për shkathtësinë? Ndoshta një lojëtare sporti duke vijëzuar nëpërmes prezantimit, duke ndërruar drejtim me lehtësi. Ajo është jashtëzakonisht e trajnuar. Reagimi i saj është i shpejtë si drita. Ajo i përgjigjet kundërshtarit të saj në çdo lëvizje. Dhe ajo thjeshtë nuk e mbron pozitën e saj, ajo sulmon poashtu-me saktësi të jashtëzakonshme.
Ka shumë gjëra sot që liderët e biznesit mund të mësojnë nga atleti i shkathët. Derisa lojëtarja sportive reagon ndaj një ndërrimi të realitetit në prezantim, ashtu lideri duhet t’i përgjigjet shpejtësisë së ndryshimit në industrinë etij. Ashtu si sportistja që duhet të ketë forcën për të koordinuar mirë të gjithë trupin e saj, kështu lideri duhet ta transformojë të gjithë organizatën e tij, jo vetëm një pjesë të saj.
Mesazhi kyç këtu është: Liderët e shkathtë duhet të nxisin një ndjenjë të çrregullimit dhe lidhjes.
Nëse jeni lider biznesi në botën digjitale, shkathtësia është kyçe për ju. Kjo sepse ne tani po operojme në atë që njihet si bota VUCA.VUCA qëndron për vullkanike, e pasigurtë, komplekse, dhe e dykuptimshme. Kjo fjalë asnjëherë nuk është statike-gjithnjë ndryshon.Vetëm mendoni për të gjitha pajisjet e lidhura me internet që i kemi në shtëpitë dhe zyret tona.Egzistojnë diku rreth 30 bilion prej tyre nëpër botë.Disa vite më parë, njerëzit nuk mundnin as ta imagjinonin se sa i gjerë do të bëhej ky ‘’internet gjërash’’.
Për të mbijetuar në këtë botë të re, liderët duhet të qëndrojnë të lidhur-edhe me konsumatorët e tyre, edhe me trendet shoqërore të cilat i nxisin nevojat dhe pritshmëritë e konsumatorëve.
Kompanitë që mund ta ndërtojnë këtë lidhje, lulëzojnë.Hedhni një shikim tek shitësit tradicionalë me pakicë që i kanë kushtuar vëmendje ndryshimit të trendeve të konsumatorit.Këto kompani e kanë prezantuar blerjen online me të njëjtën ditë dërgimi. Disa ofrojnë ndërfaqe të reja, si p.sh. softuer që i lejon klientët të provojnë praktikisht rrobat përpara se të blejnë. Këta shitës me pakicë kanë qëndruar relevant dhe fitimprurës dhe kanë kaluar me sukses në një model biznesi dixhital.
Por në botën VUCA, liderët e biznesit nuk munden thjesht të reagojnë ndaj ndryshimit-ata duhet ta shtyejnë atë poashtu.
Ky është çregullimi. Ai ndodh kur kompanitë dhe liderët e shqyejnë librin e rregullave. Rreziqet janë të mëdha për këta liderë pionerë, por poashtu edhe shpërblimet.Vetëm konsiderojeni ndërrimin sizmik të Uberit në një industri taksije.Aplikacioni i saj inovativ e transformoi dhe çrregulloi udhëtimin nëpër qytet.
Kompanitë më të shkathëta shkëlqejnë edhe në çrregullim edhe në lidhje. Merreni psh Airbnb, tregun online për akomodim udhëtimesh.Ky start-up digjital, jo vetëm që e ka çrregulluar përgjithmonë industrinë hotelerike, por ai e ka arritur këtë duke ndërtuar një komunitet të madh online të musafirëve dhe udhëtarëve.Ky komunitet përfshin diku 200 vende. Mendoni për këtë shpërndarje gjeografike. A nuk tingëllon mu sikur përkufizimi i lidhjes?
Ideja kyçe 2
Liderët e shkathtë janë të etur të mësojnë nga njerëzit rreth tyre.
