8.7 C
Pristina
spot_img

Ministri Peci prezanton Programin për Pagesa Direkte 2024, jep lajmin e mirë për kultivuesit e grurit dhe vreshtarët

Date:

Share:

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka prezantuar Programin për Pagesa Direkte 2024, gjatë një vizite në Rahovec, të cilin ai e quajti “kryeqyteti i bujqësisë”.

Nga këtu, Peci ka dhënë lajmin se sivjet do të përkrahen 28 nën-sektorë e kultura bujqësore.

Kreu i MBPZhR-së tregoi për Ekonomia Online se njëra prej risive të programit të vitit 2024 do të jetë orientimi në masën më të madhe të realizuar ndonjëherë në përkrahjen e pagesave mbi bazën e rendimentit.

Ai tha se prioritet do t’i jepet dhe grurit, një produkt që vlerësohet edhe si pjesë e sigurisë kombëtare.

“Njëra prej risive të programit të vitit 2024 do të jetë orientimi, në masën më të madhe të realizuar ndonjëherë, në përkrahjen e pagesave mbi bazën e rendimentit. Rendimenti do të jetë i orientuar në kulturën e grurit, për shkak se është një produkt edhe e interesit racional dhe që paraqet pjesë të sigurisë kombëtare për vendin tonë”.

Gruri do të subvencionohet me 4 cent për çdo kilogram grurë të dorëzuar.

Përkrahje substanciale do të ketë edhe për drithërat e tjera, si misri, elbi, thekra e tërshëra. Një përkrahje e tillë do të vazhdojë edhe këtë vit për lulediellin.

“Gjithashtu do të vazhdojë përkrahja për sipërfaqe për kulturën e vreshtave, por njëkohësisht do të kemi edhe përkrahjen mbi bazën e rendimentit për vreshtat e Rahovecit dhe të Kosovës”, u shpreh Peci.

Ai shpjegoi se kjo nuk do të vlejë për rrushin e tryezës.

“Sipërfaqet me vreshta do të përkrahen me 700 euro për hektar, ndërsa vlera deri në 374 euro do të shkojë mbi bazën e subvencionimit mbi bazën e rendimentit”, tha Peci.

Fermerët që kultivojnë mbi 100 hektarë do ta kenë shkallën e përshkallëzimit, sipas praktikave të BE-së.

Gjithashtu do të përkrahen dhe verëtarët.

“Duke parë nevojën për prodhimtari si lëndë të parë rrushin për prodhimin e verë, do ta subvencionojmë për 4 cent për kilogram”.

“Duke e patur parasysh se vera është një produkt strategjik për eksport, kemi dyfishuar nga 4 cent në 8 cent për litër verë të prodhuar e të deklaruar”.

“Nga ana tjetër duke e parë si produkt strategjik për eksport, kemi rritur subvencionimin për kilogram të dorëzuar të mjedrës në 20 cent për kilogram”, ka deklaruar kreu i Ministrisë së Bujqësisë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img