Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Plotësisht i sigurtë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Një kurs i shpejtë mbi vetëbesimin e mirëkalibruar.
Vetëbesimi është diçka thelbësore. Pa të, ju nuk do ta frymëzoni ndokë-dhe mundeni shumë lehtë t’i humbisni mundësitë sepse keni frikë nga shfrytëzimi i tyre. Nuk është qudi, atëherë, që egzistojnë mijëra libra që ofrojnë këshilla për rritjen e vetëbesimit. Por keni kujdes: këshilla e tepërt për predikimin e vetëbesimit absolut nuk është përgjigja poashtu.
Shfaqja dhe mbivlerësimi i kompetencës suaj do t’ju shpërthejë në fytyrë pa kaluar shumë kohë, dhe kur kjo të ndodhë, jo vetëm që do të jetë e dhimbshme – mund të dëmtojë përgjithmonë besueshmërinë tuaj.Këto pulsime sqarojnë se si ta gjeni dhe ta projektoni nivelin tuaj ideal të vetëbesimit. Duke përmirësuar aftësinë e vendimarrjes tuaj dhe njohjes së kufizimeve tuaja, ju do të bëheni autoritet më i mirë dhe më i besueshëm, i aftë për të folur me vetëbesim pa ndonjë problem.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse vetëbesimi nuk është gjithçka;
- Dallimin në mes të një lideri të besueshëm dhe një batakçiu; dhe
- Pse është më mirë të pyesni ‘’cila’’ sesa ‘’nëse’’.
Ideja kyçe 1
Ndryshe nga ajo që shumë mendojnë, vetëbesimi i tepruar nuk është i padëmshëm.
‘’Edhe nëse mendoni se mundeni apo nuk mundeni-në të dyja rastet keni të drejtë.’’Kjo thënie, e cilësuar shpesh për Henry Fordin, ofron një mënyrë për të menduar rreth vetëbesimit. Kjo sygjeron se vetëbesimi është gjithçka, dhe se aftësia juaj për të arritur sukses varet vetëm nga sasia e vetëbesimit që keni.
Por a është kjo e vërtetë? Epo, po edhe jo.Pa gabuar, besimi në aftësinë tuaj është diçka e rëndësishme për sukses, dhe vetëbesimi i ulët mund të rezultojë në mundësi të humbura. Por nuk është e vërtetë që suksesi ka të bëjë vetëm me besimin në vetëvete. Në fakt, egzistojnë shumë raste ku vetëbesimi i tepruar mund të jetë më i dëmshëm në mundësitë për sukses sesa vetëbesimi i ulët.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është: Ndryshe nga ajo që mund të mendoni, vetëbesimi i tepruar nuk është i padëmshëm.
Vetëbesimi i tepruar është i rrezikshëm për shkak të mënyrës se si njerëzit i marrin vendimet. Vendimarrja është e vështirë. Njerëzit rrallë kanë informacion të mjaftueshëm për të bërë një vendim vërtetë të informuar, dhe kështuqë ata varen në intuitën e tyre për të bërë zgjedhje, madje zgjedhje shumë të rëndësishme. Por intuita mundet- dhe shpesh-shpie në gabime.
Historia është plot me aksidente tragjike që kanë ndodhur për shkak se njerëzit kanë marrë vendime të shpejta duke i zmadhuar shumë aftësitë e tyre.Merreni për shembull krizën financiare të vitit 2008, për shembull: të gjithë kishin shumë vetëbesim se e dinin vlerën e hipotekave subprime që po i blenin. Dhe e dini cili ishte zhgënjimi kur njerëzit e kuptuan se nuk e dinin? Një krizë ekonomike globale.
Në fakt, hulumtimet tregojnë se një vetëbesim i tepruar shumë shpesh mund të shpie në performancë më të ulët. Psikologu Gabrielle Oettingen ka studjuar efektin e vetëbesimit në rezultate dhe ka gjetur se njerëzit që fantazojnë më shumë për sukseset e së ardhmes kanë aktualisht më pak gjasa t’i arrijnë ato. Ky efekt mund të shihet në shkallë të madhe dhe të vogël. Një student që mendon se tashmë është përgaditur për një test mund të mos studjojë mjaftueshëm dhe ta mallkojë veten me një notë të keqe. Apo, imagjinoni dy kompani-njëra që parashikon rezultate të mëdha në afërsi, dhe një që prej të jetë në vijë të kuqe.E dyta gjithnjë do të jetë më e motivuar për të bërë ndryshime për të mirë.
