Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Mendjemprehtësia
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Mësoni ta aplikoni mendjeprehtësinë për të pasur qasje me veten tuaj të brendshme.
Jeta mund të jetë një përvojë problematike.Ngjarjet traumatike gjatë fëmijërisë mund të ndikojnë tek ne thellësisht deri në moshë të shtyer.Lëndimet në trupin tonë mund ta transformojnë mënyrën se si e përceptojmë botën, dhe konfliktin në ambientet tona shoqërore, qofshin në shtëpi apo në punë, ato mund të shpiejnë në stres dhe depresion.
Çfarë mund të bëjmë për ta gjetur rrugën prapë tek vetja, për ta kuptuar si ta kuptojmë botën dhe si të jetojmë në harmoni me ambientet tona shoqërore?
Ne mund ta aplikojmë mendjemprehtësinë, një set teknikash psikologjike të diazjnuara për të na ndihmuar t’i kuptojmë dhe t’i riformësojmë botërat tona të brendshme.
Në këto pulsime, do të mësoni se çfarë përfshin mendjeprehtësia, si lidhet ajo me mendjen tuaj, trupin dhe raportet sociale dhe si mund ta aplikoni atë. Do të shihni shembuj të ndryshëm kur mendjemprehtësia është një qasje e vlefshme dhe do të mësojmë për fuqinë e saj për të sjellur ndryshim pozitiv.
Do ta kuptoni poashtu pse:
- Oqeani është metaphorë e mirë për mendjen tuaj;
- Çfarë mund t’iu mësojmë shikimi i filmave pa zë; dhe
- Si do t’ua lehtësojë mendjemprehtësia dialogun me partnerin tuaj.
Ideja kyçe 1
Mendjeprehtësia na mundëson të mësojmë për lidhjet mes mendjes, trupit dhe qëndrimit.
A keni qenë ndonjëherë në mes të një diskutimi të rendësishëm kur diçka ju shpie tek kufiri? Mund të bëheni papritur të zemëruar, të ju zbrazet mendja dhe ndoshta ta ndjeni një dëshirë të pakontrolluar për ta lënë dhomën sa më shpejtë që të jetë e mundur. Tingëllon si diçka e njohur?
Shumë nga ne përjetojnë reagime si këto. Ato mund të jenë thellësisht hutuese, duke na lënë të humbur dhe duke mos ditur ta sqarojmë vetë sjelljen tonë. Për t’i kuptuar këto situata, duhet t’i kuptojmë botërat e brendshme-dhe për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për mendjemprehtësi.
Mendjemprehtësia është një aftësi që na mundëson të reflektojmë në lidhjen në mes të trupit dhe mendjes. Kjo është qendrore kur mësoni si t’i rregulloni emocionet e fuqishme. Teknikat e mendësisë sikurse meditimi janë shembuj të mendjemprehtësisë, ngaqë ato e rritin vetëdijen tonë për ritmin tonë të zemrës dhe frymëmarrjen.
Por mendjemprehtësia nuk është diçka për të praktikuar kur keni kohë të qetë për veten; ajo është një mjet që mund ta përdorni kur jeta bëhet e zhurmshme, e çrregullt dhe dërrmuese. Për shembull, t’i shihni fëmijët tuaj duke bërtitur dhe luftuar rreth ushqimit mund t’iu mërzisë. Sidoqoftë, fëmijët tuaj nuk janë shkaku direkt i rritjes se stresit tuaj-është në fakt ritmi juaj i zemrës.
Duke e kthyer vëmendjen dhe vetëdijen tuaj tek ritmi i zemrës suaj, ju mund të mësoni ta rregulloni ndikimin e saj mbi emocionet tuaja dhe të keni një kontroll më të mirë në situatën para jush. Duke qëndruar të qetë dhe të durueshëm, do të jeni në gjendje ta qetësoni konfliktin fëmijëve tuaj, në vend se ta përkeqësoni ate duke reaguar me frustrim.
Përveç shikimit në peizazhin tuaj të brendshëm, mendja na inkurajon ta shohim botën përmes syve të atyre që na rrethojnë.Kjo është diçka për të cilën janë të aftë të gjithë njerëzit, edhepse ne shpesh e marrim këtë si të mirëqenë; pa kapacitet për empati, ne do te vuanim jashtëzakonisht shumë.
