Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Klanet
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Mësoni si ta ndryshoni status quo-në duke ndërtuar dhe udhëhequr një klan.
Guruja i mirënjohur botëror dhe autori Seth Godin zbulon në librin e tij pse brendet e sotme të suksesshme kanë nevojë të formojnë klane rreth kauzës së tyre që t’i rrisin dhe avokojnë idetë dhe produktet e tyre.
Ai e sqaron pse përpjekjet për t’u munduar ta arrini çdokë me kauzën tuaj, sikurse shumica e kompanive të mëdha që po veprojnë, vetëm sa shpie ne mediokritet dhe në mungesë të ndjenjës së fortë për idenë dhe brendin tuaj.
Këto pulsime shqyrojnë hap pas hapi se si çdokush mund të formojë dhe udhëheqë një klan, dhe si ta përdor këtë forcë për ta ndryshuar status quo-në dhe për të krijuar një të ardhme të re.
Në këto pulsime do të zbuloni:
- Pse klanet janë e ardhmja e rritjes-dhe potencialisht mund ta ndryshojnë botën;
- Si të jeni lider i madh i vetë klanit tuaj, dhe
- pse sot ka shumë pak heretikë dhe shumë deleshtarë.
Ideja kyçe 1
E kuptuat apo jo, ju jeni pjesë e një klani.
Për miliona vite, njerëzit kanë qenë pjesë e klaneve. Qoftë nëse ato janë grupe religjioze, etnike apo politike, duke se nuk mund ta ndalim: njerëzit kanë nevojë t’i përkasin një kolektiviteti më të madh sesa vetëvetes.
Në fakt, klanet janë gjithkund; dhe e kuptuat apo jo, ju poashtu jeni anëtar i më së paku njërit prej tyre-si punëtor në kompaninë tuaj, anëtar i një komuniteti fetar, apo një fans i grupit tuaj të preferuar.
Por çfarë është aktualisht një klan?
Të gjitha klanet kanë tre përbërës: një grup njerëzisht, një kauzë të përbashkët, dhe së paku një lider që e përfaqëson dhe e organizon klanin.
Merreni për shembull Wikipedian. Pjesa dërrmuese e punës për faqen e internetit kryhet nga një grup prej rreth 5,000 kontribuesish dhe redaktorësh. Ata të gjithë punojnë së bashku për të realizuar shkakun e përbashkët të Jimmy Wales, bashkëpunëtori i Wikipedia: një vizion i informacionit të krijuar lirisht të arritshëm, të krijuar në mënyrë komunale.
Sidoqoftë, veqoria më e rëndësishme këtu është kauza e përbashkët.Kauza e përbashkët e një klani shpie në atë që anëtarët e tij i përbrendësojnë vlerat dhe idetë e tij sikur të ishin të tyre.Këta stimuj të përbrendësuar i bëjnë antarët e klanit të kthehen në dëshimtarë të apasionuar në vend se thjesht ndjekës.
Arsyeja e një klani-qoftë një dëshirë e zjarrtë për rezistencë ndaj ndryshimit-mund të jetë gjithçka, nga drejtësia ambientaliste, kampanja politike, apo një grup entuziastësh të Apple që besojnë në superioritetin e elektronikës së dashur të konsumit.
Klanet kanë qenë me ne gjithnjë, por me teknologjinë e ditëve të sotme, numri i tyre është shpërthyes.
Kjo është më së shumëti për shkak të internetit: klanet më herët kanë qenë lokale, por tani, me ardhjen e internetit-dhe sidomos me ardhjen e mediave sociale- gjeografia më nuk është pengesë për rritjen klanore.
Dhe falë mediave sociale, ndikimi i një klani nuk është më i lidhur direkt me madhësinë e tij, por me kauzën për të cilën qëndron, dhe si i përdor teknologjitë komunikative.
Pse?
Sepse sot, rritja e vërtetë e qëndrueshme vie nga njerëzit që e duan vërtetë kauzën tuaj, që i avokojnë vlerat tuaja-dhe që e hedhin daullen e mediave sociale për ju.
