Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Arti i Jetës së Thjeshtë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Kur është në pyetje lumturia, më pak është më shumë.
Jeta mund të jetë një ndërmarrje stresuese. Në botën tonë garuese, na thuhet të fitojmë shumë, të qëndrojmë të uritur, dhe ta maksimizojmë produktivitetin tonë. Dhe nëse nuk i matim gjërat mirë, atëherë stresi, ankthi dhe një ndjenjë e dështimit vijnë duke trokitur në derën tonë. Por çfarë nëse egziston një mënyrë ndryshe për të jetuar? Një mënyrë më e thjeshtë dhe më e kënaqshme?
Në këto pulsime, do të mësoni mbi 20 nga praktikat më të mira ditore nga Zen Budizmi – praktika që mund t’ju ndihmojnë të largoheni nga vorbulla. Ata do t’ju ndihmojnë të zbuloni zakonet dhe zgjedhjet që do të sjellin një ndjenjë më të madhe paqeje dhe përmbushjeje në jetën tuaj të përditshme. Nga ritualet tuaja të mëngjesit tek dieta juaj e deri te marrëdhëniet tuaja, do të zbuloni se si të rinovoni qëndrimin tuaj dhe si të sillni një ndjenjë të përhershme qetësie dhe mirëqenieje.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse murgjit ecin zbathur;
- Dallimin në mes të thjeshtësisë dhe kursimit; dhe
- Pse kaligrafia mund ti bëjë mirë shpirtit tuaj.
Ideja kyçe 1
Transformimi i qëndrimit tuaj është qelësi që të kaloni mirë me njerëz.
A ka diqka më të komplikuar sesa njerëzit e tjerë? Qoftë nëse keni të bëni me një kolege apo me një prind kritikues, disa raporte njerëzore janë larg nga të qenit të thjeshta. Pra si mund të sjellim një ndjenjë qetësie edhe në ndërveprimet më të tensionuara?
Mesazhi kryesor këtu është: Transformimi i qëndrimeve tuaja është çelësi për t’u marrë vesh me njerëzit.
Por çfarë domethënë kjo? Epo, fillon nga ndryshimi i fokusit tuaj.
Shumë shpesh ne fokusohemi në pikat e dobëta të dikujt. Por çfarë nëse do të fokusoheshit në pikat e tij të mira? Kur bëhet fjalë për vlerësimin e personazheve, frymëzohuni nga mënyra se si autori – një kopshtar Zen – mendon për pemët. Kur mendon se ku të mbjellë një pemë në kopshtin e tij, ai e konsideron atë pemë si një individ me identitetin e vet. Ai shikon sesi pema përkulet dhe pyet veten se çfarë humori ngjall pema. Më në fund, ai vendos se ku ta vendosë atë në lidhje me elementët e tjerë të kopshtit të tij, në mënyrë që të zbulohet bukuria e tij unike.
Autori e kupton se tiparet në një kopsht Zen duhet të vendosen në një mënyrë të veçantë nëse ato do të ekzistojnë në harmoni. Në të njëjtën mënyrë, nëse doni një marrëdhënie harmonike, duhet të vlerësoni cilësitë unike të personit tjetër dhe të mësoni se si ata ndërveprojnë me tuajat.
Cila është përgjigjja juaj e preferuar kur dikush ju pyet se si jeni? Shumë prej nesh përgjigjen automatikisht duke thënë: “Jam mirë, thjesht shumë i zënë!” A mund të shpresojmë ndonjëherë ta ndryshojmë këtë status quo të ethshme? Po ne mundemi. Dhe gjithçka fillon me rregullimin e orës së alarmit.
Mesazhi kryesor këtu është: Ndryshimet e thjeshta në rutinën tuaj të mëngjesit sjellin qetësi dhe fokus në pjesën tjetër të ditës.