Mësimi këtu është ta përdorni vetëbesimin për t’iu ndihmuar ta filloni punën që ju duhet ta bëni për të arritur sukses, jo ta anashkaloni atë. Vetëm vetëbesimi vetëm nuk do t’iu lë ta mbaroni maratonën nëse nuk keni vrapuar asnjëherë më parë.Por vetëbesimi mund t’ua japë shtytjen për ta filluar trajnimin, milje pas një milje.
Ideja kyçe 2
Njerëzit që nuk kanë vetëbesim për detyrat e vështira shpesh harrojnë se edhe të tjerët po heqin.
Në çfarë jeni të mirë? Ndoshta jeni një kuzhinjer i jashtëzakonshëm. Apo ndoshta jeni një vozitës i veqantë.Çfarëdo qoftë ajo, një gjë është e sigurtë: ju e bëni atë aktivitet shpesh. Ka kuptim, apo jo? Mendoni rreth saj-askush nuk do ta përshkruante veten si golfist të mirë nëse nuk do të luanin golf.
Por tani mendoni për të kundërtën. Gjërat në të cilat nuk jeni i mirë janë me siguri gjërat që nuk i bëni shpesh.Nëse nuk keni gjugluar asnjëherë, nuk do të kishit vetëbesim në aftësinë tuaj për ta bërë atë-dhe me gjasa do ta përshkruani veten se jeni më keq sesa një mesatar në këtë sport. Kjo mund të duket si një pikë e dukshme, por është me rëndësi ta mbani në mend sepse është burim i madh i vetëbesimit të ulët.
Mesazhi kryesor këtu është: Njerëzit që nuk kanë vetëbesim për detyrat e vështira shpesh harrojnë se edhe të tjerët po luftojnë.
Vetëbesimi i ulët është i shpeshtë kur njerëzit përnjëhërë i dinë edhe kufizimet në aftësitë e tyre, por edhe nuk i dinë kufizimet e të tjerëve.Nëse diçka është veqanarisht e vështirë për ju, por nuk mund t’i shihni të tjerët duke hequr me të, mund ta fitoni një përshtypje të rreme të paaftësisë tuaj. Thuaj psh. se doni të studjoni një gjuhë të re. E dini se çdokush në klasën tuaj e flet gjuhën më mirë sesa ju. Mund ta shihni se çdokush në klasën tuaj e flet gjuhën më mirë sesa ju. Dhe kështu mund të arrini në përfundim se ata qëndrojnë me gjuhët më mirë sesa ju. Por ju nuk keni mundur ta llogaritni kohën e padukshme që studentët e tjerë po kalojnë duke zotëruar gramatikën dhe fjalorin.
Thënë shkurt, jeni dekurajuar jo sepse po hiqni më shumë se të tjerët, por sepse nuk po i shihni të tjerët duke hequr. Kjo pamundësi për ‘’t’a parë’’ se në çka po kalojnë të tjerët i shkakton të gjitha problemet. Për shembull, mendoni për trupin tuaj të zhveshur. Me siguri mund t’i numëroni plagët dhe shenjat dhe të metat tjera-por trupi i çdokujt është i papërsosur në këto mënyra.Këtu, vetëbesimi i ulët vie nga fakti se ju literalisht jeni i paaftë për ta parë jopërsosurinë e të tjerëve.
Kjo ndjenjë e inferioritetit mund të jetë jashtëzakonisht e vazhdueshme.Madje edhe shkrimtarët dhe artistët më të njohur të planetit ndihen ‘’mashtrues’’ sepse ata nuk e kanë një ndjenjë se sa shumë punojnë të tjerët. Edhe nëse autori fitues i çmimit Nobel John Steinbeck të kishte thënë ‘’Nuk jam shkrimtar.E kam mashtruar veten dhe njerëzit e tjerë,’’ atëherë imagjinojeni sa e vështirë duhet të jetë për të tjerët. Ajo që duhet të mësoni nga kjo nuk është se duhet të luhateni në tjetrin drejtim, dhe të supozoni se jeni të mrekullueshëm në gjithçka që bëni. Vetëm mbajeni në mend mos ta krahasoni punën tuaj të madhe me produktet e përfunduara të të tjerëve.