Ideja kyçe 2
Mos i krijoni idetë tuaja për masat: bëjini ato ekskluzive dhe kuptimplota për një grup të veçantë njerëzish.
Mantra e marketingut në të kaluarën ishte të arrini sa më shumë njerëz që është e mundur me produktet tuaja.Por kohët kanë ndryshuar-dhe ky pulsim do t’iu tregojë se si.
Shumë kompani kanë ngecur në të kaluarën dhe akoma fokusohen në zhvillimin e produkteve për masat, një strategji kjo e cila mund të shpie në pasoja katastrofale.
Për shembull, Nokia ishte kompania më e suksesshme mobile e telefonave në botë. Por kur dolën telefonat e mençur, ata e humbën anijen dhe ende nuk e kanë rimarrë veten.
Pak para se të lulëzonte tregu i telefonave inteligjentë, asnjë kompani specifike nuk kishte avantazhin teknologjik – siç mund të mendojnë disa Apple, duke marrë parasysh suksesin e tyre.
Pra, ku gaboi Nokia?
Nokia ngeci me modelin e saj të vjetër: ajo punonte në atë se si t’i prodhonte telefonat mobilë më të lirë të mundur që çdokush do t’i pëlqente. Problemi me krijimin e një produkti që do ta kënaqte çdokënd është se gati gjithnjë, kjo shpie në një produkt mediokër që njerëzit do ta përdorin-por të cilin nuk do ta duan. Në të kundërtën, Apple vendosi të prodhojë një lloj tjetër të telefonit që fillimisht askush nuk do ta pëlqente, por që shumë pak do ta donin. Dhe kur njerëzit duan diçka, ata ju tregojnë shokëve të tyre. Së shpejti, kemi një klan të ri.
Apple kishte të drejtë të krijonte një produkt të jashtëzakonshëm, sepse klanet nuk formohen duke u bazuar në kauza mediokre.
Njerëzit sot nuk janë më të kënaqur me idetë jashtë raftit. Një kauzë e fuqishme duhet të ketë një histori personale, ekskluzive dhe kuptimplote me të cilën njerëzit mund të identifikohen. Për më tepër, ajo duhet të bërtasë për risinë dhe të lejojë që njerëzit të angazhohen drejtpërdrejt në lëvizje. Në thelb, një shkak domethënës gërvisht një kruajtje që nuk është gërvishtur ende mjaftueshëm.
Ideja kyçe 3
Me teknologjinë e ditëve të sotme, çdokush mund të formojë dhe të udhëheqë një klan.
Qofshin video të You tubes apo idetë e fundit të blogerëve me ndikim, arritja tek njerëzit nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë, më e lirë dhe më efektive.
Pra, çfarë nënkupton kjo?
Edhe ju mund t’i arrini njerëzit duke formuar një klan.
Gjëja e parë që duhet ta dini është se njerëzit duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në mënyrë intenzive për kauzën e tyre të përbashkët. Kjo nuk domethënë se komunikimi nuk mund të jetë thjeshtë vertikal-mes jush (liderit) dhe anëtarëve individualë të klanit-më e rëndësishmja- komunikimi duhet të jetë horizontal, në mes të anëtarëve të klanit.
Dhe me teknologjinë e ditëve të sotme, ju keni gjithë çfarë ju nevojitet për ta lehtësuar edhe komunikimin vertikal edhe atë horizontal. Webfaqet, bllogjet, dhe rrjetet sociale ju mundësojnë jo vetëm ta shpërndani kauzën tuaj, por poashtu t’ia ofroni hapësirën dhe mjetet klanit tuaj që të komunikojë, t’i ndajë idetë dhe të organizohet. Për shembull, mund ta përdorni Basecamp për t’i organizuar projektet, dhe Twitter për t’i shpërndarë risitë e shkurtra rreth zhvillimeve. Në të njëjtën kohë, webfaqet ju mundësojnë të vendosni rregulla bazë për pjesëmarrje, dhe ta përshtatni çdokënd me vizionin tuaj të përbashkët duke caktuar qëllime specifike.
