Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Bisedat me të panjohurit
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Çfarë duhet të dini për njerëzit që nuk i njihni!
Kuptojeni sa pak dini për të panjohurit.
Kur Ministri Britanez Neville Chamberlain udhëtoi në Mynih për ta takuar Adolf Hitlerin në vitin 1938, ai donte ta shihte çfarë e bën një burrë. Fillimisht i frikësuar nga një tjetër luftë botërore, Chamberlain e la Gjermaninë me besim dhe i kënaqur që e kishte kuptuar plotësisht çfarë kishte në mendje zotëriu Gjerman. Hitleri, besonte ai, ishte një burrë të cilit mund t’i besohej. Ndonëse, historia e ka dëshmuar Chamberlainin të ketë qenë katastrofikisht gabim.
Pak prej nesh mund ta gjykojnë një karakter të një rëndësie të tillë. Por ne bëjmë gjykime rreth të panjohurve gjithë kohën. Në punë, në ndjeja, apo madje edhe në rrugë, ne takohemi me njerëz të perspektivave, formimeve dhe supozimeve të ndryshme. Dhe jemi vazhdimisht të obliguar t’i interpretojmë botërat, qëllimet dhe karakteret e njerëzve që nuk i njohin. Dhe, thënë të vërtetën, ne jemi jashtëzakonisht të këqinjë në të kuptuarit e të panjohurve.
Në këto pulsime, do ta kuptoni pse është aq e vështirë t’i gjykoni karakteret e njerëzve. Do ta shihni pse besojmë shumë dhe jemi të këqinjë në dallimin e gënjeshtrave.
Një paralajmërim i shkurtër përpara se të fillojmë: Pulsimet 5 – 7 kanë përmbajtje vrasjeje dhe dhunë seksuale, dhe rrjedhimisht, kanë përmbajtje delikate ose potencialisht nxitëse.
Ideja kyçe 1
Në vazhdimisht e mbivlerësojmë aftësinë tonë për t’i gjykuar të panjohurit.
Solomoni është gjyqtar me kusht në New York State. Puna e tij ka shumë përgjegjësi të rënda, të cilat ai i merr seriozisht. Ai i lexon dosjet e të pandehurve, natyrisht, por ai poashtu e di sa e rëndësishme është t’iu flisni atyre dhe t’i shikoni në sy. Në fund të fundit, dosjet nuk e përshkruajnë shikimin e mprehtë,të zbrazet që është shenjë e një paqëndrueshmërie mendore.Ato nuk e zbulojnë ndryshimin që reflektohet në dështimin për të bërë kontakt me sy.
Fatkeqësisht, kur është në pyetje vlerësimi i njerëzve, Solomoni dhe gjyqtarët e tjerë arrijnë shumë më pak se makinat kur kjo cilësi testohet kundër tyre.
Në një studim të vitit 2017, ekonomisti nga Harvardi Sendhil Mullainathan i studjoi vendimet gjykuese në New York. Ai ia dha një programi të inteligjencës artificiale të njëjtat informacione bazike që kishin marrë gjyqtarët-moshën dhe dosjen kriminale-dhe e pyetën atë se kush prej 554,689 e pandehurve duhej të gjykohej. Dhe rezultati? Të pandehurit e liruar nga gjyqtarët në jetën reale ishin 25% më të prirë për të bërë një krim kur ishin jashtë gjyqit sesa numri i atyre që kishte selektuar kompjuteri.
Gjyqtarët mendojnë se mund t’i vlerësojnë të panjohurit bazuar në shikimin e syve të tyre dhe në bisedë. Në fakt, të gjithë në mendojmë ashtu! Por ne kemi shumë besim për aftësinë tonë për të bërë gjykime karakteri bazuar në këtë provë joserioze.
Në një eksperiment të vitit 2001, psikologu Emily Pronin e pyeti një grup njerëzisht që t’i mbushin shpejtë shkronjat në fjalët si ‘’GL__ ___’’apo’’__ ___TER.’’ Më pas, Pronini ju kërkoi atyre ta analizonin se çka nënkuptonin për ta fjalët e zgjedhura.Shumica prej tyre thanë se ato fjalë të zgjedhura ishin të pakuptimta. Qoftë nëse ata kishin shkruar “të mërzitur” ose “të kënaqur”, ajo nuk pasqyronte personalitetin e tyre apo edhe gjendjen e tyre shpirtërore.
