1.7 C
Pristina
spot_img

Arabia Saudite është në rrugën e duhur për të qenë një lojtar global në prodhimin e automjeteve elektrike

Date:

Share:

Prodhuesi i automjeteve elektrike luksoze Lucid Group ka hapur së fundmi fabrikën e tij të parë ndërkombëtare në Jeddah, Arabia Saudite. Kjo ndodhi në një kohë kur Arabia Saudite po punon për të qenë numri një në botë në prodhimin e automjeteve elektrike.

Fabrika e lartpërmendur do të jetë pjesërisht në pronësi të Fondit të Investimeve Publike Saudite dhe pritet të prodhojë 150,000 automjete në vit.

Faisal Sultan, nënkryetar i Lucid Group dhe drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie për Lindjen e Mesme, tha se hapja e fabrikës së re do të krijojë një mundësi për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar së fundmi me Qeverinë e Arabisë Saudite për shitjen e 100,000 automjeteve në dhjetë vjet.

Ministri saudit i Industrisë dhe Burimeve Bandar Alkhorayef tha se fabrika e re është dëshmi e aftësisë së vendit të tij për të tërhequr investime dhe për të konkurruar. Ai vuri në dukje se strategjia kombëtare industriale e Arabisë Saudite nënkupton krijimin e një ekonomie industriale fleksibël, konkurruese dhe të qëndrueshme.

Industria e automjeteve elektrike është një nga 12 sektorët strategjikë industrialë jo-naftë të vendit. Vitin e kaluar, Princi saudit Mohammed bin Salman, në një përpjekje për të diversifikuar vendin ekonomikisht, lansoi markën Ceer të automjeteve elektrike. Këtë e bëri me Fondin Shtetëror Saudit dhe në bashkëpunim me kompaninë tajvaneze Foxconn. Plani është që të prodhohen 170,000 vetura në vit. Qëllimi saudit është që të ketë prodhim të veturave elektrike siç kanë Koreja e Jugut dhe Kina.

Sipas një vlerësimi nga agjencia e kërkimit të tregut Mordor Intelligence, tregu i automjeteve elektrike në Lindjen e Mesme dhe Afrikë kishte vlerë 40.25 milionë dollarë në vitin 2021 dhe pritet të jetë 93.10 milionë dollarë deri në vitin 2027. Në vitin 2021, autoritetet saudite deklaruan se duan që 30 për qind e automjeteve në Riad të jenë elektrike deri në vitin 2030. Goldman Sachs vlerëson se automjetet elektrike do të përbëjnë gjysmën e shitjeve të veturave të reja në mbarë botën deri në vitin 2035.

“Arabia Saudite është në rrugën e duhur për t’u bërë një lider global në automjetet elektrike, duke u përafruar me objektivat e saj ambicioze për reduktimin e karbonit dhe energjinë e rinovueshme”, tha Michael Perschke, shef i kompanisë gjermane të automjeteve elektrike Quantron AG.

Kjo është kompania që ka dorëzuar numrin më të madh të baterive për automjete elektrike në Arabinë Saudite. Ajo ka një partneritet me kompaninë energjetike Petromin dhe filialin e saj Electromin.

Perschke deklaroi se investimi i tyre pasqyron angazhimin e Arabisë Saudite për të realizuar qëllime ambicioze në lidhje me automjetet elektrike dhe madje edhe një ndryshim revolucionar në sektorin e saj të transportit.

/Motilokal.com

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img