Ju ndoshta mendoni se jeni të zënë sepse ju mungon hapësira në orarin tuaj. Por a ju mungon edhe diçka tjetër? Është interesante se karakteri japonez për zënë përfaqësohet nga simbole që do të thotë humbas dhe zemër. Pra, kur thoni se jeni shumë i zënë për të bërë diçka, ajo që po thoni në të vërtetë është se nuk keni më vend në zemrën tuaj.
Natyrisht, për ta kuptuar dikë, ne duhet ta marrim kohën për ta njohur atë. Fatkeqësisht, në botën moderne, ne kemi prirje të koncentrohemi në atë numër të vogël njerëzish që i njohim shumë pak. Ne ndihemi mirë për gjerësinë e rrjetit tonë social, sesa për thellësinë.
Por Budizmi Zen na mëson një qasje më të gëzueshme ndaj marrëdhënieve.
Ichi-go ichi-e është një thënie në filozofinë Zen. Përkthehet si një herë në jetë dhe do të thotë që çdo takim shoqëror është i çmuar, sepse mund të mos e shihni më kurrë atë person. Me këtë në mendje, duhet të përqendroheni në thellimin e lidhjes tuaj me çdo person që takoni. Në fund të fundit, mund të jetë shansi juaj i vetëm për ta njohur atë.
Por gjithmonë do të ketë disa njerëz me të cilët nuk jeni mirë. Edhe në një tempull Zen, ka murgj që nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin. Kur e shihni se një lidhje prishet, mos u mundoni shumë për ta bërë atë të funksionojë. Në vend të kësaj, mbani mend se kur një pemë lulëzon, zogjtë tërhiqen nga degët e saj. Nëse jeni të lumtur dhe të lulëzuar, njerëzit e duhur do të vijnë tek ju.
Ideja kyçe 2
Vlerësojeni atë që e keni.
Në një botë të mbushur me qendra tregtare dhe kartela krediti, jemi të inkurajuar të shpenzojmë, shpenzojmë dhe shpenzojmë. Konsumi i tepruar është bërë diçka për tu krenuar me të-madje për të festuar për të. Por ka një tjetër alternativë për të jetuar, dhe ajo do të ju kushtojë më pak para-dhe shumë më pak dhimbje.
Mesazhi kyç këtu është: Vlerësojeni atë që tashmë e keni.
Budizmi na mëson se koprracia është helm që na bën të varur. Ne mund të marrim atë që duam, por asnjëherë nuk jemi të kënaqur për shumë kohë-shumë shpejt dëshirojmë të kemi edhe më shumë.
Për aq kohë sa e lejoni lakminë të hyjë në jetën tuaj, nuk do të gjeni paqe. Shpresa e juaj e vetme për të jetuar një jetë të lirë dhe të kënaqshme, është ta largoni lakminë, dhe të përqafoni një jetesë më të thjeshtë.
Lakminë mund ta refuzoni duke i kushtuar vëmendje mësimeve Budiste të quajtura Chisoku, e cila nënkupton ‘’të jeni të kënaqur.’’ Praktikoni chisokun duke i thënë vetes me vendosmëri ‘’kjo mjafton’’ sapo ta arrini minimumin e sasisë që ju duhet për ti plotësuar nevojat tuaja. Mos i lejoni dëshirat tuaja të hyjnë në ekuacion. Chisoku është antihelmi për helmin e lakmisë sepse na lë ta kuptojmë se tashmë jemi të përmbushur. Sapo ta përqafoni këtë praktikë, mendja juaj do të jetë më e qetë dhe më e lehtësuar.
Pra herën tjetër që jeni të pakënaqur, mbani shpresat dhe ëndrrat e frustruara brenda dhe pyeteni veten, ‘’A kam nevojë që ti realizoj ato?’’
Duke e thënë këtë, jeta e thjeshtë nuk është e njëjtë si ajo me kursime.
Kursimi nënkupton të jetoni me gjëra të thjeshta për të cilat nuk ju bën shumë. Sidoqoftë, të jetoni një jetë të thjeshtë nënkupton ti keni vetëm ato që ju duhen, por ti duani dhe vlerësoni gjërat që i posedoni. Për shembull, mund të keni vetëm një filgjan kafe-mund të jetë madje një filgjan i shtrenjtë. Por do të nevojitet për ta përdorur dhe për ta shijuar atë.