Sidoqoftë, kur Pronini e tregoi listat e grupeve të plotësuara nga njerëzit e tjerë, gjithqka ishte ndryshe. Qartë, ky person kishte qëllime, tha grupi, bazuar në fjalët e zgjedhura. Një tjetër dukshëm ishte lodhur. Ndërsa njerëzit ishin të sigurt se zgjedhjet e tyre të fjalëve ishin të rastësishme, ata lexonin lehtësisht zgjedhjet e fjalëve të të huajve.
Hulumtimi i Proninit thekson një të vërtetë të thjeshtë. Me shkëlqimin më të vogël të informacionit, ne i gjykojmë njerëzit që nuk i njohim fare. Ne kemi besim në kompleksitetin tonë, por të huajt janë të lehtë. Epo, nëse ka diçka që këto pulsime do të na tregojnë, është se ata nuk janë të tillë.
Ideja kyçe 2
Ne jemi të paaftë për ta dalluar mashtrimin-është në natyrën njerëzore të jetë i prirur kah e vërteta.
Ana Montes ishte analiste e inteligjencës dhe punëtore model në Agjensinë Inteligjente të Mbrojtjes në SHB, apo AIM. Ajo ishte poashtu spiune Kubane, e cila ua dha Havanës sekretet e mbrotjes dhe inteligjencës së SHB.
Në fund të fundit, kishte flamuj të kuq. Kolegët e saj analistët e inteligjencës mund të kenë vënë re se raportet e saj papagallëzonin pikëpamjet kubane, ose se ajo ndonjëherë merrte telefonata gjatë krizave. Por kurrë nuk kishte mjaftuar për të vazhduar përtej një ndjesie të paqartë dyshimi. Në fund të fundit, çfarë ka më shumë gjasa? Që analistja e ulur para jush është një nga spiunët më të dëmshëm në historinë e SHBA-së, apo se ajo është paksa e çuditshme?
Problemi me të cilin përballeshin hetuesit e brendshëm në AIM ishte një me të cilin përballemi të gjithë. Ne priremi për të besuar të vërtetën. Ne e supozojmë vërtetësinë derisa dëshmia që na shpie kah mashtrimi është e mundimshme. Psikologu Tim Levine udhëheq një eksperiment në të cilin subjektet shikojnë video të studentëve të intervistuar për një test në të cilin ata kishin marrë pjesë. Studentët- që aktualisht punonin me Levinën-ajo i inkurajon të kopjojnë.Në video, Levine i pyet studentët, ‘’A keni kopjuar? A jeni të sigurtë që po e thoni të vërtetën? Nëse e pyes partnerin tim, a do të ma thotë ajo të njëjtën gjë?’’
Disa studentë mashtrues gënjejnë, disa e pranojnë menjëherë që kanë mashtruar. Të tjerët nuk kanë mashtruar, prandaj mohimet e tyre janë të vërteta.Sfida e subjekteve të testimit të Levinës është t’i shikojë videot dhe të vendosë se kush po gënjen. Levina e ka bërë këtë eksperiment disa herë, dhe rezultatet janë shqetësuese. Mesatarisht, njerëzit i identifikojnë gënjeshtarët vetëm 54% të kohës. Kjo vlen për të gjithë-terapistët, oficerët policorë, gjykatësit dhe madje edhe oficerët e CIAs janë të këqinjë në identifikimin e gënjeshtrës.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë. Përgjithësisht, ata që i shikojnë videot besojnë se shumica e njerëzve po e thonë të vërtetën.Për të kaluar nga dyshimi në mosbesim, vëzhguesit kanë nevojë për një nxitës plotësisht të qartë.Ky mund të jetë një tundim i qartë, shmangje totale e kontaktit në sy, apo dikush që ka vështirësi t’i gjejë fjalët kur akuzohet apo mashtrohet drejtëpërdrejt.Pa këtë nxitës, dyshimet tona mbesin vetëm aq, dhe ne supozojmë vërtetësinë.
Ideja kyçe 3
Disa njerëz janë më të mirë në dallimin e mashtrimit, duke supozuar se e vërteta është e rçndësishme për funksionimin e shoqërisë.
