2.2 C
Pristina
spot_img

Historia e Sano Musab Hijazi, nga varfëria në Siri. Blija një picë në javë, haja nga një fete në ditë

Date:

Share:

Ai lindi në Siri, 42 vjet më parë, në zemër të një qyteti të rrënuar nga varfëria ekstreme dhe bombat e luftës, së bashku me nëntë vëllezërit e tij.

Sot Sano Musab Hijazi është themelues i një start-upi teknologjik, që po rritet dita-ditës.

Historia e tij është një shembull frymëzues i disiplinës dhe vendosmërisë. I lindur në kushte të vështira, ai është përballur me luftën dhe varfërinë që nga fëmijëria e tij. Megjithatë, historia e tij bëhet një udhëtim i suksesshëm.

Pas jetesës në Arabi Saudite dhe më pas transferimit në Itali, Hijazi është përballur me diskriminim të lidhur me emrin e tij gjatë viteve të para në Udine. Megjithatë, ai ka punuar fort për të paguar shkollën, duke kryer punë me paga të ulëta dhe duke sakrifikuar madje edhe ushqimin për të investuar në qëllimet e tij.

Blija një picë në javë, haja nga një fete në ditë. Familjes si kërkoja asgjë. Ndërtoja faqë web-i përkundrejt 50 euro ose 80 euro dhe jetoja. Ndërkohë që vazhdoja shkollën”, thotë ai.

Vendosur të lërë gjithçka pas, Hijazi u transferua në Milano me qëllim që të realizonte ëndrrën e tij të sipërmarrjes. Duke investuar paratë e tij dhe duke marrë një kredi shtesë, ai themeloi start-up-in e tij “It’s Prodigy”. Pavarësisht sfidave fillestare, firma e tij ka pasuar një sukses të shkëlqyer, duke u zgjeruar nga Milano në Emiratet e Bashkuara, nga Shtetet e Bashkuara në Australi.

Filozofia e tij e biznesit është bazuar në inovacion dhe kujdesin për të ardhmen, pa u kthyer kurrë pas. Startup-i i tij është specializuar në inteligjencë artificiale dhe inteligjencën e biznesit, duke ofruar zgjidhje inovative për analizën e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve në kohë reale.

Edhe pse kapitali fillestar ishte modest dhe mungesa e mbështetjes nga investitorë të jashtëm, firma e Hijazit ka arritur një sukses të konsiderueshëm.

Çelësi i suksesit të Sano Musab Hijazi duket se është aftësia e tij për të përballuar sfidat me vendosmëri.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img