Përfundimisht, thjeshtësia nuk nënkupton të vraponi në dyqan saherë keni nevojë për diçka. Në vend të kësaj, një jetesë e thjeshtë është të përdorni gjithçka që tashmë keni dhe ta fusni në përdorim në mënyra imagjinare.
Së fundi, thjeshtësia nuk do të thotë të vraponi në dyqan sa herë që keni nevojë për diçka. Në vend të kësaj, një parim themelor i të jetuarit të thjeshtë është përdorimi i asaj që tashmë keni dhe vënia në përdorim në mënyra imagjinative.
Kur po përpiqeni të bëni më shumë me më pak, merrni frymëzim nga kopshtet Zen në Kioto. Të njohur si kopshte me peizazh të thatë, ato nuk përmbajnë asnjë veçori ujore. Megjithatë, ato janë rregulluar në mënyrë kaq kreative saqë shikuesi beson se ajo mund të dëgjojë zhurmën e një përroi malor. Kopshtet nuk kanë nevojë për këtë rrjedhë për të qenë efektive – shikuesi e imagjinon atë në vend të kësaj. Kjo thjesht tregon se një mendje e lirë dhe një shpirt krijues bëjnë pothuajse çdo gjë të mundur. Nuk kërkohet kartë krediti.
Ideja kyçe 3
Ndryshimi i mënyrës së ushqimit, pijes dhe veshjes mund të ju jep me energji.
A do të donit të kishit më shumë energji? Rundet e pafundme të punës, punët e shtëpisë dhe përkushtimet familjare mund të na dërrmojnë. Por si t’iu ikim atyre?Mund të mos jetë e mundur ta ndërpreni punën apo të merrni një pushim të gjatë. Fatmirësisht, ka mënyra të thjeshta në të cilat mund ta bëni veten të ndiheni më mirë.
Mesazhi kyç këtu është: Ndryshimi i ushqimit, pijes dhe veshjes mund të ju jepë më shumë energji.
Një mënyrë për t’u ndjerë të gjallëruar është të hiqni këpucët dhe çorapet tuaja. Besoni apo jo, murgjit shkojnë zbathur çdo ditë. Pas një kohe, kjo praktikë forcon trupin e tyre. Kjo është arsyeja pse murgjit nuk ftohen shpesh.
Mund të mos jetë praktikë të ecni këmbëzbathur në shtëpinë tuaj, prandaj veshni një palë sandale me rripa.
Këto mbathje të thjeshta kanë dobi shëndetësore. Kjo për shkak se lëkura në mes të gishtit tuaj të madh dhe të dytë është pikë e presionit të gjakut për organet tuaja të brendshme. Veshja e sandaleve me rripa nënkupton se jeni duke bërë masazh në këtë pikë presioni saherë që shkoni për ecje.
Ju gjithashtu mund të fitoni vitalitet duke ngrënë më pak mish.
Kur e bazoni dietën tuaj te perimet në vend të produkteve shtazore, mendja juaj bëhet më e qetë. Dhe për shkak se mendja dhe trupi janë të lidhura, lëkura juaj do të jetë gjithashtu më e pastër dhe më rrezatuese. Nga ana tjetër, të hash shumë mish e bën shpirtin të trazuar dhe argumentues. Lëkura juaj gjithashtu vuan dhe bëhet e zbardhur. Natyrisht, nuk është e lehtë të heqësh qafe mishin në dietën tënde, kështu që fillimisht bëjini perimet ngjarjen kryesore vetëm për një ditë në javë. Pastaj rritni gradualisht marrjen e perimeve nga atje.
Ende keni nevojë për një nxitje të energjisë? Pastaj përpiquni të bëni më shumë, jo më pak. Ju mund të supozoni se më pak përpjekje është e barabartë me më shumë energji, por në fakt, zgjatja e një detyre mund të jetë shumë gjallëruese.
