-0.5 C
Pristina
spot_img

Bizneset njoftohen me procedurat e zbatimit të nënshkrimit elektronik

Date:

Share:

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë së fundmi organizoi një punëtori interaktive të fokusuar në krijimin e identitetit digjital dhe proceset e nënshkrimit elektronik, ku morën pjesë ekspertët e industrisë Agim Kukaj, Drejtor i Departamentit të TIK në Ministrinë e Ekonomisë, si dhe Gazmend Selmani nga PBC Group.

Ndër pikat kryesore të cilat u theksuan gjatë kësaj punëtorie ishin vlefshmëria e njëjtë e nënshkrimit elektronik dhe atij fizik, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.

Oda Amerikane thotë se nënshkrimi elektronik është i besueshëm dhe ligjërisht i aplikueshëm në të gjitha proceset dhe duhet të pranohet nga të gjitha institucionet, duke përjashtuar disa raste të veçanta siç është nënshkrimi i kontratës për blerjen e patundshmërisë apo çështjeve trashëgimtare.

Për më tepër, folësit theksuan rëndësinë e nënshkrimit elektronik si një mjet i cili shkurton kohën e kryerjes së proceseve dhe ul kostot e shumë shërbimeve.

Agim Kukaj foli për përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë së Ekonomisë së bashku me partnerët e saj punoi shumë për të vënë në fuqi ligjin dhe legjislacionin.

“Tani, përmes projektit të financuar nga BE-ja, Ministria po sjell ofertat e teknologjisë për të mundësuar nënshkrimin elektronik për qytetarët dhe  vulat elektronike për bizneset, me plane për funksionalizimin e plotë deri në fund të shtatorit”, tha Kukaj.

Ai theksoi se vulat elektronike do t’u ofrohen bizneseve me një çmim të arsyeshëm, teksa shtoi se ligji u mundëson bizneseve dhe individëve të përdorin nënshkrimet elektronike në aktivitetet e tyre të përditshme.

Megjithatë, Kukaj vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e krijimit të fushatave të cilat rrisin kuptimin dhe përfitimet e përdorimit të nënshkrimeve elektronike dhe identitetit digjital.

Në anën tjetër, Gazmend Selmani u thellua në tema kruciale si krijimin e shpejtë të nënshkrimit elektronik dhe vulave elektronike të avancuara për bizneset, të ndihmuara nga rTrust, një shërbyes i besueshëm i kualifikuar, implementuar nga PBC Group, i akredituar në Bashkimin Evropian, dhe i njohur nga Qeveria e Kosovës.

Selmani theksoi besueshmërinë e protokolleve të vërtetimit të rTrust dhe teknologjinë e avancuar të përdorur për verifikimin e ‘gjallërisë’, duke rritur besueshmërinë e përgjithshme të produktit. Për më tepër, për sa i përket vërtetimit, certifikata digjitale e lëshuar nga një autoritet i besuar siguron të gjitha palët për autenticitetin e pjesëmarrësve në komunikim.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img