Konsideroni CrossFit.com, një faqe interneti ku fanatikët e fitnesit mund të lidhen dhe shkëmbejnë programet e tyre të fitnesit, njohuritë dhe shumë më tepër. Kurset e certifikimit të CrossFit në të gjithë Shtetet e Bashkuara shiten javë e muaj përpara, dhe gjithnjë e më shumë trajnerë po hapin palestra për të mbështetur kërkesën në rritje të fisit CrossFit.
Dhe e gjitha është e koordinuar nga një uebsajt qendror.
Kjo është vepër e Greg Glassman, i njohur ndryshe si “Trajneri”. Ai kuptoi se si të drejtonte një fis duke treguar historitë e tij të fitnesit dhe duke u dhënë njerëzve mundësinë që të lidhen së bashku përmes faqes së tij të internetit.
Ideja kyçe 4
Nëse keni një kauzë domethënëse dhe vullnetin për të udhëhequr, njerëzit do t’iu pasojnë.
A e keni pyetur veten ndonjëherë sa njerëz duhen për të bërë një lëvizje?Përgjigja është rreth 1,000: kjo është sasia e njerëzve vërtetë të përkushtuar që ju duhet për ta shpier një grup përpara.
Por si mund të bëni që gjithë këta njerëz ta ndjekin kauzën tuaj?
Duhet t’i prekni ata në diçka për të cilën njerëzit janë të etur.
Krijimi i një organizatë ka të bëjë me organizimin e një etje egzistuese në atë mënyrë që anëtarët e klanit të mund të lidhen me njëri-tjetrin, dhe të formojnë një lëvizje nën lidershipin tuaj.
Siq e përcakton Senatori i SHB Bill Bradley, levizja përmban tre elemente: Një narrativë që e tregon tregimin e të ardhmes që po përpiqeni ta ndërtoni; një lidhje në mes të liderit dhe klanit, dhe në mes të anëtarëve të klanit; dhe diçka për të bërë-sa më pak kufinjë, aq më mirë.
Por shumë shpesh, liderët potencialë nuk e kuptojnë se lëvizja nuk ka të bëjë me paratë. Nëse kauza juaj është e suksesshme, ajo ka nevojë për një tregim kuptimplotë për të cilin ja vlen të flitet. Dhe shumë shpesh, organizatat ofrojnë vetëm diçka për të bërë-dhe asgjë për të bërë bujë.
Pra çfarë duhet për ta bërë një lëvizje?
Si shembull, le ta egzaminojmë fituesin e Çmimit Nobel Al Gore dhe dokumentarin e tij të shpërblyer globalisht ‘’Një e vërtetë e papërshtatshme’’, mesazhi i të cilit shpejtë e kthei atë në një lëvizje botërore. Por ajo që Al Gore tha për ndryshimin klimatik dhe shoqërinë tonë nuk ishte e re; kjo njohuri ishte tashmë 30 vjet e vjetër kur ai kishte filluar.
Pse atëherë ideja mori hov papritur?
Për shkak se ajo kishte nevojë për një lider që t’i organizojë njerëzit në një komunitet që tashmë e dinin se ajo ishte gjëja e duhur për ta bërë.Al Gore e ndau filim e tij falas me mijëra njerëz, sepse ai besonte në të dhe sepse e dinte se duke ju dhënë njerëzve një mundësi, ata do t’i bashkoheshin atij. Dhe duke bërë kështu, ai u bë lider i klanit të tij.
Pra cili është sekreti i krijimit të një klani? Tregojuani tregimin njerëzve që duan ta dëgjojnë atë. Ndihmoni ata të lidhen si një klan. Udhëhiqeni lëvizjen. Dhe përfundimisht, bëni një ndryshim.
Ideja kyçe 5
Kur formoni një klan, mos u brengosni për rritjen e tij-fokusohuni në forcimin e lidhjeve.
Një klan më i madh është një klan më i mirë, apo jo? Për shumicën e liderëve, kjo tingëllon në rregull.
Por ata janë gabim.
