29.7 C
Pristina
spot_img

Broadcom mbyll marrëveshjen e blerjes së VMware

Date:

Share:

Pasi mori aprovimin në Kinë, prodhuesi i çipeve të rrjeteve ka siguruar të gjitha aprovimet e nevojshme për të ecur përpara me mbylljen e saj.

Marrëveshja 61 miliardë dollarëshe e Broadcom për blerjen e VMware është mbyllur pas autoritetet rregullatorë dhanë dritën jeshile njoftoi kompania.

Pasi mori aprovimin në Kinë, prodhuesi i çipeve të rrjeteve ka siguruar të gjitha aprovimet e nevojshme për të ecur përpara me mbylljen e saj.

“Broadcom ka marrë aprovimin e Australisë, Brazilit, Kanadasë, Kinës, Bashkimit Europian, Izraelit, Japonisë, Afrikës së Jugut, Koresë së Jugut, Tajvanit dhe Mbretërisë së Bashkuar,” tha kompania.

“Jemi të emocionuar të mirëpresim VMware në Broadcom duke sjellë bashkë ekipet tona të inxhinierisë dhe inovacionit.”

Marrëveshja Broadcom/VMware nuk pati vëmendjen që mori ajo mes Microsoft dhe Activision. Por produktet e Broadcom gjendet thuajse në çdo strukturë të internetit në forma të ndryshme.

VMware nga ana tjetër ndërton softuerë virtualizimi dhe cloud me të cilat korporatat lidhin rrjetet lokale me cloud-in publik.

Kjo e ka bërë VMware një objektiv për Broadcom por në të njëjtën kohë marrëveshja u bë subjekt hetimesh nga rregullatorët në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img