Ideja kyçe 3
Bëni parashikime që marrin në konsideratë një sërë rezultatesh të mundshme për të shmangur besimin e tepërt.
Gjërat do të ishin shumë më të lehta nëse do të mund të shihnim në të ardhmen. Meqë nuk mundemi, atëherë mund të bëjmë zgjedhje bazuar në besimet tona rreth asaj që do të ndodhë.Qoftë nëse po zgjedhni një plan biznesi apo po bleni një shtëpi të re, çdo vendim i madh ju përfshin duke ju mbështetur në një parashikim.
Dhe ku është problemi këtu? Njerëzit në përgjithësi janë të këqinjë në parashikim. Ne kemi gjasa të jemi shumë specificë në parashikimet tona. Për ta kundërshtuar këtë tendencë, mundohuni ta pranoni pasigurinë. Nëse jeni duke planifikuar një martesë, mos supozoni se do të vijnë saktësisht 100 njerëz. Sigurisht, bëni një plan me një vend me 100 mysafirë-por gjithashtu bëni plane shtesë për 80 dhe 120 mysafirë, për çdo rast.
Mesazhi kryesor në këtë pulsim është: Bëni parashikime që marrin në konsideratë një sërë rezultatesh të mundshme për të shmangur besimin e tepërt.
Vlera e pritur është një mjet i fuqishëm për parashikimin.Është shumë e thjeshtë: në vend se të zgjidhni një rezultat të vetëm, caktojuani mundësive një varg rezultatesh.Për shembull, në vend se të mendoni, ky projekt duhet të marrë 10 ditë, mundohuni ta kuptoni sa ka mundësi që ta kryeni në më pak se 6 ditë, 6 deri në 8 ditë, 8 deri në 10, 10 deri në 12, e kështu me radhë.Kur e keni një listë të mundësive, pastaj mund t’i merrni mesataret e rezultateve, dhe të bëni një vlerësim matematikor se kur do të përfundoni.
Kjo është një mënyrë jashtëzakonisht e dobishme për ta përmirësuar largpamësinë tuaj sepse ju obligon t’i konsideroni të gjitha rezultatet e mundshme për një projekt, në vend se të bëni një supozim të vetëm që ka mundësi të jetë gabim.Dhe egziston edhe një tjetër dobi poashtu:mund t’i ruani parashikimet tuaja dhe të ktheheni tek ato pas faktit për ta përmirësuar të menduarit tuaj.Nëse projekti do të përfundonte duke marrë kohë 14 ditë, atëherë mund të ktheheni pas tek projeksionet tuaja dhe ta kuptoni pse kishit vetëbesim të tepruar.
Për t’i mbajtur parasysh rezultatet alternative, mendoni se “cilën” zgjedhje dëshironi të bëni në vend të “nëse” dëshironi të bëni një zgjedhje apo jo. Një studim e tregoi këtë duke i pyetur disa pjesëmarrës nëse dëshironin të blinin një DVD apo jo, ndërsa u pyetën pjesëmarrësit e tjerë se çfarë drejtimi veprimi do të bënin më mirë – të blinin një DVD ose t’i mbanin paratë e tyre për t’i shpenzuar në një artikull tjetër. Shtatëdhjetë e pesë për qind e njerëzve të cilëve iu paraqit zgjedhja “nëse” për të blerë DVD zgjodhën ta blinin atë, por vetëm 55 për qind e njerëzve të cilëve iu kujtuan opsionet e tjera të tyre blenë DVD. Kur bëni një zgjedhje, nuk mund të jeni i sigurt se po bëni atë të duhurën nëse nuk e dini se cilat janë të gjitha opsionet tuaja.
Ideja kyçe 4
Konsideroni perspektivat e të tjerëve për të ndihmuar sfidimin e vetë paragjykimeve tuaja.