Kjo është një sfidë që e ka përballuar Barbara, një nga pacientet e autorit. Gjatë një aksidenti me veturë, nëna e tre fëmijëve përjetoi një dëmtim në korteksin parafrontal, ajo pjesë e trurit që na mundëson ta përdorim mendjeprehtësinë për të empatizuar me të tjerët. Duke qenë se e kishte humbur ndjenjën empatisë, Barbara nuk ja doli t’i mbante raportet e afërta me fëmijët dhe shokët e saj.
Pra si duket një jetë me mendjeprehtësi të mirë? Le të shikojmë më afër në pulsimin e radhës.
Ideja kyçe 2
Qëllimi i praktikimit të mendjeprehtësisë është një vete e balansuar, harmonike.
Disa prej nesh janë të varur nga rutinat mëngjesore të ashpra. Të tjerët fillojnë të përpëliten nëse diçka duket shumë e “planifikuar”. Pavarësisht nëse jeni të rreptë apo spontan, përqendrimi i tepërt në cilindo ekstrem mund t’ju bëjë të vështirë për t’iu qëndruar pranë dhe më të pakënaqur në planin afatgjatë. Basti juaj më i mirë është të gjeni ekuilibrin e duhur duke krijuar një vetvete harmonike.
Të keni një vete harmonike ka të bëjë krejtësisht me mbajtjen e një personaliteti të balansuar. Me një personalitet të tillë, ju do të jeni në gjendje t’i adaptoni ndryshimet e jashtme, por poashtu të qëndroni stabil ndaj vlerave tuaja kyçe.
Kjo është pak e vështirë të kapet në aspektin abstrakt, prandaj terapia me bazë mendjepmrehtësinë e përdor imazhin e një uji që rrjedh lehtësisht.Në vend se të përplaseni me ndryshimet në raportet dhe ambientin tuaj, thjesht bëni vend për to derisa vazhdoni drejtimin tuaj të vërtetë.
Për të bërë që personaliteti juaj të rrjedhë, ju duhet së pari ta pranoni se është normale të veproni në mënyra të ndryshme, të keni raporte që e kundërshtojnë njëra-tjetrën, dhe që përvojat e së kaluarës do të ju formësojnë ju në mënyra të ndryshme derisa plakeni.
Një personalitet harmonik është poashtu i lidhur me krijimin e një balansi në mes të të menduarit të arsyeshëm, analitik, emocional dhe intuitive. Përderisa të dy modalitetet e të menduarit janë të vlefshme, vënia e theksit të madh njerën apo në tjetrën mund të jetë shkatërrimtare.
Merreni Stjuartin, një nga pacientët e autorit, një avokat i pensionuar i cili vuante nga depresioni. Rezultoi se për shkak se Stjuarti i pranonte vetëm mendimet e arsyeshme, logjike, ai i kishte shtypur emocionet e tij me vite; ky disbalans ishte në zemër të ndjenjës së tij të zbrazëtisë. Për Stjuartin, të mësonte t’i vlerësonte njësoj anët e tij emocionale dhe racionale ishte hapi i parë në kalimin e depresionit të tij.
Ideja kyçe 3
Mendjeprehtësia është trajnimi i trurit që na mban të qëndrueshëm dhe emocionalisht të shëndetshëm në jetën e përditshme.
Mendjeprehtësia mund të jetë një pjesë e fuqishme e psikoterapisë. Me një të kuptuar më të thellë të asaj se si aktiviteti i trurit e formëson mënyrën se si e shohim botën, ju do të jeni në gjendje ta shfrytëzoni fuqinë e mendjemprehtësisë. Pra si funksionon ajo?
Mendjeprehtësia është sikur trajnim për trurin tuaj. Ajo na mëson si të reflektojmë në mendime dhe na ndihmon të krijojmë lidhje të reja mes tyre. Sa më shumë që i lidhim dy ide me njëra-tjetrën derisa reflektojmë mbi to, aq më të forta do të bëhen lidhjet nervore mes atyre ideve.
Mendjemprehtësia poashtu i trajnon mendjet tona duke e rritur kujtesën. Reflektimi i vetëdijshëm në të kaluarën apo situatat e të ardhmes mund të jenë të gjalla dhe të fuqishme sikurse përjetimi i vetë atyre ngjarjeve. Duke i inkurajuar mendjet tona t’i rishfaqin skenat në detaje të plota, ne i aktivizojmë të njëjtat fusha në mendjet tona që do të ndizeshin nëse ajo që ne po imagjinonim po ndodhte në jetën reale.Neuroshkenca madje ka dëshmuar se çdo mendim i vetëm që kemi e ndryshon rrjedhën e gjakut dhe shkallën e sinjaleve nervore.
