Paqëndrueshmëria makroekonomike, korrupsioni dhe kriza e migrimit janë problemet kryesore me të cilat përballet biznesi shqiptar. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga Barometri i Ballkanit për vitin 2023, i publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ky është publikimi i nëntë i këtij barometri dhe vjen në nje moment kur Europa përballet me sfida të mëdha për sigurinë e saj, ndërkohë që ende ka nëpër këmbë rreziqet e krizës ekonomike në shkaktuar nga konfliktet. Anketat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023 u krye nëShqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Anketa ndahet në sondazh i Opinion Publik i cili është i përbërë nga 79 pyetje për 6027 qytetarë dhe sondazhi për Opinionin e Biznesit i cili është i përbërë nga 80 pyetje për 1211 pronarë biznesi, menaxherë apo drejtues.
“Scan Intel” është ndalur në Anketën e Opinionit të Biznesit duke analizuar disa nga problematikat kryesore të biznesit në vendet e rajonit. Matja bëhet në një shkallë nga 1 deri në 4 ku 1 do të thotë pengesë e madhe, 2 pengesë e moderuar, 3 pengesë e vogël dhe 4 asnjë pengesë.
Problemet makrekonomike si dhe fenomeni “Brain Drain” duket se janë problemet më të mëdha për bizneset Shqiptare. Largimi i trurit ose “Brain Drain” është procesi i humbjes së talenteve dhe intelektualëve të një vendi të caktuar, që largohen për të punuar dhe jetuar në vendet e zhvilluara. Këto dy probleme në vendin tonë kanë një rezultat prej 1.8 dhe 2 përktësisht.
Anketa tregon se paqëndrueshmëria makroekonomike perceptohet si problemi më i madh më së shumti nga bizneset në Bosnje Hercegovinë me 1.7 e ndjekur nga Shqipëria. Në Shqipëri disponueshmëria e fuqisë punëtore është shënuar më e ulëta, së bashku me Kosovën, me 1.8. Në 12 muajt e fundit ky është bërë një shqetësim i madh në Shqipëri me kompanitë dhe politikëbërësit që po shqyrtojnë kuotat për punëtorët nga Azia Jugore dhe Lindore.
Të anketuarit nga Bosnja Hercegovina dhe Shqipëria identifikojnë ikjen e trurit dhe emigracionin si shqetësim kryesor, ndërkohë që edhe në vendet e tjera të rajonit haset si problematikë.
Anketa tregon se biznesi shqiptar evidenton probleme të tjera si kostot e financimit dhe paqëndrueshmëria politike apo edhe korrupsioni. Nga ana tjetër, ekonomia informale është një problem i rëndësishëm në të gjithë rajonin, me pjesëmarrjen e ekonomisë së padeklaruar në ekonominë totale.
Sa problematike janë këta faktorë për funksionimin dhe rritjen e biznesit tuaj?
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.