Shkathtësia nuk është aftësia e vetme; është një set aftësishë. Vetëm konsiderojeni lojëtaren sportive nga pulsimi i mëhershëm. Ajo mund ta mposhtë opozitën vetëm nëse është e zgjuar mendërisht.Kjo domethënë se identifikimi dhe mësimi i mundësive në çdo lojë-dhe me shpresë, herën tjetër bëhet më mirë. Dhe, natyrisht, ajo duhet poashtu të jetë në formë fizike të mrekullueshme, me muskuj të fortë të cilët lëvizin lirshëm rreth prezantimit.Nuk duhen vetëm muskujt apo truri, duhen të dytë.
Si lider i shkathtë, ju do t’iu nevojiten poashtu një sërë aftësishë. Sikur atleti ynë, ju duhet vazhdimisht të kërkoni të mësoni nga përvojat.Dhe organizata juaj ka nevojë për muskuj në mënyrë që ta ktheni atë që mësoni në praktikë.Në kontekst biznesi, kjo nënkupton të merrni komente vlerësuese, dhe të bashkëpunoni me njerëzit e duhur.
Mesazhi kyç këtu është: liderët e shkathtë janë të etur të mësojnë nga njerëzit rreth tyre.
Në një treg të ritmit të lartë-liderët duhet të mësojnë shpejtë se çfarë duan konsumatorët e tyre-dhe pse nuk e duan një gjë poashtu.
Një nga mënyrat më të mira për ta mësuar këtë është të kërkoni gjithnjë komente për gjithçka që bëni. Sa i duan konsumatorët tuaj produktet tuaja? Çfarë mendojnë punëtorët tuaj rreth punës së tyre? Pra ju duhen përgjigje për këto pyetje. Dhe kjo nënkupton se ju duhet ta zbatoni një kulturë të kërkimit dhe përdorimit të komenteve vlerësuese. Këto komente duhet të jipen në mënyrë të sinqertë, natyrisht. Por toni duhet të mbetet pozitiv.
Kjo është me rëndësi sepse kur komenti pozitiv formësohet në mënyrë pozitive, ai nxit lirimin e dopaminës. Ky është një prej hormoneve të mira të trurit. Prandaj pranuesi i një komenti të tillë fillon të ndihet mirë. Dhe kur ne ndihemi mirë për diçka, ne jemi më pranues ndaj veprimit mbi të.
Komentet janë një prej mjeteve në kutinë e liderit të shkathët. Një tjetër, dhe një madje shumë kyçe-është njohuria digjitale.
Në një peisazh komercial digjital, ju duhet ta kuptoni teknologjinë më të re në industrinë tuaj.
Një mënyrë e mrekullueshme për ta përmirësuar njohurinë tuaj digjitale është ta gjeni një mentor digjital. Nëse jeni të njohur me mentorimin, do ta dini se menagjerët eprorë janë të paisur zakonisht me punëtorë të rinjë.Kjo i jep stafit dobinë e përvojës së menagjerëve. Por kur është në pyetje njohuria digjitale, është e kundërta.Punëtorët e rinjë janë më të familjarizuar me teknologjinë-në fund të fundit, ata janë rritur me telefona të mençur dhe me media sociale. Prandaj ata mund të bëhen mentorë dhe liderë eprorë që e marrin rolin e mentorëve.
Përvoja mentoruese është shpesh dyanshëm e dobishme, ngase të dy keni diçka për të mësuar prej saj.
Ideja kyçe 3
Bizneset e shkathëta vënë qartësinë dhe konsumatorët , në zemër të gjithqkaje që bëjnë.
Siq e pamë në pulsimet e mëparshme, bizneset e shkathëta, janë të ngjashme me lojëtarët elitë të sportit. Por fatkeqësisht, shumica e bizneseve veprojnë më shumë sikurse trajnerë të pavend të patateve. Tani, nëse një trajner patateje dëshiron të jetë në formë, ai duhet t’i ç’mësojë shprehitë e këqija të një jete të tërë. E njëjta vlen edhe për bizneset.Nëse dëshironi ta bëni kompaninë tuaj të shkathtë, ju do të duhet të ndryshoni mënyrën se si ajo funksionon.