Së paku në fillim, përparësia më e madhe e një klani nuk është madhësia e tij, por lidhjet e shumëta mes anëtarëve, liderit dhe botës jashtë.
Një fakt, klani ka katër drejtime të komunikimit: Lideri me klanin, klani me liderin, anëtarët e klanit me njëri-tjetrin dhe anëtari i klanit me të jashtmit. Marketingu normal zbehet në krahasim me komunikimin përgjithësisht vetëm në një drejtim: kompani në treg.
Një nga këto drejtime më të rëndësishme është komunikimi mes anëtarëve. Dhe këtu vie në pyetje forcimi i nje klani.
Forcimi i një klani nënkupton afrimin e anëtarëve së bashku duke e lehtësuar komunikimin dhe duke i forcuar lidhjet e tyre. Këtë mund ta bëni duke e kthyer një interes të përbashkët në një qëllim pasionant, dhe duke ofruar një platformë për anëtarët që të lidhen lehtë me njëri-tjetrin.
Ose mund ta shfrytëzoni fuqinë e të brendshmeve dhe të të huajve. Për të krijuar një ndjenjë kohezioni, duhet të zhvilloni një kulturë të të brendshmeve – e cila në mënyrë të pashmangshme përjashton të tjerët. Kjo i lejon fisit të diferencohet nga fiset e tjera dhe të krijojë një ndjenjë më të fortë të identifikimit të brendshëm.
Për shembull, përmes obsesionit të tij pas fshehtësisë, Steve Jobs i Apple krijoi në mënyrë pasive një mori faqesh thashetheme ku fansat e Apple spekulonin për produkte të reja. Faqet ndihmuan për të bashkuar fansat e Apple dhe ngritën nivelin e pezullimit dhe kuriozitetit për produktet e reja më lart se për çdo kompani tjetër.
Prandaj, mbani në mend, detyra juaj kryesore si lider është ta organizoni dhe ta forconi klanin tuaj. Por çfarë tjetër e bën një lider të mirë klani?
Ideja kyçe 6
Lidershipi ka të bëjë me kalimin në një vakum dhe me krijimin e lëvizjes.
Menagjimi fillimisht ka të bëjë me kryerjen e një pune. Por lidershipi ka të bëjë krejtësisht me ndryshimin, dhe kjo nënkupton të shkoni aty ku askush nuk ka qenë asnjëherë: në një vakum.
Që të formohet një klan aty, duhet të jetë një ndryshim i veqantë që njerëzit duan ta shohin të bërë. Kjo nevojë për ndryshim duhet të vijë nga një parehati e caktuar me një status quo, një kuptimi se diçka po mungon në botë.Lideri shkel mu në zonën e parehatisë-në vakum-dhe fillon të organizohet, ashtuqë njerëzit ta ndjekin atë.
Liderët e bëjnë këtë përkundër rreziqeve për shkak të dy gjërave: ata kanë besim në kauzë dhe e dinë se inovacioni është gjithnjë më efektiv sa më herët që ndodh-dhe sa më shpejtë, aq më mirë.
Por me gjithë këtë bisedë rreth liderëve, mund të mendoni: mirë, kjo është bukur për të famshmit dhe për karizmatikët; por ai nuk jam unë. Si mund të bëhem lider?
Shumë thjeshtë. Duke i korigjuar keqkuptimet tuaja.
E vërteta është se liderët janë së pari bujarë-dhe përmes kësaj ata konsiderohen si karizmatikë.
Shumë njerëz sot e kanë përshtypjen që duhet të jeni i famshëm apo të keni karizmë për të qenë lider. Por në fakt njerëzit-dhe kjo domethënë anëtarët e klanit- shumë shpejtë e nuhasin nëse motivimi juaj është autentik dhe altruist, apo jeni thjeshtë një egomaniak.
