Kush heq dorë humb dhe kush fiton nuk heq dorë kurrë?
Thuhet se të punosh shumë dhe të mos heqësh dorë kurrë është çelësi i suksesit. Në fakt, vendosmëria në shumë raste është çelësi për arritjen e qëllimeve të dëshiruara.
Atëherë pse është kaq e vështirë të përcaktohet? Nga vjen vendosmëria?
Duke analizuar sjelljet e Navy Seals u zbulua se njerëzit e vendosur, domethënë ata që nuk dorëzohen, kanë një dialog të brendshëm pozitiv dhe kjo forcon mendjen dhe aftësinë për t’i rezistuar sfidave.
Të flasësh me veten në një mënyrë pozitive krijon optimizëm dhe optimizmi gjeneron vendosmëri, përmirëson shëndetin dhe zgjat jetën. Njerëzit optimistë na duken edhe më me fat, sepse janë në gjendje të krijojnë dhe kapin më shumë mundësi për veten e tyre.
Pra, nëse jeni pesimist nuk keni shpresë? Jo domosdoshmërisht, të jesh optimist ose pesimist është një qëndrim dhe si i tillë gjithmonë mund të ndryshohet.
Sidoqoftë, vetëm optimizmi nuk është i mjaftueshëm. Për të mos u dorëzuar, duhet të besosh në diçka më të madhe. E gjitha është çështje historish, ato që i tregojmë vetes dhe atyre në të cilat besojmë.
Tregimet drejtojnë të menduarit tonë, veprojnë si një filtër me realitetin dhe vendosin rendin në një botë kaotike.
Sidoqoftë, nëse historia që keni imagjinuar/krijuar nuk përputhet me realitetin, ndodh që ju të mos jeni të lumtur. Prandaj duhet të vini dorë në histori, ta ndryshoni dhe të veproni në mënyrë që të jeni protagonist i vërtetë i historisë tuaj.
Tregimet dhe përrallat janë kaq të fuqishme sepse prekin emocionet. Shumë shpesh në ditët e sotme ne i largojmë emocionet (nga puna, nga jeta) për shkak të furisë së tepruar të botës përreth nesh.