Imagjinoni që ju shfaqet një kavanoz i madh me fasule pelte dhe ju kërkohet të merrni me mend saktësisht se sa fasule përmban kavanozi. A mendoni se do të merrni me mend saktë? Ndoshta jo, apo jo? Nëse do të ishit me disa miq dhe ata gjithashtu do ta merrnin me mend, ndoshta të gjithë do të gaboheshin gjithashtu.
Por a e dini ku është puna-përderisa asnjë person i vetëm nuk mund të ketë saktësisht të drejtë, mesatarja e hamendësimeve të të gjithëve me siguri do të ishte një matje e saktë e numrit të fasuleve.Asnjë person nuk do të mund të kishte vetëbesim të tepërt për hamendësimin e vetë, por së bashku, e gjithë turma do të mund të afrohej tek përgjigja e vërtetë. Kjo qëndron e vërtetë për gjërat shumë më të rëndësishme sesa fasulet pelte. Mund të duket paradoksale, por turma mund të jetë më e mençur sesa një ekspert i vetëm.
Mesazhi kyç këtu është: Konsiderojini perspektivat e të tjerëve për t’iu ndihmuar t’i sfidoni paragjykimet tuaja.
Larg nga të qenit një pengesë për diturinë, mospajtimi mund të jetë një mjet kyç në përmirësimin e aftësisë tonë për parashikim.Të mësojmë se si dhe pse të tjerët nuk pajtohen mund të na ndihmojë ta zgjerojmë të menduarit tonë dhe t’i balansojmë gabimet që çdo person priret t’i bëjë. Ndonjëherë kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa t’i nxjerrni mesataret e dy anëve të një argumenti; nëse dy njerëz janë duke u grindur për atë se se sa ka kushtuar një gjë, gjasat janë që përgjigja e vërtetë është diku në mes. Shpejtë dhe lehtë, sigurisht-por sjell rezultate.
Ky mund të jetë një parim i dobishëm edhe nëse jeni vetëm.Në një studim vullnetarët janë pyetur ta vlerësojnë datën e ngjarjeve të ndryshme përgjatë historisë. Pas hamendësimit të tyre fillestar, ata u pyeten t’i konsiderojnë arsyet pse mund të kenë qenë gabim-dhe pastaj të bëjnë një hamendësim të dytë. Këto hamendësime të dyta ishin më të sakta sesa të parat; Mesatarja e të dyjave prodhoi një numër edhe më të saktë se çdo supozim! Ndonjëherë, perspektivat e reja që mund t’ju ndihmojnë të balanconi janë tuajat.
Thënë kështu, kur përpiqeni të mbështeteni në mençurinë e një turme, është e rëndësishme të mbani mend se dëshironi një sërë opinionesh të ndryshme. Nëse pyet vetëm njerëzit me të njëjtat paragjykime si ju, nuk po arrini një vlerësim më të balancuar. Organizatat e mira bashkojnë njerëz me një sërë këndvështrimesh për të ngritur ide alternative dhe për të prodhuar vendime më të mira. Mendoni për kabinetin e Abraham Lincoln, i cili ishte i mbushur qëllimisht me njerëz që nuk pajtoheshin me njëri-tjetrin. Duhet guxim për të ftuar një mospajtim të tillë, por rezultati përfundimtar është vendimmarrja më e mirë.
Ideja kyçe 5
Vetëbesimi i tepruar nuk është i besueshëm; aftësia është ajo që e fiton besimin.
Njerëzit në krye të fushave të tyre shumë rrallë kanë mungesë vetëbesimi. Mendoni për superyjet e sportit sikurse Michael Jordan dhe Cristiano Ronaldo-ata duken më të mëdhenjë sesa jeta, janë aq të sigurtë në aftësitë e tyre saqë ju duket befasi kur dështojnë.Dhe kjo duket sikur një veqori për t’ia pasur zili. Kush nuk do të donte të posedonte një vetëbesim të tillë suprem?