Ky ndyshim nuk do të jetë i lehtë. Ashtu si personi ynë i moshës mesatare të papërshtatshme me barkun e birrës, korporatat tradicionale shpesh kanë një burokraci të fryrë. Ajo ngadalëson vendimmarrjen menjëherë.
Po eliminoni këto shptresa të burokracisë, dhe do ta kurseni kohën e kompanisë. Ju poashtu do t’ua mundësoni njerëzve të marrin më shumë vendime vetë.
Sidoqoftë, mos u ngutni. Inkurajimi i njerëzve për t’i marrë vetë vendimet e tyre funksionon vetë nëse ata e dinë cilat janë caqet e tyre.
Mesazhi kyç këtu është: Bizneset e shkathëta vënë qartësinë, dhe konsumatorët, në zemër të gjithçkaje që bëjnë.
Punëtorët mund t’i marrin vendimet e duhura vetëm nëse ata i kuptojnë rolet e tyre, qëllimin e tyre, dhe vizionin strategjik të gjithë organizatës për së afërmi.
Pa këtë qartësi, ta lejoni çdokë të marrë vendimet e veta shpie në anarki.Sigurisht, të gjithë do të jenë duke punuar shumë. Por secili punëtor do t’i arrijë qëllimet e tija personale. Këto qëllime me siguri nuk do të përputhen me objektivat strategjike të biznesit.
Pra, ndërsa heqja e burokracisë është e rëndësishme, ajo do të rrisë shkathtësinë vetëm nëse të gjithë e dini se në cilën drejtim po shkoni.
Mënyra e dytë për ta bërë biznesin tuaj, më të shkathtë është t’i vëni konsumatorët tuaj në zemër të gjithçkaje që bëni. Fatkeqësisht, kjo nuk vjen gjithmonë natyrshëm për korporatat e mëdha.Organizatat si këto janë shpesh të kthyera me fytyrë kah brendia. Ato janë të brengosura për burokracinë dhe proceset e tyre. Ato marrin vendime bazuar në trashëgiminë e tyre. Liderët eprorë fokusohen në atë që kompania e tyre ishte e famshme-dhe e harrojnë t’i kushtojnë vëmendje asaj që konsumatorët e tyre duan tani.
Nëse kompania juaj ka ngecur në të kaluarën, atëherë zgjidhja është të afroheni me konsumatorët tuaj. Vetëm atëherë mund ta kuptoni si mund t’i shtoni vlerë jetëve të tyre, edhe tani edhe në vitet që do të vijnë. Si filloni t’i vendosni konsumatorët përballë dhe në qendër? Një mënyrë është të filloni duke i testuar vazhdimisht idetë e reja mbi ta. Nëse kjo tingëllon shumë e rrezikshme, epo, mos bëni panikë. Ju mund të mbesni në kontroll të procesit: ndoshta duke i testuar idetë në një grup të vogël konsumatorësh kohë pas kohe.
Nëse inovacioni juaj nuk shkon mirë, nuk ka problem. Dëmi i kënaqësisë së përgjithshme konsumatore do të jetë minimal.
Ideja kyçe 4
Shkathtësia kërkon qëllime të qarta biznesi dhe një fokus të pamëshirshëm në prioritete.
Cili është prioriteti juaj numër një? Atleti ynë elite e di cili është prioriteti i tij kryesor. Është të fitojë.Për ta bërë atë gjë të ndodhë, ai duhet të mbesë në gjendjen më të lartë fizike. Kjo njohuri e thjeshtë e bën më të lehtë për atë të bëjë zgjidhje. Një shtrirje e qetë, apo një vrapim herët në mëngjes? Vrapimi çdo herë, sigurisht.
Si lider, ju duhet ta dini cilat janë prioritetet tuaja më të mëdha biznesore. Kjo njohuri është kyçe që organizata juaj të mbesë në formë dhe e shkathtë.
