1.4 C
Pristina
spot_img

Afera me rezervat shtetërore: 2 deri 3% do t’i fitonte Ridvan Muharremi nga blerja e grurit

Date:

Share:

Biznesmeni Ridvan Muharremi, i dyshuar për aferën me rezervat shtetërore, po del që jo vetëm se ka afërsi me kryeministrin Albin Kurti, por që ai do të përfitonte një shumë të majme nga sigurimi i grurit, vajit e sheqerit. Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i  kanë ofruar “Ridit” 2 deri në 3 % fitim nga ndërmjetësimit, e që në shifra i bie deri në 600 mijë euro para..

Ridvan Muharremi u arrestua me 18 gusht nën dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës, e që u liria të premten e e kaluar nga paraburgimi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka gjetur se përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

Biznesmeni Rdidvan Muharremi, njihet për afërsinë e tij me kryeministrin, Albin Kurti, por që pas arrestimit të tij pushteti aktual u disatancua nga ai.

Ishte ministrja Rozeta Hajdari e cila mohoi se është takuar me Muharremin.

Por kjo po del të jetë ndryshe, Mahmut Hallimi avokat I Ridvan Muharremit, ka thënë për Lajmi.net se jo vetëm që është takuar ministrja, Rozeta Hajdari me “Ridin”, por madje i është ofruar edhe përqindje e fititmit për grurin e siguruar.

“Nuk ka asnjë faj Ridvan Muharrem, nëse ka ndonjë faj, faji I tij është që nuk ka pranuar të lidh kontratë përfaqësimi. Në të drejtën detyrimore ekziston institute I ndërmjetësimit, për me u kry një transaksion mirëpo atij I takon shpërblimi, përshembull i takon 2% deri në 3% shkon vlera e fitimit për ndërmjetësim”, ka thënë avokati i Muharremit.

Në vlerën që kishte malli i cili kap shifrat milionëshe e që fitimi i Muharremit do të ishte deri në 600 mijë euro.

Kështu ka deklaruar vet Ridvan Muharremi para Prokurorisë Speciale, detaje këto që i ka bërë të ditur avokati i Muharremit për Lajmi.net.

Por, që sipas avokatit Mahmut Halimi, I cili e përfaqëson Ridvan Muharremin, nga ana e klientit të tij ishte refuzuar që të përfitonte këtë shumë që ia ofroi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Qe përshembull 3 apo 4 milionë euro ka qenë vlera e atij malli, zotrit Ridvan Muharremi I kishin taku dikund  500 apo 600 mijë euro, kish qenë e detyruar ministria me ia pagu. Mirëpo ka dasht prej vetvetes prej shpenzimeve të veta me kry një shërbim vendit në formë vullnetare”, u shpreh avokati Mahmut Halimi.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img