Kur është më mirë ta lësh fare?
Të gjithë kemi kufij dhe është e rëndësishme t’i njohim ato. Në disa raste është mirë të këmbëngulni dhe të përpiqeni t’i kapërceni ato, ndërsa në raste të tjera do të jetë më mirë thjesht t’i pranoni ato.
Këtu hyn në lojë largimi strategjik: pasi të keni gjetur atë që keni pasion, harroni gjërat dytësore, në këtë mënyrë shmangni humbjen e energjisë dhe do të keni më shumë kohë t’i kushtoni përqendrimit tuaj.
Kemi frikë se mos i humbasim mundësitë, por nëse nuk ndalemi së bëri gjëra jo-produktive me të vërtetë do të humbasim mundësinë për të bërë atë që ka më shumë rëndësi.
Nëse ende nuk e kuptoni se ku të përqendroheni, vazhdoni të provoni dhe të eksperimentoni. Pasi të keni identifikuar fokusin tuaj, sidoqoftë, kushtojini pak kohë eskperimentimit të gjërave të reja. Në këtë mënyrë do të vazhdoni të rriteni dhe të mësoni.
Nuk ka rëndësi se çfarë dini, por kë njihni
Suksesi shpesh vjen nga ata që ju i njihni. Disa studime zbulojnë se ekstrovertët fitojnë më shumë. Për të bërë karrierë duhet të dini të promovoni veten dhe kjo vjen natyrshëm tek ekstrovertët dhe në shumë raste, vlen shumë më tepër sesa aftësitë reale.
Njerëzit që perceptohen si udhëheqës nuk dinë domosdoshmërisht më shumë gjëra, por në shumë raste ata thjesht dinë të “shesin veten” më mirë. Sidoqoftë, pavarësisht nëse jeni udhëheqës apo jo, të paturit një rrjet të mirë dhe të gjerë njohjesh është gjithmonë e dobishme.
Po sikur të jesh introvert? Sigurisht që ka më shumë të ngjarë të bëheni ekspert në një fushë. Në fakt, e keqja për ekstrovertët është se ata mund të kenë mungesë përqendrimi dhe humbje energjie. Në çdo rast, shumica e njerëzve janë ambivalentë, domethënë ekstrovertë në disa situata dhe introvertë në të tjera.
Networking është diçka që ne tashmë e dimë, do të thotë të bësh miq, të tregosh një interes të vërtetë për njerëzit e tjerë, pa motive të fshehta. Gjeni pika të përbashkëta me njerëz të tjerë, dëgjojini dhe inkurajoni ata, ndani dhe mos kërkoni, jini i pari që jepni.
Doni apo nuk doni, rrjeti juaj ndikon tek ju, prandaj sigurohuni që të jetë një rrjet i mirë. Filloni me miqtë që keni tashmë dhe lidhuni përsëri me ata që nuk keni dëgjuar për një kohë të gjatë, gjeni kohë për t’iu përkushtuar rrjeteve, mbani marrëdhëniet në mënyrë të qëndrueshme.