Por para se të mund t’i prioritizoni qëllimet dhe objektivat prioritare, ju duhet ti caktoni ato. Sapo t’i keni vendosur këto qëllime, mund t’i largoni të gjitha aktivitetet e tjera organizative; gjërat që nuk ju ndihmojnë t’i arrini qëllimet tuaja. Dhe uola, aktivitetet të cilat ju kanë mbetur do ta kenë formësuar tashmë listen e prioriteteve tuaja.
Mesazhi kyç këtu është: Shkathtësia kërkon qëllime të qarta biznesore dhe fokus të pamëshirshëm në prioritete.
Sapo biznesi juaj të ketë një listë të detyrave bazë që do ta ndihmojnë atë t’i arrijë qëllimet e tija, ju, dhe çdokush tjetër në kompani, duhet t’i zbatoni ato detyra me fokus pothuajse laserik. Kjo nuk domethënë të kërceni nga detyra në detyrë, nga qëllimi në qëllim. Hulumtimet kanë treguar se kur bëjmë kështu, ne punojmë në mënyrë më pak efiqiente. Vendosni cili është fokusi juaj dhe sigurohuni që çdokush në kompani të kapet pas tij.Ky prioritizim i pamëshirshëm qëndron në zemër të kompanive më të shkathëta të botës.
Mendoni për Facebook, për shembull. Në vitin 2011, Mark Zuckerberg vendosi që objektivi i tij kryesor ishte ta bënte atë të lëvizshëm. Ai hoqi pamëshirshëm çdo detyrë jo thelbësore, gjithçka që nuk po i ndihmonte njerëzit e tij të arrinin atë qëllim. Rezultati? Vetëm dy vjet më vonë, në vitin 2013, Facebook u bë plotësisht i lëvizshëm. Dhe deri në fund të vitit 2013, gjysma e të gjitha të ardhurave nga reklamat e Facebook vinin nga reklamat në celular.
Një nga pengesat më të mëdha për prioritizimin e pamëshirshëm mund të jetë trashëgimia e kompanisë suaj. Në shumë korporata, stafi është mësuar të ndjekë shumë procedura jo thelbësore.
Kur Alex Cruz mori drejtimin e British Airways në 2016, shkathtësia dukej e pamundur. British Airways ishte një markë e madhe, e trashëgimisë, dhe shumë procedura dhe rregullore dukeshin të paprekshme, për shkak të nevojës për t’i dhënë përparësi sigurisë së pasagjerëve. Por kundër të gjitha gjasave, Cruz futi në një epokë të re thjeshtësie. Ai hoqi të gjitha raportimet jo thelbësore dhe filloi t’i jepte përparësi përvojës së klientit. Kjo e bëri kompaninë më konkurruese në një botë të re të transportuesve ajrorë me kosto të ulët.
Ideja kyçe 5
Një ekip i mrekullueshëm është më shumë sesa një grup individësh të talentuar.
Çfarë duhet për ta ndërtuar një ekip efektiv, të shkathët? Përgjigja juaj instiktive mund të jetë individët e talentuar, efektivë, të shkathtë. Epo, jo edhe aq. Nëse e zgjerojmë analogjinë në një lojëtar të vetëm sporti, tek një ekip sportiv, mund ta shohim pse puna në grup flet për një tjetër qasje.
Le të shqyrtojmë një ekip konkurrues të kanotazhit. Për të fituar garat, disa anëtarë të ekipit duhet të jenë të fortë dhe të fuqishëm. Ata ulen në pjesën e pasme të varkës. Vozitësit e tjerë, që ulen përpara, duhet të kenë ritëm dhe teknikë të shkëlqyer. Dhe një anëtare e ekipit – koka, me peshën e saj të lehtë trupore – duhet të jetë një mendimtar strategjik i aftë për të udhëhequr pjesën tjetër të ekipit drejt fitores.
Mesazhi kyç këtu është: një ekip i mrekullueshëm është më shumë sesa një grup individësh të talentuar.
