Çfarë është Blockchain?
Blockchain është quajtur inovacioni më i madh pas internetit. Mbështetësit e tij pretendojnë se do të transformojë çdo biznes dhe do të ndikojë në jetën e pothuajse të gjithëve në planet në vetëm disa dekada.
Blockchain është si një bazë e të dhënave, është një mënyrë e re për të ruajtur të dhëna dhe transaksione të vlefshme. Transaksionet midis njerëzve sot kanë nevojë për ndërmjetës që i bëjnë të mundur duke siguruar besimin dhe sigurinë e nevojshme, të tilla si bankat, qeveritë dhe institucionet financiare.
Palët e treta që kanë baza të të dhënave të centralizuara që mbështeten në besimin e njerëzve në sistemet e tyre të ligjeve dhe rregullave (ne besojmë që bankat nuk na vjedhin paratë, që qeveritë sigurojnë depozitat në rast se një bankë falimenton, që kompanitë e kartave të kreditit tërheqin shumën e saktë nga llogaritë tona, që të dhënat tona nuk zbulohen, etj.).
Blockchain provon të jetë një mjet jashtëzakonisht i dobishëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në vendet ku nuk mund t’u besohet këtyre ndërmjetësve.
Teknologjia e Blockchain, në fakt, eliminon nevojën për një ndërmjetës, duke i lejuar njerëzit të bëjnë transaksione direkt me njëri-tjetrin.
Blockchain është një bazë e të dhënave e decentralizuar, e ndarë, e shpërndarë (d.m.th. një bazë të dhënash e ndarë në shumë kompjuterë të lidhur në rrjet) ku të gjithë pjesëmarrësit mund të shohin dhe vërtetojnë të gjitha transaksionet, duke krijuar transparencë, besim dhe siguri.
Blockchain nuk duhet të ngatërrohet me Bitcoin. Bitcoin është një sistem i bazuar në Blockchain, është një monedhë dixhitale e përdorur kryesisht për pagesa, emetimi dhe menaxhimi i të cilave drejtohet nga rrjeti dhe nuk kërkon një institucion qendror.
Teknologjia Blockchain mund të përdoret për të regjistruar dhe transferuar çdo gjë me vlerë, jo vetëm transaksionet financiare.