Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Si t’i tërhiqni paratë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Mësoni si ta tërhiqni një jetë të pasurisë dhe mundësisë.
Kur e imagjinoni të qenit i pasur, çfarë imagjinoni në të vërtetë?
Mund të mendoni për një shtëpi të bukur me vetura luksoze të parkuara jashtë. Ndoshta e imagjinoni veten duke pirë një shampanjë në një jaht buzë perëndimit. Apo ndoshta duke i dërguar fëmijët në një shkollë të shtrenjtë për një edukim të klasit botëror.
Çfarëdo që imagjinoni, me siguri ka diqka të përbashkët. Ju po imagjinoni një përvojë që e përfshin të qenit i lumtur, i shëndetshëm dhe i mbështetur. Paraja nuk është ajo që ju bën të lumtur apo të përmbushur, por ajo ju mundëson të jetoni një jetë të lumtur dhe të plotë.
Është e drejtë e juaja të jeni të pasur. E meritoni të jetoni një jetë të lumtur, të shëndetshme dhe të bollshme, dhe kjo nënkupton se meritoni t’i keni kushtet që ju mundësojnë atë lloj jete. Prandaj nëse jeni i interesuar ta ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj parave, dhe të tërhiqni pasuri në proces, mos shikoni më larg se ky pulsim.
Ideja kyçe 1
Mos e romantizoni varfërinë.
Ne jemi të kushtëzuar të mendojme se paratë janë të këqija. Filmat dhe programet televizive e portretizojnë paranë si forcë shkatërruese.Por paratë nuk janë ndonjë gjë mistike që i shtyejnë njerëzit drejt sjelljes së keqe. Ato janë një sistem për shkëmbimin e të mirave dhe shërbimeve.
Nuk ka asgjë përherë të keqe rreth parave, dhe të dëshironi të keni më shumë nuk është mendim i lig. Në fakt, t’i mendoni paratë si të këqija mund të jetë shumë e rrezikshme.
Le ta ndryshojmë përceptimin tonë pak duke menduar për paratë si për një simbol të shkëmbimit.Kur mendoni ‘’Dua më shumë para’’, ajo që po mendoni aktualisht është se e dëshironi kapacitetin për t’i bërë gjërat që kërkojnë para për tu bërë. Për ju, ajo mund të jetë çdo gjë nga blerja për partnerin një copë aksesori, deri tek thjeshtë blerja e gjërave ushqimore pa u brengosur që do hargjohet kartela. Qëllimi nuk janë paratë, qëllimi është diqka që paraja e lehtëson.
Pra nuk është keq të dëshironi të keni një jetë më të mirë. Në fakt, është një nga dëshirat më të natyrshme për një nejri. Siguria, shëndeti, lumturia, edukimi, një e ardhme për fëmijët tuaj-asnjëra nga këto gjëra nuk janë të këqija. Prandaj pse do të ishte e keqe të dëshironi mjetet që ju lejojnë t’i arrini ato?
Shpesh, njerëzit kanë një mospëlqim të nënvetëdijshëm për ndjekjen e qëllimeve të tyre financiare sepse ata mendojnë se varfëria është e virtytshme dhe pasuria është keqe.
Natyrisht, njerëzit mund të bëjnë gjëra të tmerrshme për para, dhe mund të bëjnë poashtu gjëra të tmerrshme me paratë që i kanë. Por ku i konsiderojmë paratë si një simbol shkëmbimi, në vend se qëllimin vetë, paraja si ‘’e keqe’’ fillon të duket si supersticion. Njësoj sikurse që elektriciteti që e furnizon shtëpinë me rrymë do të mund ta mbyste dikënd, por kjo nuk e bën atë të keq. Poashtu nuk e bën dhomën e errët disi të virtytshme.
Idetë tona të rrënjosura rreth pasurisë ndikojnë në raportin tonë me paratë. Prandaj nëse dëshironi ta përmirësoni realitetin tuaj financiar, duhet të merreni me mendimet tuaja të nënvetëdijshme negative që sillen në të. Le ta kuptojmë se si.
Ideja kyçe 2
Ajo që e besoni, e formëson jetën tuaj.