Besojeni apo jo, hulumtimet kanë treguar se gjëja më e rëndësishme për ekipet e suksesshme nuk është talenti i anëtarëve të tyre. Në vend të kësaj, suksesi bazohet në mënyrën se si këta individë sillen me njëri-tjetrin.Një grup individësh të talentuar në shumicën e rasteve humbin ndaj një ekipi që ka ndarë një qëllim të përbashkët mbi ambicien individuale. Kjo sepse, në grupe të lirshme individësh, njerëzit shpesh konkurrojnë me njëri-tjetrin, në vend që të bashkëpunojnë vërtet. Kjo çon në rezultate mesatare. Pra, atëherë, për të marrë rezultatet më të mira të biznesit, do t’ju duhet punë e vërtetë ekipore.
Në ekipe efektive të shkathëta, individët janë të lirë t’i marrin vendimet e tyre. Nëse asnjë menagjer epror nuk është i përfshirë, ekipet mund të punojnë më shpejt. Kjo qasje jep përdorim efiqient të ekspertizës së çdokujt.
Por shumë shpesh, menagjerët dalin në udhë.Ata insistojnë në marrjen e vendimeve vetë.Kjo e pengon shkathtësinë e ekipeve të tyre. Nëse e dini se ju ndonjëherë mikromenagjoni, provojeni këtë rregull.Merrni vendimet të cilat vetëm ju mund t’i merrni. Duhet të jeni edhe trajner edhe këshillues në ekipin tuaj, në vend se të jeni një kontrollues i plotëfuqishëm.Jepuani ekipit tuaj gjithë informacionet që ju duhen, dhe ata do t’i kenë mjetet për t’i marrë vendimet e tyre të informuara.
Kur jeni duke ndërtuar një ekip të shkathët, sigurohuni që të jetë në madhësinë e duhur poashtu. Ekipet më të mira kanë diku rreth shtatë anëtarë, me dy më pak ose më shumë. Nëse është më i vogël ekipi juaj mund të mos i ketë aftësitë dhe ekspertizën e mjaftueshme për t’i arritur qëllimet e tij. Nëse është më i madh, dhe komunikimi bëhet më i ngadaltë.Kjo e pengon shkathtësinë dhe vendimarrjen.
Për të marrë vendime të mira, ju duhet ta përdorni sistemin e duhur të të menduarit.
Si i merrni vendimet?Në librin e tij të vitit 2011, ‘’Të menduarit shpejtë dhe ngadalë’’, ekonomisti dhe fituesi i çmimit Nobel, Daniel Kahneman përshkroi dy sisteme të ndryshme që të gjithë ne i përdorim për vendimarrje. Sistemi Një është i shpejtë dhe instiktiv. Dhe sistemi Dy është më logjikisht i arsyeshëm dhe merr kohë më shumë.
Për shembull, merrni parasysh një kampion. Për të fituar meçin, ai duhet të analizojë kundërshtarin e tij dhe ta tejkalojë atë. Kjo kërkon të menduarit e Sistemit Dy. Sidoqoftë, gardhitësi ynë duhet të lëvizë instinktivisht trupin e tij me shpejtësi ndriçimi për të shmangur goditjet që i bën kundërshtari. Kjo kërkon të menduarit të shpejtë të Sistemit Një.
Dhe në biznes, si në sport, udhëheqësit duhet të mbështeten në të dy llojet e të menduarit për të fituar.
Mesazhi kyç këtu është: Për të marrë vendime të mira, ju duhet ta përdorni sistemin e duhur të të menduarit.
Për shumicën prej nesh, sistemi Një i të menduarit vie natyrshëm-ndoshta madje shumë natyrshëm. Në fakt, dëshmitë sygjerojnë se ne kemi shumë besim në gjykimin tonë. Kjo nënkupton se mund t’i besojmë Sistemit Një më shumë.
Prandaj nëse jeni lider, është me rëndësi të ngadalësoni-edhe kur keni nevojë të veproni shpejtë. Bëni një përpjekje të vetëdijshme për të marrë të dhëna dhe këshilla eksperti, dhe për të marrë vendime më racionale.
