27.4 C
Pristina
spot_img

Rritet besimi në ekonominë e Shqipërisë, ja cilët janë sektorët që janë përmirësuar më shumë

Date:

Share:

Treguesi i ndjesisë ekonomike i Shqipërisë pësoi një përmirësim gjatë dhjetorit, ndihmuar nga sektori i ndërtimit, shërbimeve dhe më pak nga industria.

Tregtia dhe besimi konsumator mbetën në të njëjtat vlera me një muaj më parë. Indikatori që mat pulsin e bizneseve dhe individëve nga Banka e Shqipërisë sinjalizon se ekonomia do vijojë rritjen në tremujorin e ardhshëm, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Industria ka paraqitur një vlerësim më optimist për kontratat porositëse, ndërsa nuk kanë ndryshuar pritëshmëritë për prodhimin, punësimin dhe çmimet.

Ndërtimi pati rritjen më të fortë nga të gjitha grupet duke u ngjitur pranë vlerave më të larta historike. Bizneset në këtë aktivitet shprehen të kënaqur me numrin e porosive, ndërsa në të ardhmen presin që punësimi dhe çmimet të rriten.

Shërbimet gjithashtu pësuan një rritje pranë intervalit më të lartë historik, ndërsa në të ndikoi ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës. Bizneset në këtë sektor presin të rrisin punësimin dhe çmimet në të ardhmen.

Sa i përket tregtisë, sektori ka mbetur i pandryshuar në pritshmërinë aktuale të aktivitetit dhe punësimin, ndërsa ka një qasje pozitive për të ardhmen.

Edhe konsumatorët kanë vijuar të jenë të pandryshuar në pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen.

Ndërsa konsumatorët presin ulje çmimesh, bizneset sinjalizojnë të gjitha për rritje duke e bërë dhe më sfiduese uljen e inflacionit.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img