7.7 C
Pristina
spot_img

51% e punonjësve shqiptare me pagë lexojnë në kompjuter, më pak se mesatarja e BE dhe Ballkanit

Date:

Share:

Përqindja e të anketuarve që kërkohet të lexojnë të paktën tekstet bazë në punën e tyre është më e lartë në mesin e atyre me arsim të lartë (90%), krahasuar me 42% të atyre me arsim të mesëm dhe 22% të të anketuarve me arsim të nivelit të ulët.

Përdorimi i teknologjisë digjitale ka transformuar ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, duke nxitur një interes në rritje për të ardhmen e punës, por është më pak e njohur se si digjitalizimi po ndikon te punonjësit aktual dhe se si ata mund të përfitojnë.

Të dhënat nga Anketa Europiane për Aftësitë dhe vendet e punës treguan se në Shqipëri pak më shumë se gjysma (51%) e shqiptarëve të punësuar raportojnë se kanë lexuar tekst, në letër ose në ekranet e kompjuterit, në kohën kur u krye anketa në vitin 2023 që është shumë më e ulët se mesatarja e BE-së (73%), dhe pak më pak se mesatarja në pesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (54%).

Të anketuarit më të rinj kanë më shumë gjasa të përfshihen në detyrat e leximit, me rreth gjashtë në dhjetë (62%) e atyre të moshës 25-34 vjeç, për dallim nga një në katër (27%) e atyre të moshës 55-64 vjeç.

Përqindja e të anketuarve që kërkohet të lexojnë të paktën tekstet bazë në punën e tyre është më e lartë në mesin e atyre me arsim të lartë (90%), krahasuar me 42% të atyre me arsim të mesëm dhe 22% të të anketuarve me arsim të nivelit të ulët.

Leximi raportohet gjithashtu nga 93% e atyre në profesione të kualifikuara, për dallim ne (29%-40%) midis profesioneve të tjera. Për më tepër, përqindja e të anketuarve të tillë është gjithashtu më e lartë në mesin e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi (68%) nëse krahasohet me të punësuarit që punojnë në shërbime (53%) dhe bujqësi ose industri (40%).

Vetëm dy në pesë (40%) punonjës, dukshëm më pak se mesatarja e BE-së (58%) dhe pak më poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor (42%), thonë se kanë shkruar tekst, në letër ose në ekranet e kompjuterit, që është të paktën një faqe e gjatë si pjesë e punës së tyre kryesore. Përqindja e të anketuarve të tillë është më e lartë në mesin e femrave, për dallim nga burrat (44% kundrejt 37%) dhe në mesin e punëtorëve më të rinj (52%-54% në mesin e atyre të moshës 25-44 vjeç krahasuar me 17% të atyre të moshës 55-64).

Përveç kësaj, ata me arsim të nivelit të lartë kanë më shumë gjasa të përfshihen në detyra me shkrim (82%) sesa ata me arsim të nivelit të mesëm (29%) ose të ulët (10%). Me përjashtim të atyre në profesione të kualifikuara (84%), më pak se tre në dhjetë nga ata në profesione gjysmë të kualifikuara dhe profesionet që lidhen me punë manuale (27%), dhe profesione elementare (13%) janë deklaruar kështu

Anketa u krye në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë , Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Izrael nga Fondacioni Europian i Trajnimit (ETF). Në secilin vend u anketuan 1000 persona të moshës 25- 64 vjeç të cilët janë të punësuar dhe paguhen me pagë fikse dhe sipas numrit të orëve të punës së kryer (d.m.th., punonjës me pagesë, duke përjashtuar ata të vetëpunësuar dhe punonjës familjarë). /Monitor

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img