Por keni kujdes kur provoni t’i imitoni sjelljet e tyre.Mos harroni: Usain Bolt nuk vrapon shpejtë sepse po shpërthen nga vetëbesimi-ai ka vetëbesim sepse mund të vrapojë jashtëzakonisht shpejtë. Vetëbesimi mund t’iu bëjë përshtypje të tjerëve, por duhet të gatuhet me diçka.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është:Vetëbesimi i tepruar nuk është i besueshëm; aftësia për të fituar besimin është.
Natyrisht, vetëbesimi i pastër mund të frymëzojë besim. Imagjinoni sikur jeni duke ia sqaruar dikujt një koncept. Personi i cili po ju dëgjon është krejtësisht i panjohur me temën; gjithë çfarë mund të bazohet është fjala juaj. Në një skenar të tillë, vetëbesimi vërtetë e bën ndryshimin. Në fakt, hulumtimet tregojnë se, duke qenë se të gjitha të tjerat janë të barabarta, shprehja e besimit rrit besueshmërinë e përceptuar.
Por kjo shkon vetëm aq larg. Çdokush mund të falsifikojë vetëbesimin, dhe shumë e bëjnë këtë. Madje kemi fjalë për ata që falsifikojnë besimin pa e mbështetur atë: mashtrues. Mendoni për një shitës që përpiqet të kalojë mallrat e rreme si të ligjshme, ose studentë të papërgatitur që përpiqen të bëjnë bllof në rrugën e tyre përmes një prezantimi gojor. Në momentin që filloni të gërmoni në thelbin e çdo gjëje për të cilën ata po flasin, besueshmëria e tyre bie dhe ata bëhen të pabesueshëm. Në planin afatgjatë, besimi nuk do të thotë asgjë nëse nuk ka bazë në realitet.
Kjo nuk domethënë se duhet të jeni shumë kritik apo pesimist. Rruga e mesme është të komunikoni sinqerisht për atë që nuk e dini,duke u mbështetur në përvojën tuaj dhe aftësinë për të treguar informacione të mirëkalibruara dhe të besueshme.Një studim shikoi se cilët analistë ishin më të besueshëm kur ishte në pyetje parashikimi i rezultateve të lojërave. Analistët që projektuan siguri të rreme shiheshin si të besueshëm-por njësoj shikoheshin edhe ata që nuk ishin të sigurtë.Më të besueshmit ishin ata që ishin në gjendje të japin probabilitete përgjatë linjave të “një ekip ka 65 për qind shanse për të fituar”, gjë që shfaq si pasigurinë e tyre ashtu edhe një nivel të njohurive më të thella. Është ky lloj besimi i merituar që me të vërtetë rezonon në planin afatgjatë.
Ideja kyçe 6
Për lidership të sigurtë, caktoni standarde të qarta dhe jini të hapur për informacione të reja.
Ndoshta asnjë fushë e jetës nuk është e lidhur më afër me vetëbesimin sesa lidershipi. Një lider pa vetëbesim nuk është fare lider; nëse nuk besoni në aftësinë tuaj, do ta keni të vështirë të merrni vendime dhe ta fitoni respektin e njerëzve që jeni duke i udhëhequr. Pra a mundet një lider të kalibrojë me kujdes vetëbesimin e tij?
Përgjigja nuk qëndron në vendosjen e një maskë të rreme përballë, pro në të qenit i hapur ndaj informacioneve dhe i vetëdijshëm për atë që nuk e dini. Qartësia është thelbësore, edhe për ju edhe për ekipin tuaj.
Mesazhi kyç në këto pulsime është: Për lidership me vetëbesim, caktoni standarde të qarta dhe jini i hapur ndaj informacioneve të reja.