Duke ja kushtuar kohën trajnimit të mendjeve tona, ne do të jemi më në gjendje të merremi me sfidat e papritura. Sjellja jonë nervore e formëson mënyrën si i menagjojmë problemet në ambientin tonë-aq shumë saqë disa aspekte fizike të trurit tonë janë përgjegjëse për reagimet e ndryshme.
Korteksi paraballor, i vendosur menjëherë pas ballit, shkakton gjykime morale, vëmendjen tonë (ose mungesën e saj), ndjenjën tonë të kohës dhe ndjenjën tonë të identitetit. Insula, nga ana tjetër, është përgjegjëse për emocionet tona, si dhe për mënyrën se si ne reagojmë ndaj shfaqjeve emocionale të të tjerëve. Neuronet e pasqyrës janë qeliza të specializuara që na ndihmojnë të kuptojmë qëllimet e atyre që na rrethojnë.
Meqenëse mendjeprehtësia na mundëson ta rrisim vetëdijen tonë për këto fusha të trurit, atëherë ne do të jemi më në gjendje të kemi kontroll në reagimet që ato krijojnë.
Ideja kyçe 4
Mendësia na ndihmon të trajnojmë anën e djathtë të trurit tonë qe na ndihmon për të njohur dhe menaxhuar shqetësimin.
Ju mund të mendoni se të folurit për ndjenjat tuaja është vetëm një qështje e thjeshtë e të hapurit me dikë. Ndonjëherë, ne përjetojmë emocione për të cilat nuk jemi as të vetëdijshëm. Por sikurse çdo aftësi tjetër, vetëdijësimi për emocionet tona mund të mësohet; praktika e bën diçka perfekte!
Ky është fokusi i terapive që kanë bazë mendjemprehtësinë. Mendjemprehtësia e targeton hemisferën e djathtë të trurit, e cila është përgjegjëse për vetëdijen tonë emocionale. Ndonëse jemi më rehat me ushtrimin e kapaciteteve racionale në hemisferën e majtë, hemisfera e djathtë është ana që duhet ta ushtrojmë për ta thelluar të kuptuarit e vetë ndjenjave tona. Falë Zotit, kjo nuk është një gjë e vështirë për t’u bërë.
Ju mund ta stimuloni hemisferën e djathtë duke marrë pjesë në lojëra joverbale të komunikimit, nga imitimi i shprehjeve të fytyrës, tek përpjekja për t’i lexuar emocionet e karaktereve në filma pa zë. Ju mundeni poashtu të mbani një ditar të regjistrimit të të gjitha ndjesive emocionale dhe imazheve të përvojave tuaja, në vend se t’i racionalizoni ato.
Kur përballeni me emocionet tuaja të forta, mund t’i përdorni teknikat tjera që fokusohen në vetëdije dhe ndjenja trupore. Herën tjetër kur të jeni të stresuar, provoni të bëni një skanim trupor. Kjo përfshin të shtriheni në dysheme dhe të fokusoheni në pjesë të ndryshme të trupit tuaj, një nga një.
Kjo mund të jetë mjaft e parehatshme në fillim, ngase një shpine me dhimbje apo një hunde që kruhet mund ta bëjë të vështirë për ju që të fokusoheni. Por me praktikë, ju mund ta fokusoni mendjen tuaj në imazhe mendore të vendeve të sigurta për të qëndruar në kontroll të përgjigjeve tuaja.
Një nga pacientët e autorit u hiperventilua ndërsa bënte një skanim të trupit. Pasi u siguruan që pacienti ndihej i sigurt me të, ata përgatitën një imazh mendor të një hapësire të sigurt së bashku për ta provuar herën tjetër; hapësira e sigurt, në këtë rast, ishte një liman në plazh. Në përpjekjen e saj të radhës për skanimin e trupit, pacientja ishte në gjendje të fokusohej me qetësi, pa lënë që ndjesitë e forta të trupit të saj ta shqetësonin.
Ideja kyçe 5
Mendësia na ndihmon të kuptojmë se si ndjenjat janë përvoja kalimtare, jo tiparet tona përcaktuese të karakterit.
Ndonëse është shumë e lehtë t’i thoni dikujt ‘’ta kontrollojë temperamentin’’, emocionet mund të jenë shumë të vështira për t’u menagjuar.Për shumë njerëz, emocionet janë dërrmuese dhe stresuese, por mendjemprehtësia, na ndihmon ta kuptojmë se ato janë thjesht pjesë e përvojës njerëzore, sesa sjellje të rrënjosura që tregojnë se jemi disi me të meta dhe jofunksionalë.