Ndoshta shoqëria do të ishte shumë më mirë nëse ne do të ishim më të mirë në dallimin e hileve dhe mashtrimit. Në fillim të shekullit të njëzetë e një, një financier Njujorkez i quajtur Bernie Madoff mashtroi mijëra investitorë me mbi 60 bilion dollarë, duke thënë se ata fitonin fitime shumë të larta. Dhe për një kohë, mashtrimi i shkoi mirë. Siq komentoi më vonë një investitor, nëse Madofi do t’i kishte shpikur këto gjëra, me siguri dikush do ta kishte dalluar atë. Të gjithë supozonin se dikush tjetër ua kishte bërë kurthin.
Të gjithë, të themi, përpos Harry Markopolor. Një hetues i pavarur i mashtrimeve, Markopolos nuk u mashtrua nga hileja e Madofit. Ai pa qartë përmes hiles sepse ai nuk supozonte se çdokush e dinte të vërtetën.Duke u rritur, ai e kishte parë biznesin e restaurantit të prindërve të tij se si kishte ndikuar në një mashtrim të vogël dhe vjedhje, dhe kjo përvojë kishte ndikuar tek ai.
Kur ai i analizoi modelet e Madofit, Markopolos e pa menjëherë se fitimi ishte i pamundur. Ai madje i thirri edhe tregtarët e Wall Street që merreshin me derivatet, të cilat Madof thonte se po i tregtonte, dhe i pyeti ata nëse po bënin biznes me Madofin. Asnjëri prej tyre nuk po bënin biznes me të. Markopolos e paralajmëroi organin rregullator të financave, Komitetin e Sigurimeve dhe Shkëmbimeve për Madofin e viteve 2000. Ai i paralajmëroi ata përsëri në vitin 2001, në 2005, 2007, dhe në 2008. Secilën herë, ai nuk bëri asgjë.
Por kjo është qështja, sidoqoftë. Eshtë fat që ka njerëz të tillë sikurse Markopolos, që supozon se e vërteta i shërben shumicës poashtu. Siq thotë psikologu Tim Levine, gënjeshtrat janë relativisht të rralla në jetën reale. Shumica e ndërveprimeve nuk i përfshijnë njerëzit si Bernie Madoff apo Ana Montes. Shumica e ndërveprimeve janë fundamentalisht të sinqerta. Dhe t’i trajtoni ato sikur nuk janë të tillla është gjë përqarëse. Sigurisht, kur barista në kafenenë tuaj ju thotë se kiflet dhe latte-ja juaj kushtojnë 5,74 dollarë me taksë, mund të hiqni telefonin inteligjent dhe të kontrolloni llogaritjen. Por ju do të mbani linjën, dhe ka shumë të ngjarë të humbisni kohën tuaj dhe të gjithë të tjerëve.
Ne mund ta shijojmë skepticizmin përceptues të Harry Markopolos, por për shumicën prej nesh, nuk ka vërtetë rëndësi nëse nuk i dallojmë gënjeshtrat.Prirja ndaj të vërtetës ka kuptim, dhe Bernie Madoff dhe Ana Montes janë hartues të kësaj gjëje.
Ideja kyçe 4
Jeta nuk është si një episod i Friends-ajo që shihni në fytyrat e njerëzve nuk e tregon gjithë tregimin e tyre.
Provoni ta shikoni një episodë të Shokëve me zë të ndalur dhe ju mund ta ndjekni veprimin prapë edhe pa të. Ajo që po ndodh është e shkruar në fytyrat e të gjithë aktorëve. Kur Joey shokohet, nofullat e tij biejnë dhe sytë e tij zgjerohen. Rosi i zemëruar shtrëngon ballin dhe ngushton sytë.Dhe te gjitha karakteret tregojnë buzëqeshje të gjera, autentike-dhe dhëmbë perfekt-kur janë të lumtur. Mund t’i lexoni fytyrat e tyre sikurse e lexoni një libër.
Performancat në Friends janë transparente. Transparenca është ideja se sjellja e dikujt e zbulon fotografinë autentike të ndjenjave të tij. Është një prej pritshmërive kryesore që kemi kur i gjykojmë të panjohurit. Problemi është se transparenca shpesh është mashtruese.
Konsiderojeni këtë skenar. Ju po shkoni në një koridor të gjatë në një dhomë të errët. Uleni diku. E dëgjoni inçizimin e një tregimi të shkurtër nga mjeshtri i surealizmit, Franz Kafka. Ju dilni nga dhoma. Në ndërkohë, pa editor, një ekip njerëzish ka punuar shumë, duke e ndryshuar hapësirën në të cilën keni ecur më herët. Çfarë më parë ka qenë një koridor i errët tani është një fushë e hapur me mure të gjelberta të ndezur. Një dritë rri varur përmbi një karrige të kuqe, dhe ulur në karrige, duke ju vështruar sikurse ju të ishit një film horror, është shoku juaj më i ngushtë.