Vetëm merrni parasysh filxhanin tuaj të kafesë në mëngjes. Në shtëpi, ju përdorni një aparat kafeje. Gjatë udhëtimit tuaj, ju vizitoni një kafene dhe merrni një filxhan kartoni. Por si do të ndiheshit nëse në vend të kësaj do të punonit për kafenë tuaj?
Nëse shkoni në pyll në agim dhe mblidhni dru zjarri. Nëse keni ndezur një zjarr për të vluar ujin. Po sikur të bluani kokrrat e kafesë nën qiell ndërsa dielli i mëngjesit shkëlqente në fytyrën tuaj? Ajo filxhan kafeje do të ishte më gjallëruese se çdo gjë që mund të blini në dyqan. Pse? Sepse ju keni dhënë jetë në çdo hap të krijimit të tij. Dhe një jetë jetësore, si një filxhan kafe e mirë, kërkon kohë dhe përpjekje.
Ideja kyçe 4
Ndryshimet e thjeshta në rutinën mëngjesore sjellin qetësi dhe fokus në pjesën e mbetur të ditës.
Cila është përgjigjja juaj e preferuar kur dikush ju pyet se si jeni? Shumë prej nesh përgjigjen automatikisht duke thënë: “Jam mirë, thjesht shumë i zënë!” A mund të shpresojmë ndonjëherë ta ndryshojmë këtë status quo të ethshme? Po ne mundemi. Dhe gjithçka fillon me rregullimin e orës së alarmit.
Mesazhi kryesor këtu është: Ndryshimet e thjeshta në rutinën tuaj të mëngjesit sjellin qetësi dhe fokus në pjesën tjetër të ditës.
Ju ndoshta mendoni se jeni të zënë sepse ju mungon hapësira në orarin tuaj. Por a ju mungon edhe diçka tjetër? Është interesante se karakteri japonez për zënë përfaqësohet nga simbole që do të thotë humbas dhe zemër. Pra, kur thoni se jeni shumë i zënë për të bërë diçka, ajo që po thoni në të vërtetë është se nuk keni më vend në zemrën tuaj.
Fatmirësisht, egziston një ndryshim i vogël që do ta qetësojë mendjen tuaj të tensionuar dhe do të ju bëjë të ndiheni më pak të zënë. Gjithë çfarë duhet është të zgjoheni pak më herët çdo mëngjes.
Kurdisja e alarmit pesëmbëdhjetë minuta më herët do të jep pak kohë për një filgjan kafe apo qaj të mirë. Mundohuni të uleni pranë një dritareje të hapur, nëse mundeni. Teksa i dëgjoni zogjtë duke përshëndetur diellin, do të ngriteni shpirtërisht. Dhe për ata pesëmbëdhjetë minuta të çmuar, do ta lironi veten, zemrën dhe kohën tuaj të zënë.
Një tjetër mënyrë e thjeshtë për ta pastruar mendjen tuaj në mëngjes është që literalisht ti pastroni gjërat rreth jush.
Ndiqni shembullin e murgjve budistë që jetojnë në tempujt e Zenit. Çdo mëngjes, ata gjejnë kohë për të pastruar çdo centimetër të hapësirës së tyre. Natyrisht, tempulli nuk është kurrë veçanërisht i ndotur, por kjo nuk është çështja. Arsyeja e vërtetë që murgjit pastrojnë kaq shumë është sepse ata besojnë se kjo pastron dhe ndriçon mendjet e tyre gjithashtu. Në fakt, fjala japoneze për iluminizëm fjalë për fjalë do të thotë mendje e pastër. Sa herë që murgjit përdorin fshesën, ata po fshijnë edhe rrjetat e kockave nga cepat e mendjes së tyre. Kur i fërkojnë dyshemetë, edhe vetja e tyre e brendshme lustrohet.
Ndërsa kryeni ritualin tuaj të pastrimit, kini kujdes të veçantë për koleksionin tuaj të këpucëve.