Ushtrimet e meditimit, për shembull, i trajnojnë njerëzit të fokusohen në një gjë, dhe vetëm në një gjë. Ushtrime të tilla kërkojnë që, nëse shpërqendroheni, ju ktheheni prapë tek fokusi juaj. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për ta përjetuar si si mendimet dhe ndjenjat janë vetëm përvoja kalimtare, sesa baza të personalitetit tuaj.
Një tjetër ushtrim për ta provuar është të imagjinoni se mendja juaj është oqean.Mendimet dhe ndjenjat tuaja janë ato që e lëvizin sipërfaqen e oqeanit; ato mund të jenë valëzime, apo mund të jenë stuhi. Por pamarrë parasysh sa të mëdhaja janë valët, në fund të oqeanit ka qetësi. Ndjenjat e stuhishme janë të nivelit sipërfaqësor dhe të përkohshme-varet nga ju për ta gjetur qetësinë në fundin e oqeanit.
Më gjerësisht, ushtrimet e mendjeprehtësisë sikur këta shembujt më lartë ndërtohen në tri shtylla kyçe: vëzhgimi, objektiviteti dhe transparenca. Duke mësuar si t’i përdorni të tri këto në favorin tuaj, ju do të jeni më mirë të pozicionuar për t’i kuptuar ndjenjat tuaja.
Mësoni ta vëzhgoni mendjen tuaj duke e vërejtur kur mendimet tuaja shpërqendruese ju largojnë nga fokusi juaj. Kjo mund të ndodhë gjatë meditimit, apo madje edhe kur mendimet tuaja negative e ngadalësojnë produktivitetin tuaj në punë, apo kur e bëjnë të vështirë të fleni natën.
Pastaj, kuptojeni se ju mund ta trajnoni veten që në mënyrë objektive ta ndiqni trajektoren e vëmendjes tuaj. Ju mund ta studjoni se ku ju shpijnë mendimet tuaja, dhe si ju bëjnë ato të ndiheni. Kjo, si rrjedhojë, ju bën më të vetëdijshëm se si paragjykimet e brendshme apo reagimet instiktive janë poashtu mendime që i formësojnë përvojat tuaja.
Përfundimisht, duke qenë të hapur dhe pranues se mendimet gjykuese, depresive dhe shpërqëndruese janë thjeshtë të përkohshme, ju do ta shihni se emocionet nuk kanë nevojë të jenë shkak i stresit.Ato janë të natyrshme, dhe duke e kuptuar këtë, ju e keni fuqinë për të mësuar prej tyre dhe për t’i ndryshuar ato.
Ideja kyçe 6
Përvojat negative të fëmijërisë mund të formojnë mënyrën se si e shohim botën tonë sot, por ne mund të përdorim mendjen për t’i kapërcyer ato.
Kush kanë qenë mësuesit tuaj të parë në jetën tuaj? Me gjasë, prindërit tuaj! Por prindërit luajnë rol më të madh sesa të na mësojnë si të lexojmë apo si të ngasim një biçikletë. Ne poashtu mësojmë shumë nga gjithçka që ata na mësojnë në mënyrë të ndërdijshme.
Më mirë apo më keq, rritja jonë e formëson mënyrën se si ndërveprojmë me njerëzit sot. Fëmijët e rritur nga prindërit që kanë treguar dashuri në mënyrë jo të vazhdueshme shpesh ndihen se nuk mund t’i besojnë askujt kur rriten-as në miqësi, as në punë, madje as në lidhjet romantike.
Njësoj, fëmijët të cilëve ju është dashur të marrin shumë përgjegjësi në moshë të re kanë mësuar se shfaqja e dobësisë është gabim. Kjo nënkupton se ata kanë vështirësi reale të hapen për ndjenjat e tyre si të rritur-meqenëse që në fëmijëri, ata nuk kanë qenë rehat me të qenit të vërejtur dhe të hapur.
Megjithëse këto keqkuptime që i kemi mësuar gjatë fëmijërisë kanë qenë me ne për një kohë të gjatë, ne mundemi, në fakt t’i tejkalojmë ato me mendjeprehtësi. Një mënyrë e mrekullueshme për të filluar është të shkruajmë sa më shumë kujtime të hershme që mundemi, si dhe disa nga ato të fundit poashtu.
