2.2 C
Pristina
spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës shtyn afatin e regjistrimit të popullsisë

Date:

Share:

Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk do fillojë më 1 nëntor, ashtu siç ishte planifikuar nga Qeveria.

Situata politike, ngjarjet e 24 shtatorit, sulmi terrorist në fshatin Banjskë, është një nga arsyet që Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), i ka kërkuar qeverisë që procesi i regjistrimit të popullsisë të realizohet në prill të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline-n ushtruesi i detyrës i drejtorit të ASK-së Ilir Berisha.

Ai ka thënë se situata politike në vend, ngjarjet e 24 shtatorit 2023 sulmi terrorist në policinë e Kosovës, sipas Ligjit mbi regjistrimin e popullsisë dhe rekomandimeve ndërkombëtare data e regjistrimit të popullsisë duhet të rishikohet.

Komisionet komunale të regjistrimit në 4 komuna, nuk janë krijuar sipas Ligjit të regjistrimit 6 muaj para datës së fillimit në terren.

Ai, po ashtu ka treguar se janë edhe faktorë të tjerë si rekrutimi i stafit, furnizimi me tabletë ende janë në proces dhe se 1 prilli 2024 do të ishte më i përshtatshëm.

Më poshtë e keni të plotë intervistën e Berishës, i cili ka treguar edhe ndikimin e liberalizimit të vizave në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img