Zen Budizmi na mëson rëndësinë e vërejtjes së hapave tona. Përndryshe, si mund ta dimë se në cilin drejtim po shkon jeta jonë? Ju mund t’i kushtoni më shumë vëmendje hapave tuaja thjesht duke rreshtuar këpucët tuaja. Duke vepruar kështu, do të siguroheni që hapi juaj i ardhshëm në jetë të jetë i rregullt dhe i bukur.
Ideja kyçe 5
Arti dhe kaligrafia mund ta përmirësojnë jetën tuaj në mënyra të thjeshta dhe të fuqishme.
Bota e artit mund të jetë një vend frikësues, plot galeri ekskluzive dhe çmime të tepruara. Por kur merrni një qasje Zen, do të kuptoni se ju vetë mund të krijoni vepra të fuqishme arti – dhe t’i zotëroni ato gjithashtu.
Mesazhi kryesor këtu është: Arti dhe kaligrafia mund të përmirësojnë jetën tuaj në mënyra të thjeshta por të fuqishme.
Artistët e famshëm Zen mund të na mësojnë shumë për gëzimet e thjeshta të marrjes së një stilolapsi.
Konsideroni murgjit Zen të shekullit të pesëmbëdhjetë, Ikkyu dhe Sesshu, të cilët ende festohen sot për kaligrafinë e tyre intensive dhe pikturat e shkëlqyera. Megjithëse veprat e tyre vlerësohen shumë, këto kryevepra nuk janë bërë për t’u vlerësuar nga të tjerët. Në vend të kësaj, këta murgj vizatuan dhe pikturuan në mënyrë që të mund të lidhen me veten e tyre të vërtetë. Në fakt, vlera e vërtetë e artit Zen është se i lejon artistit të shprehë thelbin e karakterit të tij ose të saj.
Mund të niseni në procesin tuaj të vetë-zbulimit duke praktikuar kaligrafinë apo pikturën. Thuani vetes se askush nuk do ta shoh ndonjëherë atë që do ta krijoni. Pastaj, me kujdes të madh, lëvizeni lapsin apo brushën tuaj mbi sipërfaqen e letrës. Kush e di çfarë do të zbuloni rreth vetes në proces e sipër!
Ju nuk keni nevojë për shumë mjete për t’u bërë një artist Zen.
Artistët perëndimorë përdorin të gjithë spektrin e ngjyrave, por arti Zen mjafton me një tenxhere të vetme boje. Në një pikturë Zen, oqeani rrotullues dhe qielli i lagur nga dielli mund të pikturoheshin të gjitha me bojë të zezë. Por kjo nuk e bën imazhin njëdimensional. Në vend të kësaj, shikuesi imagjinon të gjitha ngjyrat e tjera. Dhe a ka ndonjë gjë më të gjallë se imagjinata jonë?
Sidoqoftë, nuk keni nevojë të bëni artin tuaj Zen për ta vlerësuar atë. Mjafton vetëm shikimi.
Në ditët e shkuara, çdo shtëpi japoneze kishte një kthinë të vogël. I njohur si një tokonoma, ai përmbante një pjesë të vetme të artit Zen ose kaligrafisë në mur. Njerëzit që jetonin atje shkonin çdo ditë në tokonoma, për të reflektuar mbi mençurinë e pjesës së tyre të zgjedhur. Bëjeni shtëpinë tuaj një vend më reflektues duke varur kaligrafi që përshkruan një thënie të mrekullueshme dhe mos harroni të meditoni kuptimin e saj çdo ditë. Me këtë veprim të thjeshtë, ju do të keni sjellë art të fuqishëm në jetën tuaj.
Ideja kyçe 6
Integrimi i natyrës në rutinën tuaj të përditshme do të ju sjell kënaqësi.
Kur ka qenë hera e fundit që keni bredhur nëpër një pyll, apo jeni përkulur për ti marrë erë një lule të egër? Nëse pyjet dhe lulet nuk janë pjesë e rutinës tuaj ditore, atëherë nuk jeni vetëm. Por nuk është e thënë të jetë kështu. Të jetoni një stil jetese Zen nënkupton të jeni në kontakt me botën e natyrës.
