4.7 C
Pristina
spot_img

Barking Up the Wrong Tree (Duke i lehur pemës së gabuar) – Eric Barker

Share:

Kini besim tek vetvetja… por jo shumë

Njerëzit e suksesshëm besojnë në vetvete. Sa më i suksesshëm të jeni, aq më shumë rritet vetëvlerësimi.

Vetëvlerësimi rrit produktivitetin, shanset për tu shfaqur në një mjedis pune dhe për tu promovuar. Ai jep një sens kontrolli, na lejon të shohim mundësi atje ku të tjerët shohin probleme, të rrezikojnë më shumë dhe të arrijnë më shumë.

Nëse na mungon vetëvlerësimi mund të përpiqemi të shtiremi. Për një copë kohe funksionon sepse nganjëherë perceptimi ka më shumë rëndësi sesa realiteti.

Detyrimi i vetes për të buzëqeshur ju ndihmon të ndiheni më të lumtur, marrja e një qëndrimi të suksesshëm çon në ndjenjën më të fuqishme. Problemi është se nuk mund të shtireni për një kohë të gjatë. Pas pak kohe, thjesht do të keni gënjyer vetveten.

Sidoqoftë, vetëvlerësimi nuk është gjithmonë pozitiv, veçanërisht kur është me shumicë.

Shumë vetëbesim mund të çojë në iluzion dhe arrogancë, mund të sjellë më shumë dëme sesa paaftësia, sepse ju bën të humbisni kontaktin me realitetin. Mund të ketë gjithashtu pasoja negative mbi karakterin (humbja e ndjeshmërisë, mund të bëheni hiper kritike, etj.).

Nga ana tjjetër, njerëzit me vetëvlerësim mesatar nuk janë pothuajse kurrë arrogantë, ata i pranojnë gabimet e tyre dhe rrallë marrin merita nga të tjerët. Këto karakteristika janë pozitive jo vetëm për individin, por për të gjithë shoqërinë.

Përulësia na bën më të hapur ndaj ideve të reja, më të gatshëm për të dëgjuar, na mbron nga të qenit arrogant dhe na shtyn të përmirësohemi.

Ne kemi nevojë për optimizëm dhe vetëvlerësim për të ecur përpara dhe për t’i bërë njerëzit të na ndjekin, por një dozë e autokritikës dhe realitetit ndihmon për të parë problemet dhe për tu përmirësuar.

Të zgjedhësh dhembshurinë në vend të vetëvlerësimit

Nëse e zhvendosim vëmendjen tonë nga vetëvlerësimi tek dhembshuria, ne pranojmë ta falim veten për kufinjtë, dështimet dhe gabimet tona. Të kemi dhembshuri për veten na çon të kemi dhembshuri edhe për të tjerët, duke rritur ndjeshmërinë.

Vetë-dhembshuria mund të zhvillohet me një dialog të brendshëm të qetë, duke folur me veten në një mënyrë të butë, pa qenë shumë kritik.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...