-0.5 C
Pristina
spot_img

ATK-ja inkason 172 milionë euro në dy muajt e parë të këtij viti

Date:

Share:

 

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka shënuar një performancë jashtëzakonisht të mirë në inkasimin e 172 milionë euro të hyrave tatimore për periudhën janar-shkurt 2024.

ATK-ja thotë se me një angazhim të vazhdueshëm për të avancuar dhe për të siguruar efikasitet në administrimin e detyrave tatimore, kanë arritur rezultate të shkëlqyera edhe në këtë fillimvit, përcjell Klankosova.tv.

”Hjatë periudhës Janar-Shkurt 2024, ATK-ja ka realizuar një inkasim të konsiderueshëm të të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 15 %, ndërsa në raport me planin tejkalim prej 7.8 milionë euro apo 4.7 %, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe qytetarët. Përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike”, thuhet në njoftim.

Tutje, ATK-ja thotë se vazhdon të angazhohet në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të kushteve të favorshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Performanca e jashtëzakonshme e ATK-së në muajin shkurt është një dëshmi e qartë e përkushtimit për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të përgjegjshme dhe të efektshme”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img