Mesazhi kyç këtu është: Integrimi i natyrës në rutinën tuaj ditore do të ju sjell kënaqësi.
Të punosh një punë nëntë deri në pesë mund të na bëjë të ndihemi të mbërthyer në një gropë. Çdo ditë është e njëjta udhëtim, e njëjta zyrë dhe shpesh e njëjta punë. Por të bëni një shëtitje të shkurtër çdo mëngjes ju tregon se, ndërsa ju mund të përsërisni veten, çdo ditë mund të jetë freskuese e ndryshme nga ajo e mëparshme.
Kur autori bën shëtitjen e tij të përditshme nëpër kopshtet e tij të tempullit, ai vëren se natyra është në fluks të vazhdueshëm. Gjethet kanë një ngjyrë të ndryshme nga një javë në tjetrën; një ditë sjell shi dhe tjetra diell. Asgjë nuk qëndron e njëjtë – natyra nuk është ngecur kurrë në një gropë.
Ciklet e natyrës mbajnë mësime se si duhet ta jetojmë jetën tonë gjithashtu.
Vetëm konsiderojeni prirjen tonë njerëzore për të jetuar në të kaluarën. Qofshin ato gabime të së kaluarës apo dhimbje, shumë njerëz nuk mund ti lënë pas.Por natyra na tregon se nuk ja vlen të brengosemi. Pse? Sepse secila ditë sjell ndryshim dhe ripërtëritje. Nëse do të ketë ngjyra të reja në kopsht, dhe ju do të jeni ndryshe, poashtu. Natyra nuk jeton në atë që ka qenë dhe ka shkuar.
Si një stilist i famshëm kopshtesh, autori i ndihmon nxënësit e shkollave të krijojnë kopshtet e tyre në miniaturë në hapësira që nuk janë shumë më të mëdha se një kuti këpucësh. Ai u thotë fëmijëve të imagjinojnë të jenë me natyrën. Pastaj u kërkon të riprodhojnë imazhet e tyre mendore duke rregulluar dheun, degëzat dhe pellgjet me ujë. Rezultati? Hapësirat e fëmijëve bëhen pjesë të vogla të qetësisë – streha të vogla paqeje.
Ju mund të krijoni një kopsht të vogël në shtëpinë tuaj. Një ballkon është më shumë se hapësirë e mjaftueshme. Edhe një parvaz dritare do të bëjë. Për të fituar frymëzim, krijoni një pamje mendore të maleve madhështore dhe lumenjve që lëkunden. Para se ta kuptoni, një cep i shtëpisë tuaj do të shndërrohet në peizazhin e imagjinatës suaj.
Ideja kyçe 7
Koha dhe mundësitë tuaja janë të kufizuara. Merreni më të mirën prej tyre.
A do të jeni gati kur të vijë mundësia?
Një shëmbëlltyrë Zen tregon historinë e dy pemëve të kumbullës që kishin nevojë për erën e ngrohtë të verës që lulet e tyre të lulëzonin. Një pemë e kaloi gjithë dimrin duke rritur lulet e saj. Kur frynte era e verës, pema lulëzoi. Por kumbulla tjetër filloi të përgatiste lulet e saj vetëm kur erdhi flladi i verës. Në kohën kur ishte gati, flladi ishte zhdukur.
Mesazhi kryesor këtu është: Koha dhe mundësitë tuaja janë të kufizuara. Përfitoni sa më shumë prej tyre.
Ashtu si kumbulla fatkeqe, ne shpesh e vonojmë rritjen tonë personale. Ne supozojmë se do të kemi gjithmonë më shumë kohë për vetë-përmirësim në të ardhmen. Por budistët e Zenit e kuptojnë se jeta është një burim i kufizuar.
Fjala japoneze Shoi e përshkruan konceptin budist të vdekjes dhe rilindjes. Shoji na inkurajon ta konsiderojmë jetën dhe vdekjen si dy anët e të njëjtës monedhë. Ashtu siq e konsideroni jetën, poashtu duhet ta konsideroni edhe vdekjen.