Liderët e vërtetë janë bujarë dhe më të fokusuar në dhënie sesa në marrje.Ja pse Al Gore e bëri prezantimin e tij të qasshëm falas, dhe pse Shepard Fairey, artisti pas posterëve të famshëm të Obamas, e shpërndau konceptin e tij falas. Ata besonin në vlerën e qenësore të kauzës së tyre, dhe prandaj i bënë të tjerët të besojnë në të. Sot, filmi i Al Gore është prezantuar nga qindra njerëz në të gjithë botën dhe çmimi i artit të Shepard Fairey është rritur në qiell që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 në SHBA.
Ideja kyçe 7
Për ta bërë botën një vend më të mirë, ne kemi nevojë për heretikë dhe më pak për shëtitës delesh.
Deri tani e kemi parë sa shpërblyese mund të jetë të qenit lider. Por pse nuk e bëjnë të gjithë atë punë?
Përgjigja është e thjeshtë.
Egzistojnë shumë shëtitësh delesh, njerëz që janë mësuar nga shkolla dhe shoqëria për të qenë të dëgjueshëm dhe të frikësuar nga ndryshimi. Ata janë mësuar ta mbajnë kokën ulur dhe t’i shikojnë punët e tyre-sikurse delja. Dele shumë e edukuar, por dele gjithsesi.
Ata për të cilët kemi më shumë nevojë në botë janë heretiket: njerëzit që e kontestojnë status quo-në dhe dogmat egzistuese, dhe veprojnë pa kërkuar për leje. Organizatat kanë nevojë për më shumë heretikë për ta avokuar ndryshimin nga brenda: sepse nëse punësoni njerëz të jashtëzakonshëm dhe ua jepni atyre lirinë, ata do të bëjnë gjëra të mahnitshme. Dhe klanet kanë nevojë t’i kenë heretikët liderë për të depërtuar në territor të ri dhe për të ndikuar në ndryshimin e botës.
Por pse nuk ka shumë heretikë në botë?
Sepse media na paraprin ne me një tregim rreth hereticëve: një i mbushur me përrallat e rënieve të pashmangshme dhe vetëmashtrimit. Në fund të fundit, kush do të guxonte të besonte se mund ta sfidojë status quo-në.
Ju mund ta tejkaloni këtë narrativë të rreme duke ia larguar vetes frikën: përkujtojani vetes se çdo gjë që ja vlen është me rrezik, dhe se bota ka nevojë dhe e kërkon ndryshimin që ju po përpiqeni ta bëni.
Frika është ajo që po na ndalon nga transformimi i ideve tona në realitet dhe ndryshimi i status quo-së. Por me teknologjinë e ditëve të sotme, nuk ka më arsyetime: ju nuk keni më nevojë për para për të bërë një ndryshim. Prandaj ngrituni-dhe filloni udhëheqjen e klanit tuaj.
Përmbledhje Perfundimtare
Mesazhi kyç në këto libër:
Gjithkund rreth nesh egzistojnë klane që janë të etura për lidership. Dhe sot, falë fuqisë së internetit, çdokush mund të ngritet dhe të bëhet lider i një klani-liderët për të cilët kemi nevojë dëshperimisht për ta drejtuar botën, klanet, dhe një të ardhme më të mirë të saj.
Këshillë vepruese:
Kur diqka ju mundon, bëhuni të guximshëm.
Herën tjetër kur ju mundon diçka rreth status quo-së, mos rrini aty i heshtur pa bërë asgjë-përdoreni zërin tuaj dhe shkruani një dedikim për të ardhmen më të mirë që e parashikoni. Pastaj publikojeni mesazhin tuaj online dhe ndane atë në sa më shumë njerëz që mundeni.
Sugjerohet për lexim të mëtejshëm: ‘’Lopa e purpurt’’, ‘’Marketingu i lejeve’’ dhe ‘’Linchpin’’ nga Seth Godin.
Seth Godin është një nga gurutë më me ndikim të marketingut dhe një shkrimtar prodhimtar i cilia ia ka dalë të publikojë një bestseller pas një tjetri. Sigurohuni që t’i lexoni njohuritë rreth punës së tij referuese Lopa e purpurt’’ ‘’Marketingu i lejeve’’ dhe ‘’Linchpin’’.