0.1 C
Pristina
spot_img

Kompania turke me kosto të ulët “AJet” do të nisë operimet në verën e vitit 2024

Date:

Share:

Autoriteti civil i aviacionit ka certifikuar operatorin “AJet” e cila është në pronësi të plotë të transportuesit kombëtar Turkish Airlines

Kompania me kosto të ulët “AJet”, në pronësi të plotë të transportuesit kombëtar Turkish Airlines, pritet të fillojë operacionet e saj në fillim të sezonit veror të këtij viti, sipas një deklarate të postuar në Platformën e Zbulimit Publik të Türkiyes (KAP) të mërkurën, transmeton Anadolu.

Autoriteti civil i aviacionit ka certifikuar operatorin “AJet” të martën, njoftoi Turkish Airlines.

“Të gjitha proceset e aplikimit të filialit tonë ‘AJet’ për marrjen e Certifikatës nga Operatori Ajror në kuadër të Rregullores për Ndërmarrjet Tregtare të Transportit Ajror u kryen dhe ‘AJet’ mori Certifikatën e Operatorit Ajror nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (SHGM) më 2 janar 2024”, thuhet në deklaratë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img