-0.8 C
Pristina
spot_img

ARBK dhe AKI nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Date:

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Zv. Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, znj. Lebibe Haliti dhe Drejtori i AKI- së, z. Petrit Ajeti.
Ky Memorandum do të ndihmoj ARBK-në dhe AKI-në në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive Kushtetuese dhe Ligjore.
Informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit te organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vende dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img