Gautam Mukunda argumenton se duhen dy hapa për të arritur suksesin:
1. Njohja e vetvetes.
Për të arritur atë që duam në jetë është e rëndësishme të njohim pikat tona të forta. Nëse ju pëlqen të ndiqni rregullat, pra nëse jeni një udhëheqës i “filtruar”, atëherë sigurohuni që të keni një plan specifik që funksionon për ju. Nëse përkundrazi ndiheni udhëheqës “i pa filtruar”, një “outsider”, do të keni vështirësi nëse përpiqeni t’i përmbaheni një modeli të saktë. Nëse mbytni tiparet tuaja fuqizuese, jo vetëm që do të jeni në konflikt me veten tuaj, por do të mohoni avantazhet tuaja.
2. Zgjedhja e mjedisit më të përshtatshëm.
Nuk mjafton të jesh i vetëdijshëm për pikat e forta të një personi, duhet gjithashtu të dihet në cilin kontekst të zbatohen. Në ambientin e duhur do të jeni në gjendje të shfrytëzoni sa më mirë pikat tuaja të forta, do të jeni në gjendje të krijoni vlerë dhe të ndiheni të harmonizuar me atë që jeni dhe me ato që doni të arrini.
A mbërrijnë të fundit djemtë e mirë?
Nëse njerëzit që dalin nga skemat kanë më shumë të ngjarë të jenë të suksesshëm, po sikur të shkelin rregullat deri në atë pikë sa të bëhen të pandershëm?
Që në moshë të vogël na është thënë “Puno shumë, ji i drejtë dhe do të bësh karrierë”. – A funksionon vërtet kështu? Fatkeqësisht jo gjithmonë. Shumë shpesh, në fakt, janë pikërisht njerëzit më pak të ndershëm ata që janë më të suksesshëm.
Meqenëse ata e thonë hapur se çfarë duan, janë më këmbëngulës dhe nuk kanë frikë të veprojnë. Sidoqoftë duhet thënë se ky qëndrim sjell përfitime në periudhën afatshkurtër, por nuk ka jetë të gjatë. Sjelljet e pandershme i shtyjnë njerëzit e tjerë të veprojnë gabim dhe të krijojnë një rreth vicioz që në planin afatgjatë sjell vetëm disavantazhe.
Për të pasur një sukses të qëndrueshëm duhet të kapërceni egoizmin personal në mënyrë që të ndërtoni besim dhe bashkëpunim.
Besimi është thelbësor në ekonomi. Nëse e mendoni, kur i besoni një kompanie ose një produkti, bleni pa e menduar gjatë. Nëse ka besim, transaksionet ekonomike janë më të thjeshta dhe më të shpejta, tregu funksionon më mirë, ka më shumë vlerë për të gjithë.
Në vitet e tij të studimit, Profesor Adam Grant pa që në fund të shkallës së suksesit ka gjithmonë njerëzit më altruistë, ata që japin pa rezerva, Dhënësit. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Dhënësit janë gjithashtu në krye të shkallës.
Matcher-ët, domethënë, njerëzit që kërkojnë një ekuilibër midis dhënies dhe marrjes dhe Marrësit, ata që me egoizëm mendojnë vetëm për të marrë, ndodhen në mes.
I vetmi ndryshim midis Dhënësve në fund të shkallës së suksesit dhe atyre në krye është aftësia e tyre për të vendosur kufij. Të jesh Dhënës është një gjë e mirë, por nëse nuk e rregullon veten rrezikon të sherosh forcën dhe të mos arrish qëllimet personale. Si përfundim, pak egoizëm i shëndetshëm ndihmon të jesh Dhënës i suksesshëm.