A është i mundur ekuilibri punë-jetë?
Të gjithë kemi nevojë të pushojmë, për të karikuar energjitë, për të arritur një ekuilibër midis jetës dhe punës. Nuk bëhet fjalë vetëm për punën e mirë, por me përpjekjen për të qenë më të mirë në tërësi, duke bërë një punë që ka një domethënie të rëndësishme për ne.
Pasioni për atë që bëjmë na çon në arritjen e qëllimeve tona, por në të njëjtën kohë mund të marrë kaq shumë kohë sa të kompromentojë marrëdhëniet shoqërore dhe emocionale.
Për një jetë të plotë dhe të kënaqshme, kemi nevojë të ndjehemi të plotësuar si në punë dashtu edhe me njerëzit që na duan dhe na mbështesin. Për t’i mbajtur të dy aspektet në ekuilibër duhet të risjellim argëtim, kreativitet dhe pushim në jetët tona.
Sot flitet shumë për ekuilibrin punë-jetë sepse me kalimin e viteve numri i orëve të punës është rritur, pritjet dhe standardet e suksesit janë rritur në mënyrë dramatike, bota është bërë gjithnjë e më konkurruese, duke gjeneruar përplasje të vazhdueshme. Tani kemi shumë më tepër sesa në të kaluarën, por nuk jemi më të lumtur.
Ne mund ta ndalojmë këtë spirale të pritshmërive duke krijuar përkufizimin tonë të suksesit që është në përputhje me vlerat dhe dëshirat tona.
- Lumturi: Cilat janë gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe të kënaqur?
- Rezultatet: cilat rezultate dëshironi të arrini dhe çfarë bëni për t’i arritur ato?
- Kuptimi: çfarë ndikimi doni të lini tek të dashurit tuaj?
- Trashëgimia: cilat janë vlerat që ju drejtojnë në zgjedhjet tuaja?
Disa këshilla për të filluar menjëherë për të vendosur një ekuilibër punë-jetë:
- Matni kohën. Nuk mund të gjeni një ekuilibër të mirë nëse nuk e dini se si i kaloni ditët tuaja. Identifikimi i humbjeve të kohës është hapi i parë në eliminimin e tyre.
- Flisni me shefin tuaj. Nëse vërtet dëshironi një ekuilibër më të mirë midis jetës dhe punës, duhet të flisni me shefin tuaj për këtë pjesë.
- Harrojini listat To-Do. Organizoni dhe planifikoni punën tuaj. Në vend që të shkruani lista të pafundme, programojini aktivitetet menjëherë në një kalendar dhe në orare specifike. Kjo ju detyron të jeni efikas. Rezervoni të paktën një orë në ditë vetëm për punë, pa ndërprerje.
- Kontrolloni mjedisin. Kontrolloni që mjedisi ose konteksti të jetë i duhuri për ju dhe karakteristikat tuaja. Ka më shumë rëndësi sesa mendoni.
- Mbaroni ditën mirë – dhe në kohë. Mundohuni ta përfundoni ditën pozitivisht, në mënyrë që të filloni të nesërmen në një mënyrë paqësore. Nëse i keni dhënë vetes një kohë daljeje, sigurohuni që ta respektoni.
Rregulloni dhe rishikoni planin për të gjetur ekuilibrin tuaj dhe kur të gaboni, kujtoni dhembshurinë për veten dhe pranimin.
Krijoni një rreth pozitiv që çon drejt suksesit
Suksesi merr forma të ndryshme. Nuk është rezultat i një operacioni të vetëm, është ekuilibri midis asaj që jeni dhe vendit ku ju vendosni të jeni.
Është të kesh miq dhe njerëz të dashur që të ndihmojnë të jesh versioni më i mirë për ty. Renditja e njohurive tuaja për veten tuaj me punën tuaj dhe me njerëzit përreth jush krijon një rreth pozitiv që sjell sukses, lumturi dhe kënaqësi.