Edhe në një ambient të shpejtë pune, mund t’ia jepni vetes hapësirën mendore për t’u përfshirë në sistemin e të menduarit Dy të ngadalshëm. Në ekipin e ragbit të New Zelandës, lojëtarët i kishin mësuar si ta bëjnë ndërrimin në mes të dy gjendjeve mendore. Ato quheshin ‘’koka e kuqe’’ dhe ‘’koka blu.’’ Kur jeni në ‘’kokën e kyqe’’, jeni të shqetësuar, madhe edhe në panik. Nuk jeni duke u sjellë në mënyrë efektive.Ndërsa një ‘’kokë blu’’ është në një gjendje të qetësisë mendore.’’Kokat blu’’ veprojnë me saktësi dhe fokus, madje edhe në presion të madh. Po si kaloni nga njëri në tjetrin? Duke përdorur shenja fizike si vulosja e këmbës. Lojtarët u mësuan të ndërronin me vetëdije sistemet e të menduarit sa herë që ndjenin se zbriste “mjegull e kuqe”. Kjo funksionoi edhe në mes të ndeshjeve më të rëndësishme.
Duke thënë këtë, është gjithashtu e mundur që udhëheqësit të fokusohen shumë në të menduarit e Sistemit Dy. Kjo njihet si paraliza e analizës. Kjo është ajo që ndodh kur njerëzit shpenzojnë shumë kohë dhe përpjekje për të mbledhur të dhëna dhe duke marrë parasysh mundësi të ndryshme. Vendimmarrja bëhet e ngadaltë dhe e vështirë. Liderët që vuajnë nga paraliza e analizës duan që vendimet e tyre të jenë absolutisht të përsosura. Ata harrojnë nevojën për të eksperimentuar ose për të marrë rreziqe.
Ideja kyçe 7
Ju duhet t’ia jepni stafit aftësitë, dhe vullnetin për të kaluar në shkathtësi.
Të shtyni organizatën tuaj drejt shkathtësisë mund të jetë paksa si t’i bëni njerëzit të kërcejnë në një martesë. Zakonisht ka ndonjë shpirt të guximshëm që del i pari në pistën e vallëzimit. Por festa fillon realisht vetëm kur disa njerëz të tjerë i bashkohen atij pionieri të guximshëm. Pra, si mund t’i bindni kolegët tuaj që të lënë pas vetes lidhjet e tyre për t’u bashkuar me ju në kërkimin tuaj për shkathtësi?
Mund të mos jetë e lehtë. Shumica prej nesh ndihen të kërcënuar nga ndryshimi.Por të merrni blerje nga njerëzit tuaj është e rëndësishme. Hulumtimet tregojnë se diku rreth 75% të nismave të ndryshimit organizativ dështojnë sepse stafi nuk e konsideron veten të përfshirë me ndryshimin. Në vend të kësaj, ai ndihet i përjashtuar dhe i tëhuajsuar.
Mesazhi kyç këtu është: Ju duhet t’ia jepni stafit tuaj aftësitë, dhe vullnetin, për të kaluar në shkathtësi.
Ju mund ti merrni njerëzit në detyrë duke ua sqaruar atyre mundësitë që shkathtësia përfaqëson. Njerëzit zakonisht e konsiderojnë mundësinë jashtëzakonisht motivuese. Prandaj tregojuni atyre se shkathtësia do t’i inkurajojë ata të bëhen vendimarrës, dhe se ekipet e tyre do të bëhen shumë më produktivë.
Por bindja e fuqisë më të gjerë punëtore është vetëm gjysma e betejës. Ju poashtu duhet t’i joshni menagjerët e rinjë t’i japin një mundësi shkathtësisë.Ndryshe nga liderët në start-upet teknologjike, që duken të jenë nativë digjitalë, menagjerët eprorë në kompanitë tradicionale janë përgjithësisht të mësuar me hierarkitë rigjide dhe oraret vijëzore.Për këta liderë, puna e shkathtë duket e panjohur, e parehatshme. Në fund të fundit, shkathtësia kërkon nga ata të japin kontroll dhe besim, dhe të delegojnë më shumë se asnjëherë më parë.Kjo mund të jetë ndryshe nga çdo gjë që kanë mësuar gjatë karrierës së tyre.
