0.4 C
Pristina
spot_img

ATK-ja shqipton gjoba 3.1 milionë euro ndaj bizneseve

Date:

Share:

Administrata Tatimore e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, ka realizuar 25, 407 aktivitete tek bizneset, të cilat kanë rezultuar me 3.1 milionë euro gjoba.

Gjatë periudhës janar-gusht, ATK ka kryer 166 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre janë hapur 19 raste nën dyshimin e shmangies tatimore.

“Këto aktivitete janë zhvilluar në linjë me objektivat e përcaktuara në Strategjinë e Përmbushjes 2022-2026, ku pavarësisht pjesës së kampanjave sensibilizuese, tek të cilat është relevante rritja e edukimit tatimor dhe informimi profesional rreth obligimeve që kanë ndaj institucionit tatimor, ATK është e shtyrë që të zbatoj në përpikëri – dispozitat ligjore për çdo tatimpagues, të cilët nuk i binden thirrjeve të vazhdueshme që ju bëhen që t’i kryejnë me kohë dhe saktë detyrimet tatimore”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet po ashtu se ATK ka përmirësuar kapacitetet e saj për të monitoruar të ardhurat dhe aktivitetet tatimore të bizneseve.

“Kjo është bërë përmes investimeve në teknologji të reja me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe përdorimit të sistemeve të informacionit për të ndjekur transaksionet tatimore”, thuhet në komunikatë.

Sipas ATK, rezultatet tregojnë një përpjekje të vazhdueshme për të forcuar sistemin tatimor dhe për të luftuar evazionin tatimor.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img