Ndonëse mund të tingëllojë e frikshme, të menduarit për vdekshmërinë tonë mund të na ndihmojë të arrijmë më shumë. Nëse nuk jeni të bindur për këtë, atëherë mundohuni ta imagjinoni sikur i keni vetëm gjashtë muaj për të jetuar. Si do ta kalonit atë kohë? A do të qëndronit ulur duke shikuar televizion, apo do të fillonit ta rishikonit listën tuaj të gjërave, duke bërë më të mirën nga koha që ju ka mbetur mbi Tokë? Me siguri do të shkonit për opsionin e dytë.
Pasi e mendojmë vdekjen si një siguri konkrete, kuptojmë se duhet të jemi kumbulla e parë – pema që nuk humbi kohë për të ndihmuar lulet e saj të lulëzojnë.
Përfundimisht, ndoshta praktika ditore më e thellë nga të gjitha është ta kujtoni se përderisa jeta është vetëm e juaja, nuk është diçka që në të vërtetë mund ta posedoni . Ky besim është i kapur në fjalën budiste jomyo – që do të thotë një jetëgjatësi e paracaktuar.
Secili prej nesh ka jomyo-n tonë – kohëzgjatja e jetës sonë përcaktohet kur lindim. E megjithatë askush nga ne nuk e di se sa do të zgjasë. Jomyo na mëson se jeta është një dhuratë që na është dhënë, jo diçka që ne zotërojmë. Megjithëse nuk është e drejtë që disa njerëz të kenë një dhuratë më të madhe se të tjerët, Budistët Zen e dinë se kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Në fund të fundit, vlera e jetës sonë nuk varet nga sa zgjat ato. Në vend të kësaj, ajo që ka rëndësi është se si e përdorim kohën që na është dhënë.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Jeta nuk ka nevojë të jetë një vorbull e stresit dhe e ankthit. Çdo herë që ankoheni ‘’Jam shumë i zënë,’’ ju po zgjedhni të jetoni në atë mënyrë. Ju mund të bëni zgjedhje më të mira duke e refuzuar lakminë, dhe duke përqafuar një jetesë më të thjeshtë. Mbane në mend, jeta është e shkurtër. Mund të mos keni kohë për të humbur. Thjeshtësojeni jetën tuaj sot, ashtuqë të mund të zgjoheni më të lumtur nesër.
Këshilla vepruese:
Përqendrohuni në ushqimin tuaj.
Kur bëhet fjalë për ushqimin, ne shpesh nxitojmë. Ne hamë mëngjes në arrati dhe hamë darkë para televizorit. Por Budizmi Zen na mëson të “hamë me gjithë zemrën tonë”. Kjo do të thotë që ne duhet të fokusohemi tërësisht në vaktet tona kur hamë. Kështu që herën tjetër që do të hani darkë, lini televizorin të fikur dhe shijoni ushqimin tuaj me një soditje të qetë.
Keni komente?
Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më tej: Zeni dhe arti i mirëmbajtjes së motorëve, nga Robert M. Pirsig.
Tani që e dini se si Zen Budizmi mund të thjeshtojë rutinën tuaj të përditshme, pse të mos mësoni se si kjo filozofi mund të transformojë çdo aspekt tjetër të jetës suaj, duke parë hapat e Zenit dhe Artit të Mirëmbajtjes së Motoçikletave? Këto pulsime përdorin alegorinë e një udhëtimi rrugor me motoçikletë për t’ju udhëhequr nëpër pyetjet e mëdha mbi rendin filozofik dhe metafizik të botës.
I mbushur me depërtim dhe mendim origjinal, ky tekst klasik është një hyrje e arritshme dhe emocionuese e Zen Budizmit. Pra, për një meditim të fuqishëm se çfarë do të thotë të jetosh një jetë të mirë, drejtohu tek Zen dhe Arti i Mirëmbajtjes së Motoçikletave.