Përdoruesit kanë mundësi të editojnë mesazhet vetëm 15 minuta pasi janë dërguar.
Instagram lançoi mesazhet direkt në 2013-ën, por që atëherë nuk ka ekzistuar një mënyrë për ti edituar ato pasi janë dërguar.
Kjo do të ndryshojë ditën e sotme ndërsa Meta dërgoi një përditësim për aplikacionin Instagram që bën të mundur editimin e mesazheve direkt. Përdoruesit kanë mundësi të editojnë mesazhet vetëm 15 minuta pasi janë dërguar.
Ja sesi funksionon
Pasi të keni dërguar një mesazh dhe kuptoni që keni dërguar diçka gabim, mjafton të mbani të shtypur mbi mesazhin e dërguar ku një menu do të shfaqet.
Kërkoni për opsionin “edit” dhe bëni ndryshimet që dëshironi. Ju keni kohë 15 minuta pas dërgimi për të bërë ndryshime.
Por përditësimi i fundit nuk sjell vetëm këtë ndryshim. Gjithashtu mund të ngjisni deri në tre mesazhe direkte të preferuara në krye të listës së bisedave.
Kjo mund të bëhet në bisedat 1-me-1 ose për bisedat në grup. Mjafton të mbani të shtypur mbi një bisedë dhe pasi menuja të shfaqet të shtypni opsionin “pin.”
Gjithashtu përditësimi e bën të lehtë të aktivizoni ose çaktivizoni indikatorët e leximit të mesazhit. Pjesa tjetër e ndryshimeve janë kozmetike.
/PCWorld Albanian