1.1 C
Pristina
spot_img

Analiza teknike e tregjeve financiare, zhvillohet në Shkup konferenca e parë Rajonale

Date:

Share:

Zhvlerësimi i euros, shtrenjtimi i karburanteve apo rritja e çmimeve. Këto pyetje bashkë me parashikimet se çfarë na pret nga ana financiare mund të marrin përgjigje nga krijimi dhe interpretimi i grafikëve, të cilët ndërtohen me historikun e çmimeve të aseteve që tregtohen nëpër bursa.

Nisur nga rëndësia gjithnjë e më tepër në rritje në Shkup të Maqedonisë e Veriut u zhvillua e para Konferencë Rajonale për Analizat Teknike e organizuar nga shoqata, “Analistët Teknikë të Tregut të Evropës Jugore dhe Lindore.”

“Vendosëm të zhvillonim këtë konferencë për t’iu treguar njerëzve mbi këtë shoqatë tashmë në nivel Rajonal. T’i familjarizojmë ata me analizën teknike dhe t’u dërgonim një mesazh në lidhje me çfarë do të përpiqemi të bëjmë në vijim. Njerëzit nuk kanë shumë informacion mbi analizën teknike financiare dhe është detyra jonë si ambasadorë financiarë t’i edukojmë ata”, u shpreh drejtuesja e SEEMT, Snezhana Popovska.

I pranishëm në konferencën që bëri bashkë studiues të vendeve të Rajonit dhe më gjerë, ishte edhe Trevor Neil ekspert i tregjeve financiare prej më se 45 vitesh, i cili tregon edhe se si realizohet procesi për të analizuar të ardhmen financiare.

“Është studimi që i bëhet lëvizjes së çmimit. Analiza teknike është studimi i të dhënave historike të tregut, duke përfshirë çmimin dhe sasinë e tregtuar. Duke përdorur njohuri nga psikologjia e tregut, ekonomia e sjelljes dhe analiza sasiore, analistët teknikë synojnë të përdorin performancën e kaluar për të parashikuar sjelljen e tregut në të ardhmen”, tha Trevor Neil, ekspert i tregjeve financiare, “BETA Group” Londër.

Të dhënat e përftuara nga analiza e luhatjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare me anë të qasjes teknike ndihmojnë qeveritë, botën e biznesit dhe individët vlerëson Eddie Tofpik, i specializuar në tregjet e mallrave e veçanërisht në tregjet financiare të hidrokarbureve.

“Unë mendoj se përdorimi i analizës teknike është thelbësor. Me anë të këtij procesi ne mund të përfitojmë shumë. Të parashikojmë se si do të lëvizin çmimet dhe më pas të vendosim se kur ne do duhet të investojmë. Në industrinë e hidrokarbureve mund të gjejë shumë përdorim, pasi thuajse të gjithë kemi interes se si do të lëvizin e çmimet e naftës, benzinës apo gazit”, tha Eddie Tofpik, ekspert i tregjeve financiare “ADM Investor”.

Në konferencën Rajonale, Shqipëria u përfaqësua nga Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare dhe njëkohësisht Anëtar Bordi i shoqatës, i cili vlerëson se analizat teknike do të kontribuonin ndjeshëm në jetën socio-ekonomike të vendit.

 “Në Shqipëri, të paktën, ku ende nuk kemi një treg të zhvilluar kapitalesh, për momentin analiza teknike mund të përdoret kryesisht për tregtimin e valutave apo bonove të thesarit dhe obligacioneve. Po gjërat po ndryshojnë edhe në botë. Edhe në vendet e zhvilluara nuk janë më të fokusuar vetëm te aksionet apo tregjet e kapitalit, por tashmë një trend i zhvilluar është tregu energjetik. Atu ka çmime. Energjia në fund është një mall”, deklaroi Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare.

Konferenca Rajonale për Analizat Teknike do të jenë tashmë një organizim i përvitshëm kudo të bëhen bashkë ekspertë të tregjeve nga Ballkani Perëndimor, Europa dhe më gjerë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img