1.9 C
Pristina
spot_img

Kuba do të rrisë çmimin e karburanteve me më shumë se 500%

Date:

Share:

Qeveria në Kubë ka njoftuar një rritje pesëfish të çmimeve të karburanteve, ndërsa po përballet me mungesat dhe një krizë ekonomike të thelluar.

Kështu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nga shkurti, çmimi i një litri benzinë do të rritet nga 25 pesos (0,20 dollarë) në 132 pesos.

Qeveria, e cila subvencionon shumë mallra, shpreson se kjo do të ndihmojë në uljen e deficitit të saj.

Kjo është masa e fundit që e bën jetën më të vështirë për kubanezët.

Ministri i Financave, Vladimir Regueiro tha se kostoja e naftës dhe llojeve të tjera të benzinës do të përballet me rritje të ngjashme.

Ai njoftoi gjithashtu një rritje prej 25% të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët kryesorë në zonat e banuara, si dhe ka rritje të kostove të gazit natyror.

Regueiro tregoi se qeveria do të hapë gjithashtu 29 pika të reja karburanti, të cilat do të pranojnë pagesa vetëm në dollarë amerikanë për të blerë karburant në tregjet ndërkombëtare.

Kuba është goditur rëndë nga trazirat ekonomike, për të cilat fajësohet pandemia e coronavirusit, shtrëngimi i sanksioneve të SHBA-së në vitet e fundit dhe dobësitë strukturore. /Telegrafi/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img