Besimet tona e krijojnë realitetin tonë. Ky është një koncept bazë jo vetëm në psikologji por edhe në besim. Dhe nënkupton se gjëja e vetme që po ju pengon nga të jetuarit një jetë të bollshme është fakti se ju mendoni se nuk mundeni.
Autori njëherë kishte punuar me një Australian i cili dëshpërimisht donte të bëhej mjek, por nuk i kishte paratë për kolegj dhe nuk e kishte përfunduar madje as shkollën e mesme. Ai jetonte nga pastrimi që bënte për mjekët sikur të cilët donte të ishte.
Në një situatë të tillë është e lehtë të mbizotëroheni nga mendimet negative. ‘’Nuk jam mjaft i mençur.’’ ‘’Asnjëherë nuk do të jem në gjendje ta paguaj atë.’’ ‘’Jam shumë i vjetër.’’
Në vend të kësaj, njeriu që shkonte në shtrat cdo natë duke e imagjinuar emrin e tij në diploma, duhej të pastronte.Ai nuk i pranoi dyshimet dhe supozimet negative, dhe ju përkushtua ëndrrës. Kur njëri prej doktorëve në zyre e kuptoi, ai filloi ta trajnojë atë burrë të bëhej asistent tekniku.Dhe kështu e mësoi atë t’i sterilizonte instrumentet, të përgadiste injeksione dhe ta jepte ndihmën e parë.
Duke e parë pasionin dhe talentin e studentit, mjeku eventualisht pagoi që ai ta kryente shkollën e mesme dhe të shkojë në shkollë të mjekësisë. Ai përfundoi duke u bërë mjek i njohur në Montreal. Njeriu e kishte kthyer ëndrrën e tij në bindje, duke e hapur rrugën për përmbushjen e saj.
Duke i ndërprerë supozimet negative, ju e hapni rrugën për mundësitë e reja në realitetin tuaj. Veprimet tuaja shpesh ndikohen nga lëvizjet e ndërdijshme të mendjes tuaj, ndjenjave dhe bindjeve. Duke ndikuar në ndërdijen, ju po e vendosni veriun në një busull që jeni të detyruar ta ndiqni në kuptimin më të thellë. Natyrisht, ju jeni të udhëhequr drejt suksesit.
Ideja kyçe 3
Si ta ndryshoni mendjen.
‘’Mendoni pozitivisht’’ nuk është këshillë shumë novatore, dhe është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.Në fund të fundit,shumë prej mendimeve tona negative janë të ndërdijshme dhe të bezdisshme.
Por nëse pasuria vie nga një gjendje mendore, atëherë një mënyrë për të ndikuar në të është përmes afirmimeve.
Relaksohuni në një gjendje meditative.Mund të zgjidhni ta bëni këtë derisa jeni duke fjetur natën, apo nëse keni një moment të qetë gjatë ditës. Lëreni mendjen tuaj të endet tek pyetjet rreth pasurisë. Çfarë domethënë ajo? Prej nga vjen pasuria? Si rrjedhin paratë?
Sapo të jeni relaksuar, përsëritjani vetes afirmimet e pasurisë. Për autorin kjo është sinonimi i lutjes. Ai e sqaron se Zoti krijoji një bollëk në botë, dhe paratë gjithnjë rrjedhin lirshëm. Kjo domethënë se lutjet e afirmimeve financiare do të na ndihmojnë t’i tejkalojmë blloqet tona të ndërdishme që na mbajnë larg pasurisë.
Nëse jeni në fillim me afirmimet, mos i thuani vetes vetëm ‘’Jam i pasur’’, apo ‘’Jam i suskesshëm’’, sepse nuk funksionon. Thënia e gjërave që ju besoni se janë të rreme mund të forcojë besimin tuaj në të kundërtën. Nëse keni vetëm dhjetë cent në xhep, mund të ndiheni të turpëruar ose të turpëruar ta quani veten të pasur.
Ju do të duhej të filloni me pohimet për të cilat ndërgjegjja dhe ndërdija juaj mund të bien dakord. “Pasuria ime po rritet.” “Çdo ditë jam më i suksesshëm.” Është më e lehtë për ju të bini dakord se gjërat janë në një pjerrësi lart sesa të imagjinoni se janë tashmë në krye.