Në atë moment, çfarë mendoni se do të regjistrohet në fytyrën tuaj?Kur dy miq gjermanë psikologë aktualisht e krijuan këtë skenar për 60 subjekte të testimit, ata ua bënë këtë pyetje në fund. Pjesëmarrësisht supozuan se do të dukeshin të befasuar. Por rezultatet, të kapura në kamerë, zbuluan se vetëm 5% të pjesëmarrësve shfaqën sy të zgjeruar, nofulla të rëna dhe vetulla të ngritura të cilat shprehje i lidhim me befasinë. Në një përqindje të 17%, u gjetën dy nga këto shprehje fytyre. Po në të tjerat? Epo, asgjë qartësisht e identifikueshme siç tregoi surpriza fare.
Studiuesit arritën në përfundimin se bindjet e pjesëmarrësve në lidhje me shprehjet e tyre të mundshme të fytyrës u ndikuan shumë nga psikologjia popullore – lloji që mësojmë nga shikimi i Friends ose leximi i romaneve ku sytë e një protagonisti të tronditur hapen në befasi.
Kur shikojmë në fytyrën e një të panjohuri, ne mendojmë se mund ta lexojmë atë siq e lexojmë Rossin tek Friends. Por jeta nuk është episod i Friends, dhe ne mund ta keqinterpretojmë krejtësisht atë që mendon një i panjohur. Dhe siq do ta shohim tani, kjo mund të ketë pasoja serioze në jetën reale.
Ideja kyçe 5
Kur të panjohurit nuk janë transparentë, ne lehtë i gjykojmë tërësisht gabimisht ata.
Me 1 nëntor, 2007, një student Britanez i quajtur Meredith Kercher ishte mbytur nga krimineli lokal, Rudy, Guede. Rasti kundër Guede ishte i dënueshëm-ai kishte një dosje kriminale dhe AND-ja e tij ishte shpërndarë gjithandej në skenën e krimit. Por prapë, për një kohë të gjatë shoqja e dhomës së Meredithit, dhe studentja Amanda Knox ishte e dyshuara kryesore, dhe jo Guede.
Knox gjeti trupin e Kercher dhe thirri policinë, e cila arriti të besonte se Kercher u vra në një lojë seksuale të nxitur nga droga, e cila shkoi keq midis Kercher, Knox dhe të dashurit të Knox. Ishte një përfundim i çuditshëm. Nuk kishte asnjë provë fizike që lidhte Knox-in me krimin, as ndonjë provë që Knox ishte i interesuar për lojëra seksuale të rrezikshme të ushqyera me drogë.
Pra, përse ajo shënjohej si e dyshuara numër një që nga fillimi? Përfundimisht, rasti kundër Knoxit kishte të bënte rreth transparencës. Policia e lexoi sjelljen e saj-dhe karakterin e saj-sikurse të ishin duke e shikuar Friends më zë të ndalur.
Derisa Knox ishte e pafajshme, ajo vepronte disi si fajtore.Kur u mbyt Kercheri, shumica e shokëve të saj silleshin siq mund ta prisni, duke qarë dhe duke folur me tone të heshtura. Knoxi sidoqoftë, nuk u sill ashtu.Ajo ishte haptas e afërt me të dashurin e saj para shokëve që vuanin. Kur dikush tha se shpresonin që Kercheri të mos kishte vuajtur, Knoxi e turbulluar tha ‘’çfarë mendoni me këtë? Ata e prenë gurmazin e saj.Ajo derdhi gjak deri në vdekje!’’Dhe siq sygjeronte më vonë Diane Sawyer e Lajmeve ABC në një intervistë, ajo nuk dukej si vuajtje.
Por problemi me gjithë atë është se, disa njerëz thjeshtë nuk janë transparentë. Ata nuk përputhen, ose sjellja e tyre nuk pasqyron atë që ata po mendojnë.
Le të kthehemi tek videoja e Tim Levinit të mashtruesve të mundshëm. Autori e shikoi një video të një gruaje-ai duke bërë shaka e quajti atë Nelli Nervoze-e cila nuk pushonte së luajturi me flokët e saj. Kur intervistuesi e pyeti atë se pse kishte mashtruar, ajo u mbrojt. U nervozua. Ajo e përsëriti veteveten, duke çaluar në mes të fjalisë, qartë e shqetësuar. Autori ishte i bindur se Nelly Nervoze po gënjente. Por ajo në fakt nuk po gënjente.Ajo thjeshte nuk ishte transparente.