Standardet e turbullta dhe të pasigurta mund të shpiejnë në imazhe të pasakta të vetes sepse të gjithë kanë përvoja personale të ndryshme. Nëse e pyesni një person nëse është ngasës i mirë, ai me siguri do të përgjigjet se po; çdokush e ka idenë e vet se cfarë është ‘’ngasja e mirë’’. Sidoqoftë, nëse ju kërkoni njerëzve ta masin aftësinë e tyre për t’u parkuar paralelisht, për të hyrë në trafik, dhe për t’i naviguar autostradat, dhe aftësi të tjera specifike, atëherë do ta keni një analizë më të plotë të aftësive të tyre ngasëse.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstet e lidershipit pasi një burim i përbashkët konflikti në një mjedis ekipor është kur njerëzit kanë ide të ndryshme për atë që nevojitet. Vendosni standarde të qarta dhe të matshme, dhe si drejtuesit ashtu edhe anëtarët e ekipit do të kenë një ide më të saktë se ku qëndrojnë. Për shembull, një mësuese që u tregon nxënësve të saj shembuj të letrave të shkruara mirë, do të ketë më pak ankesa për notimin, pasi të dyja palët e kuptojnë se çfarë niveli i punës pritet.
Thënë kështu, vendosja e qëllimeve të qarta nuk është e mjaftueshme. Udhëheqësit gjithashtu duhet të sigurohen që po marrin të gjithë informacionin e disponueshëm – jo vetëm gjërat që duan të dëgjojnë. Mund të jetë e lehtë për figurat e autoriteteve që të bien në grackën e pranimit vetëm të adhurimit, ndërkohë që injorojnë lajmet që nuk përputhen me rezultatet që ata dëshirojnë. Në të vërtetë, hulumtimi tregon se njerëzit natyrshëm aplikojnë nivele të ndryshme shqyrtimi ndaj lajmeve në varësi të faktit nëse ato përputhen me atë që duan të dëgjojnë apo jo. Nëse jeni duke kërkuar prova që keni marrë një vendim të mirë dhe prova e parë që gjeni e mbështet këtë, atëherë shkëlqyeshëm! Nuk ka nevojë të shikoni më tej, apo jo?
Por kjo nuk e bën lidershipin efektiv. Lideret e mirë ndërtojnë organizata ku njerëzit mund të ngrenë pyetje dhe shqetësime, edhe nëse ata shkojnë kundër asaj që lidershipi fillimisht besonte. Është e vështirë të qëndrosh vërtet i hapur ndaj çdo informacioni, por mbani mend: sa më shumë informacion të keni, aq më i përsosur do të jetë besimi juaj.
Përmbledhja përfundimtare
Mesazhi kryesor në këto pulsime:
Besimi është një mjet i fuqishëm – por duhet merituar. Kur merrni vendime, mos harroni të merrni parasysh një gamë të gjerë mundësish, në mënyrë që të jeni më të informuar dhe të mund të kalibroni më saktë besimin tuaj duke ecur përpara. Bravadoja e rreme do të ekspozohet shpejt, ndërsa vetëbesimi i vërtetë vjen nga njohja e asaj që nuk dini.
Këshilla vepruese:
Bëni një parashikim probabiliteti.
Herën tjetër që të keni një projekt të madh ose qëllim afatgjatë, shkruani vlerësimin tuaj se sa gjasa keni për të përfunduar detyrën në një sërë kornizash të ndryshme kohore. Me shumë mundësi, kjo do t’ju japë një ide më të mirë se sa kohë do të zgjasë vërtet. Kur të keni mbaruar, mund të shikoni prapa në parashikimin tuaj fillestar dhe të merrni një ide më të mirë nëse prireni t’i mbivlerësoni gjërat ose t’i nënvlerësoni gjërat dhe pse.
Keni komente?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me “Plotësisht i sigurtë” si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më pas: ”Mendoni si një shkencëtar raketash”, nga Ozan Varol.
Sapo keni mësuar se si të kalibroni besimin tuaj dhe të përmirësoni vendimmarrjen tuaj. Jeni të interesuar të mësoni më shumë se si këto aftësi mund të zbatohen në jetën reale? Më pas, mund të kënaqeni me shikimet tona të ”Mendoni si një shkenctar raketash”, nga Ozan Varol, i cili eksploron kreativitetin, vizionin dhe vendosjen e synimeve të nevojshme për të vendosur një njeri në hënë.
”Mendoni si një shkenctar raketash”, si ”Plotësisht i sigurtë”, u shfaq në listën e psikologut akademik dhe kryesor në vendin e punës Adam Grant me 20 librat më të mirë të vitit 2020. Të intriguar? Më pas drejtohuni tek pulsimet tona për të menduar si një shkencëtar raketash!