Këta liderë mund të përfitojnë nga programet trajnuese të shkathtësisë, të cilat ju japin menagjerëve mundësinë për t’i sfiduar supozimet e tyre dhe modalitetet e punës. Për shembull, liderët tuaj mund të pyeten për të zgjidhur sfida të vështira në grupe të vogla, dhe brenda periudhave të shkurtra kohore. Ushtrimet si këto ofrojnë një hapësirë të sigurtë për të punuar përmes blloqeve para-egzistuese mendore.
Një nga mënyrat më të mira për t’i ndihmuar njerëzit të jenë më të shkathët është që ju, personalisht, të bëheni model i shkathtësisë.
Kjo nënkupton të mos keni frikë të bëni gabime apo t’i lëni të tjerët t’iu shohin duke i bërë ato.Tregojuni kolegëve tuaj se dështimi nuk është diçka përfundimtare-apo shkatërruese. Ju poashtu mund të bëheni shembull i sjelljes së shkathët duke kërkuar në mënyrë të vazhdueshme komente vlerësuese nga kolegët tuaj. Ata shumë shpejtë do t’iu tregojnë nëse shtytja juaj e shkathtësisë po pranohet mirë nga të tjerët.
Me shpresë, ata rreth jush së shpejti do t’iu ndjekin.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Në një botë ku çrregullimi industrial është bërë normalja e re, bizneset tradicionale kanë nevojë të fillojnë të mendojnë sikurse start-upe. Ky është çelësi për të qëndruar në garë. Fatmirësisht, edhe kompanitë e mëdha mund të bëhen të shkathëta nëse e largojnë anash burokracinë dhe i inkurajojnë punëtorët të marrin më shumë vendime. Por mos harroni t’ia ofroni ekipit tuaj një vizion të fuqishëm për atë të cilën janë duke punuar. Natyrisht, çdokush në kompaninë tuaj duhet të lëvizë shpejt, por kjo lëvizje duhet të jetë në drejtimin e duhur.
Këshillë vepruese:
Shkurtoni ciklet tuaja të planifikimit.
Ju mund ta bëni biznesin tuaj më të shkathët duke i ndryshuar ciklet e planifikimit tuaj. Shkurtimi i cikleve të planit dhe rishikimit do t’ju japë më shumë mundësi për të ndryshuar drejtimin gjatë gjithë vitit. Ju do të udhëhiqeni nga ajo që funksionon dhe çfarë jo. Ju mund të filloni, për shembull, duke miratuar cikle tremujore. Por çfarëdo që të vendosni, mos harroni të lini hapësirë për përkulje midis këtyre cikleve, në mënyrë që të mund të reagoni shpejt ndaj asaj që bën konkurrenca juaj.
Keni komente?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me “Lideri i shkathtë” si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më pas: ‘’Elementet e Scrum-it’’, nga Chris Sims dhe Hillary Louise Johnson.
Nëse doni të kuptoni themelet e biznesit të shkathët dhe lidershipit, atëherë zhyteni në pulsimet e librit që ndryshoi mënyrën se si ne punojmë, ‘’Elementet e Scrum-it’’ (2011).
Këto pulsime shpjegojnë se si proceset e vjetruara të zhvillimit të softuerit po e mbajnë kompaninë tuaj prapa. Për fat të mirë, ata gjithashtu shpjegojnë se si mund të ecni përpara, gjithashtu, duke miratuar një metodologji të njohur si scrum. Scrum është një mënyrë e re e punës që u mundëson ekipeve tuaja të bëhen të shkathët dhe fleksibil në një treg gjithnjë në ndryshim. Të mbushura me këshilla praktike, këto pulsime do t’ju japin mjetet për të nisur revolucionin scrum në organizatën tuaj. Pra, për më shumë këshilla për ta bërë biznesin tuaj më të shpejtë dhe më të fortë, shikoni pulsimet e ‘’Elementet e Scrum-it’’.