Kjo ju ndihmon të nxirrni gjithçka nga kraharori, dhe do të ju ndihmojë ta shihni se çfarë narrative keni përdorur për t’i dhënë kuptim të kaluarës tuaj si fëmijë. Studjojeni tregimin që ia thoni vetes dhe konsideroni mundësinë që nuk ka nevojë për një narrativë të përsosur. Me shumë ka gjasa që ne të gjithë përbëhemi nga narrativa të ndryshme brenda secilës fazë dhe aspekti të jetëve tona.
Rrëfimi që tregoni për jetën tuaj të mëparshme do të zbulojë se si vështirësitë tuaja aktuale janë të lidhura me mënyrën se si e perceptoni fëmijërinë tuaj. Kjo ju ndihmon t’i shihni këto modele për atë që janë: të dëmshme. Zbulimi i historive alternative për të treguar për fëmijërinë dhe jetën tuaj të rritur është hapi i parë për të rrëzuar ato mure që keni ndërtuar rreth vetes si fëmijë.
Ideja kyçe 7
Përdoreni mendjeprehtësinë për të qenë pranues sesa reargues ndaj partnerit tuaj kur merreni me problemet e lidhjes tuaj.
Shumë prej nesh e dinë se çfarë domethënë të kemi fjalosje të çmendura me partnerët tanë. Gjithçka fillon me një person që e trajton problemin, por së shpejti duket se kalon në fjalosje për hir të fjalosjes. Por çfarë i pengon këto diskutime nga zgjidhja e tyre në mënyrë paqësore? Në fund, është një qështje qëndrimi.
Çelësi është nëse jeni reagues apo pranues ndaj parnterit tuaj. Ky është një faktor që mund të ketë ndikim të madh në cilësinë e lidhjes tuaj në tërësi-prandaj është një gjë shumë e rëndësishme! Por çfarë nënkupton ajo?
Epo, të qenit pranues nënkupton ta dëgjoni haptas partnerin tuaj. Pranueshmëria e bën partnerin tuaj të ndihet sikur i njihni dhe i vlerësoni ndjenjat e tyre, që si rrjedhojë, i ndihmon ata të hapen dhe ta ndajnë me njëri-tjetrin atë që kanë në mendje.
Të qenit reagues, në anën tjetër, është ajo që bëjmë kur ankimet e partnerit tonë na kërcënojnë ne. Ne hyjmë në modalitetin luftim-fluturim-ngrirje dhe ose duam të sulmojmë partnerin tonë, të mbrohemi ose të ndalojmë së foluri dhe të shmangim kontaktin me sy. Kjo është problematike për të dy, duke çuar në një rreth vicioz.
Nëse një person e ndjen nevojën për të diksutuar një problem, derisa partneri i saj e ndjen nevojën për të ikur saherë që ajo e sjell atë temë, ata do të dëshirojnë ta shtyjnë qështjen edhe më larg; kjo si rrjedhojë, mund të shpie në fjalosje të pafundme dhe keqkomunikim. Pra çfarë mund të bëjmë më mirë?
Mendjeprehtësia na ndihmon të jemi pranues ndaj partnerëve tanë dhe ta lehtësojmë dialogun në lidhje. Të dy partnerët duhet ta gjejnë kohën për t’i rivlerësuar narrativat që i kanë treguar vetes për jetën e tyre, dhe ta konsiderojnë nëse janë të saktë, apo nëse ka të mundura alternativa të tjera. Më pas ata duhet t’i ndajnë këto me njëri-tjetrin, gjë që mund të ndihmojë secilin partner të kuptojë motivimet dhe nevojat emocionale të tjetrit.
Strategji të tjera mundohen ta përfshijnë metodën e skadimit. Kjo kërkon mendjeprehtësi, ngaqë do t’iu duhet ta monitoroni gjendjen tuaj emocionale kur diskutoni një temë të ndjeshme me të dashurit tuaj. Thirrni një afat kohor kur e ndjeni veten duke arritur në modalitetin reaktiv – kjo ju jep kohë për të reflektuar dhe për t’iu bashkuar bisedës më vonë.
Ideja kyçe 8
Mendjeprehtesia mund të na ndihmojë pas traumës dhe në të tashmen e pasigurtë.
Ne tashmë kemi mësuar se si përvojat tona të fëmijërisë mund ti formësojnë jetët tona kur jemi të rritur. Sidoqoftë, edhe përvojat nga mosha e rritur mund të kenë ndikim në qëndrimet tona sot, madje edhe pa e kuptuar pse.
