Nëse bëni një kërkim në Google për ide biznesi, do të mbingarkoheni dhe do të hutoheni shpejt nga artikujt që ofrojnë sugjerime të shumta, të rastësishme. Dhe ndërsa disa nga idetë mund të jenë frymëzuese, ato gjithashtu humbasin mënyrën më të lehtë për të gjeneruar të ardhura si sipërmarrës.
Bëhuni një ofrues profesionist i shërbimit bazuar në aftësitë që tashmë mund ti keni. Nëse mendoni se nuk mund t’a bëni, mendojeni përsëri.
Ndjekja e këtij procesi ju ndihmon të shmangni shumë nga rreziqet që lidhen me sipërmarrjen, të shmangni sindromën e mashtruesve duke bërë diçka për të cilën e dini se jeni të mirë dhe duke qenë se jeni paguar për to në të kaluarën, ju e dini se ka një treg për shërbimet tuaja.
Pra, ndaloni së kërkuari nga jashtë për ide biznesi. Gjithçka që ju nevojitet për të filluar një biznes është tashmë brenda jush. Këtu është një proces me tre hapa për të filluar.
Përcaktoni zonën tuaj të gjeniut
Është koha për t’u paguar dhe hapi i parë është të përcaktoni Zonën tuaj të Gjeniut, të cilat janë detyrat që ju ndiheni të kualifikuar në mënyrë unike për t’i kryer dhe shijuar. Ky term vjen nga libri “The Big Leap” nga Gay Hendricks.
Gjithçka nis duke fituar një kuptim bazë të zonave të ndryshme të kompetencës:
Paaftësia: Ju nuk jeni të mirë në këto gjëra dhe nuk dëshironi të jeni
Kompetenca: Ju mund t’i kryeni këto detyra, por të tjerët mund t’i bëjnë po aq mirë
Përsosmëri: Ju mund t’i kryeni këto aktivitete jashtëzakonisht mirë, por ndonjëherë mund të mos jetë aq shpërblyese sa do të dëshironit.
Gjeniu: Këto janë aktivitetet që ju pëlqejnë dhe dëshironi të vazhdoni të zhvilloni. Mund të flisni për to me orë të tëra dhe të mos mërziteni kurrë. Ky është shërbimi që do t’u ofroni klientëve.
Përcaktoni shërbimet specifike që do të shisni
Tani që keni identifikuar aftësitë që dëshironi të fitoni para, është koha për të krijuar shërbime bazuar në këto aftësi.
Një model që mund të merret si shembull është: “The ACTION BUSINESS IDEATION MODEL”
Auditimet
Këto mund të jenë të frikshme nëse po flasim për taksat tuaja, por ato janë jashtëzakonisht të dobishme nëse i ofroni si shërbim organizatave ose individëve. Bazuar në zonën tuaj të gjeniut, kjo është qasja hap pas hapi që do të përdorni për të analizuar një kompani apo proces. Qëllimi juaj kryesor këtu është të identifikoni fushat e përmirësimit dhe mundësive.
Konsulencë
Kjo përfshin ofrimin e opinioneve, analizave dhe rekomandimeve tuaja për organizatat, individët bazuar në ekspertizën tuaj. Për fat të mirë, ju mund të përdorni të njëjtin proces që keni krijuar tashmë për auditimin tuaj.
Trajnimi
Ju do të ndihmoni individët, ose organizatat të zhvillojnë aftësitë specifike të nevojshme për të kryer punën e tyre. Kjo është e ndryshme nga konsultimi, por është disi e lidhur. Ndoshta gjatë auditimit, ose konsultimit tuaj keni zbuluar se ata duhet të fillojnë të përdorin një proces të ri, por ata aktualisht nuk dinë se si ta bëjnë këtë. Këtu hyni për të ofruar trajnime.
Zbatimi
Kjo është ajo ku ju ndihmoni klientët tuaj të zbatojnë mjetet, ose ekipet e nevojshme për të arritur qëllimet e tyre. Mund të jetë zgjedhja e shitësit të duhur për t’u partnerizuar.