Derisa raporti juaj me paratë dhe suksesin bëhet më pozitiv, afirmimet më ambicioze do të bëhen më të lehta. Nëse e trajtoni fundin si të pashmangshëm, hapat drejt tij janë gjithnjë të mundur.
Ideja kyçe 4
Vjedhni nga vetja
Deri tani kemi mësuar se në mënyrë që të tërhiqni para, duhet të ushqeni ide më pozitive rreth pasurisë tuaj dhe situateës financiare. Por kjo nënkupton poashtu të jeni të vetëdijshëm se si mendoni rreth pasurisë së njerëzve të tjerë.
Ndjenjat e gjelozisë, zilisë dhe të hidhërimit e dëmtojnë raportin tuaj me financat. Nëse i lejoni këto ndjenja të kalojnë të pakontrolluara, ju po i ushqeni pjesët e ndërdijes tuaj që besoni se ju mungojnë, dhe që ju ndalojnë nga arritja e potencialit tuaj.
Imagjinoni sikur një koleg është ngritur në detyrë para jush. Nëse reagimi juaj ndaj kësaj ngritjeje është se ndiheni sikur ju kanë vjedhur, ju filloni të shkëputeni psikologjikisht me kompaninë apo punën tuaj. Është e lehtë të kapeni për atë gjë që është ‘’marrë’’ nga ju. Por nëse e udhëzoni veten tuaj për tu ndjerë mirë për atë koleg, atëherë ju jeni në gjendje të përfshiheni dhe t’i ushqeni raportet që mund t’iu ndihmojnë të arrini sukses në të ardhmen.
Njësoj, rritja e pasurisë në llogari të të tjerëve mund të ndikojë negativisht në raportin tuaj me paratë. Konsiderojeni për shembull një grua, e cila gjatë luftës, e dinte që kafeja do të ishte e racionuar. Ajo shkoi nga dyqani në dyqan, duke blerë sa më shumë kafe që mundej të ruante në shtëpinë e saj. Më vonë, kur ajo kishte dalë jashtë, dikush kishte hyrë dhe i kishte vjedhur të gjitha produktet, si dhe stolitë dhe argjendin e saj.
Zonja thoshte se ajo asnjëherë nuk kishte vjedhur vetë. Sidoqofte, ajo ishte në mendësi të mungesës, dhe mbledhja e kafesë ishte në llogari të çdo gjëje tjetër. Duke i lejuar mendimet e saj negative që ta udhëheqin atë, ajo ndikoi negativisht tek të tjerët, dhe e krijoi mu gjënë prej të cilës frikësohej. Frika e mungesës e krijoi mungesën.
Mbani mend se paratë janë simbol i shkëmbimit. Të pasurit para vetë nuk ju bën të pasur, por paraja është një mekanizëm për përvojat apo ndjenjat e stabilitetit. Nëse shkaqet përmes të cilave po i fitoni paratë ndikojnë negativisht në përvojat apo ndjenjat tuaja në të ardhmen, ju jeni thjeshtë duke vjedhur nga vetja juaj e ardhshme.
Pyeteni veten ‘’Cili është qëllimi i tërheqjes së parave?’’ Kjo nuk është një pyetje intriguese, apo një sulm në moralitetin e të pasurit para. Është një përkujtues që të mos e hiqni nga sytë qëllimin e ndjekjes së simbolit.
Përmbledhja Finale
Përmirësimi i lidhjes tuaj psikologjike me financat është çelësi për tërheqjen e parave. Trajnimi i nënvetëdijes për të pasur mendime pozitive rreth parave do të ju shpie në vendime më të mira dhe jetë më të pasur.
Besimet tuaja e formësojnë realitetin tuaj, prandaj jini të vëmendshëm se si e shihni pasurinë tuaj dhe ate të të tjerëve, dhe përdorni afirmime pozitive për t’i adresuar dyshimet e ndërdijes tuaj për vetë kapacitetin tuaj për pasuri. Ju jeni kapiteni i anijes tuaj. Drejtojeni atë në drejtimin që doni ajo të shkojë, dhe të tjerat do të pasojnë.
Ju jeni plotësisht i aftë të jetoni një jetë të bollshme, dhe do t’i keni paratë për ta mbështetur atë jetë. Gjëja e vetme që po ju mban pas jeni vetë ju.