Ndërprerjet dhe shpërthimet e zemërimit për shkak të pirjes së tepruar apo përvojave traumatizuese nënkuptojnë se disa nga kujtimet tona më të dhimbshme janë groposur dhe harruar. Edhe kështu, ato vazhdojnë të ndikojnë në ne në një nivel të ndërdijes.
Për shembull, një grua ka vuajtur nga dhimbja e shpinës me vite. Si adoleshente, ajo kishte qenë e sulmuar seksualisht dhe shpina e saj ishte goditur në një tavolinë. Ajo nuk mund ta mbante mend sulmin, por trupi i saj vazhdonte t’ia kujtonte asaj përvojën traumatike.
Me teknikat e mendjeprehtësisë sikurse skanimi i trupit, ne mund ta fitojmë qasjen në kujtimet që lidhen me vështirësitë fizike që nuk mundemi krejtësisht t’i sqarojmë. Derisa truri fokusohet në një pjesë të caktuar të trupit, ai i aktivizon kujtimet e ndërlidhura.Kjo mund të sjellë përvoja të shtypura në dritë, që si rrjedhojë na ndihmon t’i pranojmë gjërat dhe ta tejkalojmë traumën.Dhimbja e shpinës së gruas u zhduk pasi ajo e kuptoi se ajo kishte qenë duke e ngacmuar vetë atë.
Në fund, mendjeprehtësia është njëra prej mjeteve më të mira që keni në dispozicion kur përballeni me pasiguri të përditshme. Njerëzit janë zhvilluar me tendencën për ta preferuar parashikueshmërinë mbi skenarët e dyshimtë apo kërcënues. Sidoqoftë, ky instikt mundet poashtu t’i ushqejë sjelljet neurotike sikurse çrregullimi obsesiv kompulsiv.
Ata që vuajnë nga OCD e dinë se sa frustruese është të kesh nxitje shqetësuese që thjesht nuk do të largohen derisa të kryejnë një sjellje rituale. Për shembull, dikush me OCD mund të ndiejë një nevojë intensive për të trokitur në një tavolinë tre herë kur mendon për vdekjen e një të afërmi, vetëm për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë.
Fatmirësisht, ky çrregullim mund të trajtohet me mendjeprehtësi. Imagjinoni nevojën shqetësuese sikur një person me të cilin mund të filloni një diskutim. Ju jeni në gjendje ta negocioni nëse vërtetë keni nevojë ta kontrolloni pesë herë se e keni kyçur derën, apo nëse dy herë mjafton. Gradualisht, do ta keni më të lehtë të merreni me këto nevoja.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyq në këtë libër:
Emocionet problematike apo të vështira nuk janë pjesë të pashlyeshme të personalitetit tonë; më parë, ato formësohen nga struktura e trurit të njeriut dhe përvojave që kemi si fëmijë. Zbulojeni fuqinë e mendjeprehtësisë duke mësuar të reflektoni, të trajnoheni dhe t’i rregulloni përgjigjet tuaja emocionale, të cilat do t’iu ndihmojnë kur përballeni me konflikt me të dashurit tuaj, kur merreni me traumat e të kaluarës dhe me menagjimin e pasigurisë së përditshme.
Këshillë vepruese:
Jeni i/e brengosur për diçka? Vëzhgojeni, emërtojeni dhe fikeni atë!
Herën tjetër kur nuk mund të pushoni së brengosuri, qoftë për veten tuaj, për njerëzit që i njihni, apo për një situatë më të madhe, bëni një hap pas për të reflektuar mbi mendimet tuaja. Do të mundnit poashtu të provoni një skanim trupi.Përpiquni ta përcaktoni burimin real të brengave tuaja dhe ndani ato për të mësuar më shumë. Duke i njohur dhe pranuar ndjenjat tuaja, ju do të jeni në gjendje t’i menagjoni ato me lehtësi.
Keni komente?
Ne sigurisht që duam të dëgjojmë atë që mendoni për përmbajtjen tonë! Prandaj, thjesht dërgoni një email te [email protected] me titullin e këtij libri si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Leximi i mëtejshëm i sugjeruar: ‘’Lulëzoni’’ nga Martin E.P. Njeri selektiv
‘’Lulëzoni’’(2012) zbuloni se si optimizmi, motivimi dhe karakteri kanë fuqinë për të na ndihmuar të udhëheqim një jetë më të mirë. Bazuar në kërkime të gjera akademike dhe të plotësuara nga ushtrime ndërvepruese, këto pulsime prezantojnë një teori të re se çfarë do të thotë të jetosh një jetë të mirë.