Ne mendojmë se gënjeshtarët shikojnë tutje, i tundin flokët e tyre dhe duken të shqetësuar. Kjo nuk ka kuptim-shumë gënjeshtarë do t’iu shikojnë mu në sy dhe ju gënjejnë duke ju shikuar në fytyrë.Dhe shumë njerëz të ndershëm do të duken para të tjerëve sikur kanë diçka për të fshehur.
Ideja kyçe 6
Alkooli mund t’i bëjë ndërveprimet mes të panjohurve shumë më keq, me pasoja të tmerrshme.
Diku kah mesi i natës së 18 Janarit, me 2015, dy studentë suedezë dalluan një burrë dhe një grua në tokë, poshtë Universitetit Stanford në shtëpinë e vëllazërimit. Diçka dukej gabim. Kur studentët ju afruan qiftit të ndërlidhur, burri, një nxënës i vitit të parë nga Brock Turner, u ngrit dhe ja mbathi. Turneri e kishte sulmuar gruan seksualisht, e cila ishte e pavetëdijshme.
Raste si këto ndodhin shumë shpesh. Por pse?
Epo, autori beson se pajtimi për akt seksual në mes të njerëzve që sapo janë takuar rrallë është i qartë plotësisht, edhe para se alkooli të hyjë në mes. Një sondazh nga Washington Post në vitin 2015 i pyeti studentet se çfarë konsiderohej pajtim për vazhdim të aktivitetit seksual.47% besonin se nëse dikush i heq rrobat e veta konsiderohet si pajtim për të vazhduar më tutje. 18% besonin se thjesht të thuash jo domethënë pajtim për të vazhduar më tutje.Realisht, nuk kishte ndonjë konsensus të qartë apo ndonjë tregues për pajtimin për një veprim të tillë.
Dhe një situatë e turbullt turbullohet edhe më shumë kur përfshihet alkooli. Autori beson se alkooli bën që njerëzit të bëhen miopë. Alkooli bën që ne në mënyrë të pabarabartë të fokusohemi në dëshira jetëshkurtëra dhe t’i harrojmë pasojat afatgjata. Normalisht, ne e mbajmë balansin në mes të të dyjave.
Alkooli i largon konsiderimet afatgjata që e kufizojnë sjelljen tonë. Ai e inkurajon një mashkull të turpshëm t’i zbulojë ndjenjat e tij më intime. Dhe ai mund ta shkatërrojë impulsin e kontrollit të një adoleshenti seksualisht agresiv sikurse Brock Turner.
Fatkeqësisht, fuqia e miopisë së shkaktuar nga alkooli kuptohet dobët. Studimi i Washington Post poashtu ju kërkoi studentëve që t’i emërojnë masat që do të mund ta reduktonin në mënyrë efektive sulmin seksual. Në maje ishte dënimi më i rëndë për sulmuesit. Vetëm një e treta e studentëve mendonin se do të ishte shumë efektive nëse njerëzit do të pinin më pak, dhe vetëm 15% u pajtuan me kufizimet më të forta në lejimin e alkoolit në kamp.
Në një deklaratë në gjykatë, viktima e Turner tha se përqendrimi në kulturën e pijes në kampus dhe jo në kulturën e pëlqimit ose sulmit seksual në kampus është i gabuar. Sipas mendimit të saj, burrat duhet të mësojnë të respektojnë gratë, jo si ta reduktojnë alkoolin. Por autori nuk pajtohet – ai mendon se ne duhet t’i bëjmë të dyja. Sepse, siç na thotë miopia e shkaktuar nga alkooli, nëse doni që njerëzit të jenë të sinqertë dhe të qartë në një mjedis shoqëror, ata nuk mund të dehen.
Ideja kyçe 7
Sandra Bland ishte viktimë e paaftësisë së saj për t’i gjykuar të panjohurit.
Me 10 qershor të vitit 2015, një grua Afrikano-amerikane 28 vjeqare, Sandra Bland u tërhoq nga një ushtar i shtetit të Teksasit, Brian Encinia, për dështimin për të sinjalizuar një ndryshim korsije.Siq theksoi Blandi, sidoqoftë, ajo i kishte ndryshuar korsitë vetëm sepse Encinia kishte vozitur në mënyrë agresive pas saj. Ajo thjeshtë ishte përpjekur të largohej nga rruga e tij sa më shpejt që ishte e mundur.
Bland e bëri iritimin e saj të qartë. Kur Encinia e pyeti ‘’A ke mbaruar?’’ për Bland duhet të ketë tingëlluar si një provokim. Encinia më vonë tha se nuk e kishte menduar në atë mënyrë.
Bland ndezi një cigare, duke u përpjekur t’i qetësonte nervat e saj. Encinia i kërkoi asaj ta largonte cigaren. Blend refuzoi-e pse duhej të refuzonte ajo? Encinia ka mundur të ketë thënë ‘’Ke të drejtë, nuk kam të drejtë të të pyes për këtë gjë. Unë thjesht nuk jam fans i cigareve. Por ai nuk e bëri. Ai i kërkoi asaj të dilte nga vetura.
Nga aty, gjërat eskaluan. Bland refuzoi të lëvizte, dhe Encinia filloi të bërtiste, duke e kërcënuar atë me një armë. Eventualisht, ai e tërhoqi atë zvarrë nga makina dhe e përplasi atë përtoke. Bland e pyeti atë nëse ndihej mirë për atë çfarë ai kishte bërë, dhe e përmendi se ajo kishte epilepsi. Mirë, mirë, u përgjigj Encinia.
Tri ditë më vonë, Bland-pretendohet-se bëri vetëvrasje në kujdestarinë e policisë. Pra çfarë na tregon kjo situatë e tmerrshme ne?
Epo, sipas autorit, kjo situatë na tregon çmendurinë e paraprirjes së të vërtetës në kohën e gabuar. Kur Encinia e tërhoqi Bland-in, ai po praktikonte një qasje të mirëfilltë policie që shumë besojnë se funksionon në zona me krim të lartë – duke i ndaluar shoferët për shkelje të vogla trafiku për të krijuar një mundësi për të kërkuar krime më të mëdha. Por kjo nuk ka kuptim në një zonë me krim të ulët si pjesa e autostradës në të cilën Bland po udhëtonte. Encinia e braktisi supozimin e tij të së vërtetës kur nuk duhej.
Kjo poashtu na tregon sa me të meta është transparenca.Encinia mendonte se ai mund ta interpretonte karakterin nga sjellja. Por Bland nuk ishte transparente-shqetçsimi i saj ishte shenjë e stresit, jo e qëllimit kriminal.Autori beson se kur Bland e ndezi cigaren, Encinia ishte e tmerruar. Ai e pa një kërcënim rreziku, në vend se ta shihte dikë që po përpiqej t’i qetësonte nervat e saj.
Encinia mendonte se ai dinte si të fliste me të panjohurit, por ai nuk dinte. Në fakt, shumica prej nesh nuk dinë. Egzistojnë disa mënyra sipas të cilave mund të përmirësohemi, dhe mënyra më e mirë është të fillojmë së supozuari.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Njerëzit janë të pajisur keq për t’i kuptuar të huajt. Ne supozojmë se njerëzit e thonë të vërtetën, prandaj nuk mund t’i dallojmë gënjeshtrat. Dhe ne besojmë se mund t’i gjykojmë të huajt bazuar në informacione të vogla, zakonisht mashtruese. Rezultati i këtij vetëbesimi të pavend është se nuk investojmë shumë kohë dhe durim që vërtetë ta dëgjojmë dhe ta kuptojmë njëri-tjetrin.
Keni komente?
Ne sigurisht qe do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më pas: ‘’Pulso’’, nga Malcolm Gladwell
Nëse këto njohuri nga Malcolm Gladwell ju kanë ndihmuar të kuptoni pak më mirë psikologjinë njerëzore, pse të mos shikoni librin ‘’Pulso’’, gjithashtu nga Gladwell. Pulso eksploron gjykimet e pavetëdijshme të disa sekondave që bëjmë të gjithë.
Ne e përdorim intuitën tonë vazhdimisht – për shembull kur flasim me të huaj. Dhe ndonjëherë, instinktet tona janë tepër të dobishme. Por ato gjithashtu mund të pasqyrojnë të gjitha llojet e paragjykimeve dhe paragjykimeve. Në këto pulsime, do të mësoni kur dhe kur të mos i besoni intuitës suaj.